Kreatura mashtruese dhe e rrezikshme e Baton Haxhiut

0
481
Baton Haxhiu - Masakra e Reçakut

Nga Skënder MULLIQI

Secili shtet serioz i bën të ditura planet afatgjata zhvillimore ekonomike dhe e bënë të ditur gjendjën në shoqëri për temat e ndryshme. Nga këto qëndrime të qeverive mvaret edhe fati i shtetit. Për këto duhen njerëz më vizion, njerëz të përgatitur profesionalisht dhe moralisht. Kosovën e ka kapluar politika. Mediet e caktuara po i nxisin ambiciet jo të shëndosha të politikanëve dhe ‘mesijeve‘ të tyre të rreme, të cilët po dominojnë në jetën publike dhe po diktojnë edhe dialogun publik.

Njerëzit në Kosovë, deri vonë, fatkeqësisht kan besuar në fuqinë e tyre indivuduale, të cilët edhe na u paraqitën si shtet?! Ne, duket jemi populli I vëtem në Evropë që po jetojmë dhe po ju besojmë grupeve të tilla të interesit. Ballafaqimi më politika jo serioze dhe profitereske na ka pru në shkallën më të ulët .Anomiziteti dhe mashtruesit kan cenuar të gjitha vlerat. Si mendojnë njerëzit që në këtë vend do të bëhët mirë?

Investimi në budallakina dhe në poshtersina nuk i duhen qytetarëve të Kosovës. Nuk ka zhvillim të shtetit dhe standard të mirë të jetës, kur nuk mendon kush për atë punë. Ne, duhet të turpërohemi, kur shtetet e menqura dhe moderne krenohen më zhvillim ekonomik, krenohen më njerëzit e menqur të politikës dhe të biznesit. Mos suksesi nuk na falet. Shoqëria i dëshiron vlerat. Në ndërkohë këta po realizojnë plane dhe marshojnë më politikat dhe kampanjat në historinë e re.

Disa gazetarë janë bër viktima të pa ftyrësive të tyre, duke marrë bajrakun për të keqën e Kosovës.Njeri prej tyre është Baton Haxhiu, më deklaratat në vazhdimësi të rrezikshme për Kosovën. Madje ky po merre guximin të merret më temat e ndijeshme politike dhe të interesit jetik nacional. Ky Baton Haxhiu, kërkon publikisht faljen e mijëra krimëve të çetnikizmit serb në Kosovë. Kjo makineri antiKosovë që nga mëngjesi i hershëm deri në terr, i Baton Haxhiut është shëmbull eklatant i të keqës së madhe, që mund t’i përgatitët Kosovës. Po e ofendojnë dhe përulin popullin këta tajkun, duke i dhënë Kosovës goditje të vazhdueshme nën brez. Për këtë njeri nuk po ka kufijë, së nuk po vepron ende dora e ligjit.

E ne po heshtim dhe po durojmë .Po mendojmë së kjo vetvetiu kalon. Jo nuk kalon nese nuk merren masat e nevojshme .E mos marrja e masave do të na shkakton dëmin e pa riparueshem. Nuk kemi të drejtë më të heshtim para atyre, që tallën më popullin, më të vrarët, më gratë e dhunura shqiptare, më të pagjeturit e luftës, që tallën më gjakun e dhënë për pavarësinë e Kosovës. Jemi i vetmi vend sot në Evropë i pa integruar po thuaj në asnjë organizëm të BE-së. Nuk është vështirë më kuptuar një kreaturë mashtruese si Baton Haxhiun, i cili i ban pyetje vetit dhe vet i zgjedhë ato. Çfare shteti është ky?

Çfarë njerëzish jemi ne? A dëshirojmë më marr frymë njëherë lirshëm në tokën tonë? A nuk u luftua që të lirohemi nga zgjedha e këtij soji? Kemi mbetur në një ambient të mbyllur, sikur që na ndodhi karantina nga pandemia?! Sa kritikat i morëm deri më tash për korrupcion dhe krim nga miqët tanë evropian dhe amerikanë? Sikur, që gjithqka ban, por që populli duhet të mbetet i mbyllur si në kafaz, që mos të zgjohet. E, po miqë të ndëruar, ka ardhur koha për zgjim të ri demokratik. Ne, sigurisht jemi më shumë, së ata përtej bregut. Mjaftë jemi rrejtë, mashtruar, keqpërdorë, duke mos na lënë që të përcaktohemi për vlera, që popujt tjerë moti i kan realizuar…