Elham Guro Shametaj
Nga Qatip Mara
Biri vendlindjes sime Kropisht Vlorë Elham Shametaj kishte lindur në pranverë të vitit 1938 në familjen e prindërve Guro Merdan Shametaj dhe Vuladije Shametaj. Në moshën 4 vjeç djali Elham Shametaj kishte mbetur jetimë pa nënë. Në moshën e rinisë kishte shfaqur talentin për të shkruar krijime artistike në poezi e në prozë, duke treguar botën e tij mendore e shpirtërore, me përceptimet e realitetit ku jetonte. Ai kishte horizonte mendimi për të shprehur dimensionet e fjalës së lirë artistike, për bukuritë e natyrës dhe jetën shoqërore me ide demokratike. Krijimtaria e tij letare kufizohej nga ideologjia e partisë e metoda e realizmit socialist që ndëshkonte mendimin ndryshe.
Të ndjerin Elham Guro Shametaj nuk e kam njohur nga afër, por kam dëgjuar për talentin e tij letrar me krijimtari të larmishme artistike. Më kanë treguar se fletoret e tij me poezi dhe në prozë pasqyronin bukuri artistike, me përshkrime romantike e krahasime të bukura të natyrës e jetës shoqërore. Me lirinë e mendimit kishte medituar duke zbuluar e interpretuar artistikisht dukuritë sociale të asaj kohe. Djaloshin Elham Shametaj për fanatzinë e mendimeve shpirtin e tij poetik, për idetë demokratike e goditi ashpër lufta e klasave duke e dënuar me heqje lirie.
Ishte një tragjedi për enderat e djaloshit 22 vjeçar Elham Shametaj, që ja ndërprenë krijimtarinë letrare artistike në fillimet e saj dhe e burgosën për agjitacion e propangandë armiqësore, në kohën kur sapo kishte 6 muaj që ishte martuar me vajzën Myrvete Ismail Azizi nga Amonica në vitin 1960.
Në ato momente të vështira djaloshi Elham Shametaj kishte përballuar me guxim e kurajo duke i hedhur poshtë akuzat për agjitacion e propangandë armiqësore, dhe me optimizëm kishte kryer dënimin poltik me heqje lirie në kampin e dënimit të regjimit komunist.
Me rastin e përvjetorit të largimit nga jeta të prindit Elham Guro Shametaj, vajza e tij, Edlira Elham Shametaj, kujton me mall e dhimbje babain e saj, duke shprehur ndjenjat e dashurisë të respektit e të mirënjohjes për babain e saj të shtrenjtë, për të cilin shkruan:
“Babai im ishte goditur nga diktatura komuniste dhe e kishin dënuar për agjitacion e propagandë. Në ato momente të vështira, babai im Elham Shametaj kishte dashurinë e vëllezërve, e fisit Shametaj, të cilët jo vetëm ju gjendën pranë, por e kishin fymëzuar për të përballuar dhimbjen e ndarjes nga familja… Gjithë vëllazëria e fisi Shametaj, jo vetëm nuk e mohuan nga presioni i luftës së klasave, por i shkonin vazhdimisht në kampin e dënimit, duke i rritur kurajon e guximin për të dalë me shëndet nga burgjet famëkeqinj të Diktaturës.
Në vitin 1965, babai im lirohet nga burgu dhe me nënën time, Myrvete Shametaj sjellin në jetë tre fëmijë, dy djem e një vajzë, Gazmir Elham Shametaj, Edmond Elham Shametaj dhe Edlira Elham Shametaj, të cilët janë martuar dhe bëjnë jetë të rregullt familjare, duke u dhënë prindërve Elham e Myrvete lumturinë e gjyshit e gjyshes. Ata u gëzuan me martesat e fëmijve të tyre të shtrenjtë dhe u lumturuan me nipër e mbesa: Besjana, Malvina, Amarilda, Irsina, Foti, Perla dhe Romina…
Babai im Elham Guro Shametaj, edhe pse ishte larguar shpejt nga vendlindja Kropisht, gjithmonë ai shkonte me mall për t’u çmallur me kushërinjtë dhe shokët e tij. Kurdoherë karakterizohej nga mirësia e fjalës së tij dashamirëse, duke shprehu respekt e dashuri njerëzore për gjithë bashkfshatarët e tij kropishjotë. Ne si fëmijët e tij, jemi krenarë për babain tonë të dashur, që na rriti dhe edukoi me mençurinë, butësinë, durimin e qetësinë e tij shembullore. Babai jonë i shtrenjtë është i gjallë në zemrat e fëmijëve, nipërve e mbesave ”Edlira Elham Shametaj”.
Elham Guro Shametaj me bashkshorten
Nderime kujtimit të prindërit Elham Guro Shametaj, që u ndëshkua nga lufta e mallkuar e diktaturës komuniste në lulen rinisë. Njohja e së kaluarës, na ndihmon të kuptojmë të tashmen, për të jetuar me dinjitet moral dhe me dashamirësi me njëri-tjetrin. Ideologjitë e partive janë kalimtare, por ajo që është e përhershme është ideologjia kombëtare, është vendlindja e sejcilit njeri, është Atdheu jonë i dashur, janë kujtimet e brezave të gjyshërve tanë, të gjysheve tona, të nënave që na edukuan ta duam njeri-tjetrin padjallëzi, pa smira e hipokrizi por si vëllezër atdhetarë dhe të mos pranojmë kurrë të na përçajnë partitë politike që duhet të jenë gjymtyrë të atdheut për të rritur standartet e jetës që të mos endemi nëpër botë si lypsarë, por të jeetojmë të gëzuar e të sigurtë në atdheun tonë të shenjtë.
Qatip Mara
Nju Jork, 30.10.2021