“KOT E KENI” dhe “MORTAJA”

0
758
Bajram Bashota

KOT E KENI

Bajram Bashota

Nuk ka fe as s’ka parti
që e përçan këtë shqiptari

(Rapsodi popullore)

Kot e keni fe e parti
Ta përqani kët shqiptari
S’ka mund fe e as parti
Ta gjunjëzojë këtë shqiptari
Se shum derdhen gjak për liri
Kot e keni fe e parti
Ju mendje prishur
Ju armiq të zi
Ky popull trim e atdhetarë
Kurrë me ju s’ do të bëhet i marrë
Ka njerëz të mencur n’fe e parti
Që mendojnë e punojë për shqiptari
Kurrë s’ lejojnë ta përmbysin kët liri
Se dhanë jeten mija e mij…
Për interesa personale
Po i përkrahni idetë barbare
Si pjestarë të fesë e të partisë
Do ja fikni vetes deren shtëpisë
Se ky popull i vuajtur tash n’krah ka Ameriken
Dhe kërkuj më s’ja ka friken
Shumë ka ndërruar dhe historia
Bashkë me te edhe shoqëria
Kot mundoheni o pisa me na nda
Kot përpiqeni me na përqa
Se në dorë na ka fuqia
Nuk vjen në shprehje poshtërsia
Nuk ka fe as parti
Qè pérqan më kët shqiptari
Atdhetarët e fesë e tē partisë
Do tja zbardhin fytyren Shqipërisë
Do t’i bashkojnë trojet etnike
Në Shqipërinë natyrale
Kurrë mos të shkelë këmba barbare.


MORTAJA

tregim

Kur spjegoja në klasë “Motra me nëntë vëllëzëri” tek nxënësit se si nëntë vëllëzërit
e kishin fejuar motren larg nëntë ditë larg.
Motra ishte ankuar shumë larg, por vëllau i vogël i thotë se ne jemi nëntë vëllëzër dhe do të vijmë çdo muaj të të marrim në gjini,
por ndodhi një tragjedi një katastrofë epidemiologjike në vilajetin e vëllëzërve kishte ra mortaja dhe i kishte faruar njerëzit e asaj ane vetëm nëna e vajzës kishte mbetë gjallë, por qorr dy sysh.
Kam dëgjuar shpeshherë tek ne duk namur njerëzit me fjalët “të raftë mortaja”! Po ç’u
desht o njerëz tash në këtë kohë t’I SILLET globit anë e mbanë kjo mortaj e zezë të troket në dyert e shtëpive të gjithë botës?
Tash po kërkon haraq e po mbledhë haraq.Po . Haraq në njerëz të pafajshëm në
mbarë rruzullin, haraq po merr edhe në ekonomi ,po varfëron botën anë e kënd pa mëshirë.
Murtaj ,lugat,lubi ! Ti po përpinë qenjet njerëzore që zoti i qiti mbi këtë dhe e ti po don t’i zhdukësh!Po kush të mësoj? Kush të dërgoj?Kush? O e di e di! Djalli , djalli të dërgoi e të mësoi mortaj t’hysh m’u në zemër njerëzimit tia shtijsh frikën e tmerrin
se djalli është djall e s’mund të bëhet tjetër!
Shko të tha në të gjitha dyert e botës dhe shtiru si ëngjëll të ta hapin deren e ti mortaj din si të sillesh se qoftëlargu të mësoi si tua qosh dhurat kët coranavirus të zi e djalli
të qeshet nga lartësia që ti po korrë sukses
mbi njerzimin.
Por jo mortaj, keq të ka tradhëtuar se njerëzimin e ka tjetërkush në dorë ai që e lindi, ai që e ka marrë edhe oblgim të kujdeset për te për çdo gjë për te. Kot e ka ai djall që rrin përkarshi e të knaqet e të knaq mortaj të shof si po bën kërdi mbi
njerëzinë e si po realizon planin e tij.
Dije mortaj se të mashtroi keq se fuqia e Krijuesit sundon mbi këtë dhe atë farë të djallit ,atë virus mortor bashkë me ty do ju shti shtat pash në dhe për të mos parë dritë
as diell me sy!