Kosovës nuk i duhet gjendja nga Llogorja në Llogore?!

0
492
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kosova sikur po futët në një gropë të thëllë?! Thënë shkurt, shtetin tonë të ri, pa fajin e askujt tash, po e groposim vetë, si është më së keqi. Jemi duke i legjitimuar me votë në pushtet njerëzit e njëjtë krejt pasluftën, thua se nuk ka mbetur kush për t’i zëvëndësuar ?!

Në vend që të dënohen për punën e keqe të tyre, dhe të përgjigjen edhe para organeve të drejtësisë si keqpërdorues të pozitës pushtetare, ne sikur të ishim nga Afrikë, po i legjitimojmë sërish të tillët. Po e bëjmë jetën e keqe, dhe aq më keq se nuk po dimë, as nuk po duam të dalim nga një situatë e tillë! Dhe, kjo po na ndodhë edhe për faktin së më shumë së gjysma e popullatës, sikur nuk po dëshiron ta di të vërtetën e gjithë kësaj meseleje! Këtë monotoni e krijuam vetë, dhe shih nga monotonia e përditshmërisë së hidhur zor po u vdiska.

Grushte vdekjeprurëse është duke marrë arsimi, shëndetësia… Padrejtësia po na gjen edhe në rrugë e lokale nga kokainat, prostitucioni… Sikur po lëngojmë nga ndonjë sëmundje e pashërueshme. Kosova është bërë vendi më shumë më pamje të shëmtuara, më urrejtje të ndërsjella, rrena, sharje të rënda… Na është sëmuar edhe i gjithë sistemi, më shumë së ata që po lëngojnë me sëmundje të rënda.

Gjithnjë e më shumë po ngjajmë në një shoqëri të ç’rregullar apo të dëmontuar. Kjo flet se te ne, kanë arritur të notojnë edhe bukur shumë ekstrakte ndër më të ulëtat njerëzore. Primitivizmi ka kapluar çdo pore të jetës dhe të punës. Shërimi i frustrimit ndoshta kolektiv, është vështirë të bëhët. Jemi duke e huqur jetën me ka krejt.

Kështu vjen puna kur nuk sanksionohen rëndë gabimet e bëra, pa marre parasysh kush është në pyetje. Të bëhëmi të drejtë, nuk mund të kemi fjalë shumë të mira për pushtetet, të cilat u treguan grabitqare, të padinjiteteshme dhe të pamoralshme politikisht. Nuk mund të flasë askush mirë për ata që nuk po ju lëshojnë rrugë ndryshimeve aq të nevojshme pozitive në Kosovë. Po na servirin propagandë të tmershme sikur në kohë lufte. Nuk kam për qëllim askënd për ta lënduar.

Jemi duke u zhytur në baltë të gjallë…! Sikur ngadalë ka filluar të instalohet logjika serbe, se shqiptarët e mos dëgjueshem, duhet larguar nga vendi, të vihen madje edhe në gjendje urie (Renegati – Ali Shukriu)…?! Veç po na mungon ajo që nuk po quhemi – terrorista. Në fund të kësaj kolumne, nuk dua të bëhëm pjesë e “komentit” për diçka jo serioze, po vërtetë nuk jemi në një situatë, që t’i japim vetit luksin shumë të tepruar, së gjërat qenkan duke na shkuar si është më së miri ?! Nga Llogorja në Llogore, kjo gjendje e tmershme, Kosovës martire nuk ish dashur t’i ndodhë më asnjë çmim…?!