KRENARIA EPOSIKE E GUXIMTARËVE

0
406

Poezi nga libri: “JEHONA E ZEMRAVE TONA”

Sali Leka

Krenohuni e jehoni o djem e burra guximtarë!
Se jeni e do të jeni kreshnikë e vital viganike.
Krenohunu edhe juve o vajza dhe gra viganesha.
Jehoni se jeni e do tw jeni mendimtare, vizionare si fratesha.
Ata që nuk kanë guxim sublim.
Nuk janë e nuk do të bëhen vital viganikë.
Janë shtuar njerëzit pa guxim sublim.
Janë të vyshkur, të mykur e të tharë.
Pa jehonë pa krenari, as vitalizim as lartësim.
Jehona e krenaria të vitalizojnë e të lartësojnë.
O lum ata që me jehonë e krenari jetojnë.
Por janë shtuar shtrembalarët e cunguar.
Edhe gjënjeshtarët, zuzarët e sharlatanët janë shtuar.
Shkruajnë çdo ditë nëpër gazeta për korrupsionin e qeverisë.
Gënjeshtarët, zgërdhecët mashtrimtarët e kamufluar.
Flasin e ulurasin nëpër televizione pallavra e sajime meskiniste.
Thurin gënjeshtra, tjerrin spekullime e mashtrime zuzariste.
Por nuk demaskojnë as një emër kusari zuzari e korruptivisti.
Nuk damkosin asnjë fytyrë mizori spekullanti e monstruozisti.
Nuk tregojnë fakte konkrete për shkretimin e Shqipërisë.
As kush janë shkaktarët e paksimit ekonomisë e pasurisë.
Shumë më keq sesa korrupsioni i qeverise Edi Rama.
Ishte demoralizimi e paniku i kombit, frikësimi i njerëzisë.
Akoma më keq se virusi, kovidi, plasja, korona e flama.
Ishin erozioni, gërryerja e prishja infrastrukturës atdheut.
Edhe sot ka mbetur i rrjepur, i venitur e rënkon me piskama.
Por nuk e dëgjojnë shurdh memecët e zgërdhecët e errësuar .
Bashkë me të sakatosurit e të verbërit që shumë janë shtuar.
Nuk ka as kronikan, as matematikan me ë shkruar e numëruar.
Nuk ka shkencëtar as filozof e fizikant më i drejtuar e vitalizuar.
Janë shtuar edhe halabakët, frikacakët e pisanjakët e qelbëzuar.
Me trup e kokë të infektuar edhe zemrën të kalbëzuar.
Nuk shkojnë me u kunguar e u pastruar në kishën e Shna Ndout.
As në manastirin e Shën Vlashit e në kishën e Shna Ndreut.
As nuk e kujtojnë epokën shkëlqimtare të Skënderbeut.
As nuk i festojnë ngjarjet evenimentet e lavdishme kombëtare.
Që kanë ndodhur në shekujt e kohëve të lashta të jetës njerëzore.
Janë gdhendur e skalitur nëpër epoka madhështore shembullore.
Janë ngulur fort në trojet e krahinave autoktone amëtare.
Me lavdi, famë e jehonë shekullore mbarëbotërore.
Duhen nderuar jehona eposike e kreshnikëve të kombit.
Duhet transmetuar krenaria heroike e strategëve të atdheut.
Kombi Shqiptar ka shumë kreshnikë e vital viganikë në shekuj.
Edhe strategë luftarakë bajrakë por edhe hasretë e dishepuj.
Viti 2020 i mbushur me ngjarje e data historike epokale.
Duhen kujtuar e festuar me gezim e admirim.
Duhen nderuar me këngë e poezi, me ilmin e iradin.
Duhen trashëguar me betim e krenari eposike vitale.
Duhen treguar përpara botës me guxim sublim.
Përpara botës kulturuar e qytetëruar e zhvilluar.
Por e keqinformuar nga spekullantët e gënjeshtarët.
Edhe e zhgënjyer nga shtrembalucët mediokërit dhe halabakët.
Janë shtuar edhe idiotët, naivët, injorantët e torollakët .
Edi Rama i ka sistemuar për sëmbari në bashki e ministri.
Edhe nëpër dikastere të tjera publike e shtetërore.
