Fran Ukcama
KRESHNIKU I DUKAGJINIT GJON MARASHI
– Ky poemth, i kushtohet fisit LOGU, kryesisht djemve te tij, niper e mbesa, mikut tim Martinit, Marios, nip Xhoelit, gjitonet e mrekullueshëm, këtu në Fier, nder e lavdi Tëpareve tuaj!!!
Merrem moj Shqiponjë sot,
Merrma zemrën ngjitem në male,
të ndalem atje në t’bukrin Shosh,
ku janë kullat n’shkamb krenare..
Ku i kanë trojet kreshnikët,
këndon bilbili maje frashni,
sofrës besa çelik lidhet,
t’bajmë kuvend me Gjon Marashin..
Burri ma fisniku i fisit,
Lindi e rrit me krisma mauxerri,
Fort i pashëm, shtatin si lisi,
Duhi e furtunë si veri..
Qysh i ri, kur ish djalosh,
Doli në krah të memedheut,
të parit, Perkrah Mehmet Shpendit luftoi,
Si dragua në Qafë të Agrit..
Ai u rrit ndër luftna të rrepta,
Kundër turqeve, Malezezëve,
Se e kish folenë në kreshta,
Se trimërinë gjakut ndër deje..
Ai trim i Pavarsisë,
Nuk e lshoi pushkën motit
Kundër mbretit e tiranisë,
shte në krahun Fan Nolit..
Ishte në ball të çdo beteje,
Ku e lypi Dukagjini,
Muar dy plagë e doli në kreje,
Nuk e ndalte plumbi trimin..
Gjithë paria anë më anë,
Ia ndien zanin qeti burri,
gJithë e prisnin besë në kambë,
mik i shtejtë i Bajram Currit..
Heu në Luftën Çlirimtare,
Ishte i pari partisan,
Dhe luftoi në gryka e male,
N`ball të çetave si luan..
Gjithmonë kryet e mbajti nalt,
Nalt si bjeshët mblue me borë,
Shpia e tij atdheut i dha,
I dha nder, i dha dëshmorë..
Gjon Marashi burri i besës,
Kudo ishte n`ball kuvendi,
Fjala ar qysh në krye të herës,
Dritë e shpresë në zemra ndezi..
Dhe si prijs në Dukagjin,
E ka thanë fjalën me nder,
përfaqësuesi ky burrë trim,
n’tanë Shqipni pati vlerë.
U vlersua, u nderua,
Si si shqiponja në qiell me flatra,
Gjoksi tij lulnajë mbi krua,
Ishte mbushur dekorata..
Ishte e mbeti veteran,
Hero i gjallë në disa lufta,
Hije i pati, fjala e pushka,
Hije kanga dhe lahuta..
Ai shkam përmbi Shosh,
Ajo bjeshkë dhe ajo kreshtë,
Monumente qëndrojnë në mote,
Gjon Marashi i gjallë është..
Se nuk vdesin kurrë kreshnikët,
Se nuk vdes kurrë Liria,
Rron Gjon Marashi, rrojnë fiset,
Dukagjini dhe Shqipëria…
Brezat sot kudo shpërnda,
Tanë Shqipnisë e botës mbarë,
Për Gjon Marashin krejt pa nda,
Besnik janë, janë krenar !
Moj shqiponjë, o moj zonjë,
N’Shosh pse dola a e kupton,
për Gjon Marashin si buronjë,
kënga rrjedh e nuk pushon…
Për atë burr me kullë te guri,
Krenon bjeshka, krenon vrrini,
Ai asht n’zemër të flamurit,
Kuq e zi si Dukagjini…
Gjon Marashi, fisi i Lekës,
Rranjë te gjaku e trolli i Shoshit,
I skalitun në jetë të jetës,
Shkamb rrezitun n’kranuer t’Kombit
Dërgoi për botim Gjin Musa, gazetar.