Krijohet embrioni i parë artificial

0
623

Dita, 3 prill 2018

Krijohet në laborator embrioni i parë plotësisht artificial. Kjo do të thotë se u nuk u gjenerua nga qelizat riprodhuese femërore e mashkullore, por nga qeliza staminale. Eksperimenti është kryer në një laborator në Holandë, dhe rezultatet janë publikuar në revistën Nature. Embrioni artificial është i një kavieje dhe vijoi zhvillimin në mitër.

Qelizat staminale të përdorura për krijimin ishin të marra nga dy familje strukturore, ato që i japin origjinë placentës dhe të tjerat janë ato nga të cilat krijohet organizmi.

Sipas shkencëtarëve, ky është hapi i parë drejt një ndryshimi radikal në mjekësi. Në të ardhmen, fatmirësisht të largët, me këtë metodë mund të krijohen edhe njerëzit. Pra Toka mund të popullohet nga qenie, qofshin njerëz apo kafshë, artificial.

o.j/dita