KOSOVËS PO I TEPRON TOKA, MBETI DUKE DHANË TERRITORE…

0
500
Hashimi duke korrigjuar kufijtë

Arben Çokaj

Korrigjimi i kufijve… 🙁

Psikopati e madhe, Mali i Zi ka rreth 13,812 km2 me rreth 650 mijë banorë. e nuk po i del territori, ia mori Kosovës edhe do tokë…

Kosova ka 10,908 km2 me gati 2 milion banorë dhe toka po i tepron… A po i shihni shqiptarët, që janë duke ikë dhe po e lëshojnë Kosovën?!

Këta nuk janë në mend more, duke filluar nga drejtuesit e Kosovës…

Po zihesha more me disa shqiptarë nga Kosova në Facebook, kur po vuanin me marrë viza për në Europë, e ku me i falë territor Malit të Zi, që edhe atë territor që ka, e ka mbi troje shqiptare… Do u kërkojnë Veriun mbi këto parime – iu thosha… Por kështu është kur i merr vendimet me lugë të zbrazët… ose me tul buke, si i thonë!

Vazhdoni, mos prodhoni asgjë, blini mallra në Serbi!

LE TË IKIN SERBËT NGA KOSOVA!

Po mirë, meqë Kosova nuk ka tokë, e meqë serbit e Kosovës dihet me datë se kur kanë ardhë kolonë, këta politikanët shtupa në Kosovë, pse more nuk i sqarojnë ndërkombëtarët etj. se Kosova nuk ka tokë me falë? Nëse komunat serbe në Veri duan me u bashkua me Serbinë, le të shkojnë, ta lirojnë Kosovën! Krejt e thjeshtë! Ka ardhë tjetri e ta ka zanë tokën me dhunë e tash po don edhe ne ta marrë?! A shkon kjo?