Humanizmi jetik veratisin i Edi Ramës shembull e model i çmuar i merituar.
Por injorantët, urithakët e torollakët nuk e dinë si është e mira humanitare.
As nuk e kuptojnë, pse duhen krenaria, jehona, kultura e dituria.
As nuk e perceptojnë jetën njerëzore me etikë e logjikë shembullore.
Shumë e dobishme edhe femrat kur janë mendimtare vizionare.
E meritojnë të ngrihen e të ngjiten lartë në poste e funksione qeveritare.
Jehona, krenaria e dituria nuk pikojnë nga qielli ashtu si shiu.
Guximi e vitalizimi nuk burojne nga dielli ashtu si nxehtesia.
Jehona, krenaria e guximi krijohen nga vetë njeriu.
Vitalizimin kulturën e diturinë nuk ta fal satani i mallkuar.
Por i krijon i zhvillon shpirti i besimtarit teuratik i betuar.
Me damar e zemër vitalvigani sojnik i shkëlqyer i apasionuar.
Fetus e fisnik në mitrën e nënës nga engjëjt i pëlqyer i aderuar.
Mjerë ata që i kërkojnë dituri e kulturë shejtanit të djallëzuar.
Edhe i luten për lëmoshë megalomanit e sharlatanit jargosur.
Akoma me opskurant e monstruoz se hashamani i nakatosur.
Ah sikur të ishin 25000 mendimtaree vizionare vital jetike.
Nëpër bashki ministri e dikastere publike juridike.
Ah sikur të ishin 25000 guximtare viganike e krenare jehonike.
Nëpër televizione, struktura mediatike e gazeta artistike.
O sa mrekulli do të ishte per kombin Shqiptar në Ballkan.
Jane 7 milion por nuk i numërojnë sakllam.
Ne epokën e Skenderbeut ishin 12 milion.
O sa shumë jane pakësuar hutuar e skremuar.
O sa shumë unë jam i mallëngjyer i përmalluar.
Por mallëngjimin e përmallimin tim.
Jam i obliguar me i kthyer në krenari e vitalizim.
Me guxim solid sublim isha që adoleshënt e djalë i ri.
I mbushur, i plotësuar me aftësi, kulturë e dituri.
Kam kënduar e do të këndoj edhe sot me energji.
Korrik i nxehti , i zjarrti Korrik !
Digji e përvëloi mikrobet e virusit qelbanik.
Në fakt i ke djegur çdo vit se je një kreshnik.
Bashkë me Qershorin e Gushtin jeni besnik aderik.
Me ata djem e burra që janë sojnikë e kreshnikë viganikë.
Por mikrobet e viruset nuk shihen me sy.
Janë fantazmorik të fshehur e të tretur.
Ashtu si njerëzit meskinik të venitur të mekur.
Prandaj Korrikun këndoj e jehoj me ty.
O sa kujtime e tregime kam me ty Korrik
O i miri , o i dashuri fisnik teuratik.
Me ty Korrik edhe 120 vite me ty, me ty !
Me ty Korrik akoma më shumë forcohem e vitalizohem.
Për ty Korrik në Korab e Shkelzen ngjitem e krenohem.

Sali Leka, Cel: 0683855304

SHENIM SPECIAL EKSKLUZIV SPECIFIK ME 10 VARGJE POETIKE

Ta dinë ata që nuk më njohin dhe nuk e dinë.
Unë nuk dëshpërohem as s’jam dëshpëruar.
Edhe kur tregimet e poezitë e mia nuk i kanë botuar.
Por i kanë fshehur e censuruar gazetarët shtrembaluc të mangut.
Qe ishin strukur si reziluc, idiot e zgërdhec të shtangur.
Nëpër redaksitë e gazetave e revistave komuniste marciste.
Edhe sot janë krejt kot, tartabiq, helaq, si naiv e xhahil.
Urrejnë djemtë e burrat kristal, fildish, qelibar e trëndafil,
Si Mikail e Asrafil.
Kta gazetare ishin e janë pengese për demokracinë humanitare moderniste.
Edhe për drejtësinë përparimtare shembullore iluministe.

Tiranë, Korrik 2020