Nga Skënder MULLIQI
Qytetarët e Kosovës gjithnjë e më shumë duken të lodhur. Të lodhur nga zgjedhjet, të cilat atyre nuk u sollën ama bashë asgjë të hajrit deri me tash. Sigurisht së barra më e rendë që e kami mbi supe është skami dhe mjerimi social gjithnjë në rritje. Është bërë tashmë një kohë e gjatë që elitat politike të cilat u ndërruan në pushtet (më garnituara po thuaj të njejta ), nuk i mbrojtën interesat e qytetarëve si duhet, por e shfrytëzuan votën e tyre për tu pasuruar. Kjo rrezikojë dhe po rrezikon gjithnjë e më shumë ekzistencen e Kosovës si shtet. Po rrezikohet seriozisht e ardhmja e brezave të rinjë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova.
Sigurisht së në këtë rreth vicioz po rrezikohet edhe e ardhmja evropiane e vendit.Historinë po vazhdojmë ta shkruajm për së prapthmi, dhe kjo është leksioni më i keq qe po i japim vetit si komb i lashtë që jemi në hapësirat ballkanike dhe më gjerë. Këto negativitete dhe shumë çka tjetër kan bërë që shumica të largohen nga vendi masovikisht. Informacionet publike të cilat po i ndegjojmë, po shohim dhe po i lexojmë, po janë të zymta, po janë shumica pesimiste më arsye, së historinë po e shkruajmë keq. Në fakt po e shkrujnë keq ata të cilët edhe keq punuan gjithë pas luftën, kur në fakt na u dha rasti historik, që ti kemi dy shtete në Ballkan, të cilat më një punë të ndershme së pari të njerëve te politikës, dhe të gjithë neve, sigurisht së as bashkimi kombëtar nuk do të ishte largë.
Kjo deshirë e shumicës së shqiptareve gjithnjë e më shumë po zvetnohet, po rrenohet, së trojet etnike nuk e kan bashkëpunimin e duhur ekonomik e kulturor. Rezultatët në avansimine proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike në vend të përparimit po shënojnë rënje drastike, apo më mirë më thënë po shënojnë kthim mbrapa. Po na mungon mobilizmi i përgjthshem, koncenzusi nacional që gjendja politike dhe gjendja ekonomike të dobëta të kthehen më në fund për së mbari. Nuk po gjëjme dhe nuk po interesohemi që të gjejmë mekanizma mbrenda subjekteve politike që të thehën barrierat e vjetra. Aq me keq kur gjithëqka po bëhët duke u thirrur në emer të popullit.
Na është mbushur aparati shtetëror më njerëz të padijshem, besa edhe më biografi të dyshimitë kombëtare. Presidenti Thaqi do të duhej të ishte shumë i kujdesshem se kënd po e dekoron, dhe për qfarë qëllimi po bëhën dekorimet e tilla. Sigurisht së do të duhej të dekoroheshin ata që histirikisht. por edhe në luftën e fundit kan dhën kontribut të pa zëvëndësueshem për shtetin pavarur dhe sovran të Kosovës. Kosovës si shtet i ri nuk i nevoiten ideologjitë të cilat e kthejnë mbrapa. Kësaj ideolgjie ja kemi pa sherrin më bollek më vite të tëra. Nuk bëhët dhe nuk ndërtohet shteti duke u hajgarisur në Parlament si organi më i lartë i shtetit. Nuk i duhen Kosovës kuvendarë cirkuzantë, por i duhen njerëz serioz të cilët seriozisht angazhoehn për të pru vendime te rendësishme për vendin.
Për çdo seancë po ndëgjojnmë kopalla të ndërsjella të cilat asgjë nuk i hyn në funksion shtetit dhe as proceseve zhvillimore. Këto maskarada dhe këto tallje më shtetin dhe më qytetarët do të duheshin të marin fund, së politika nuk është lojë. Me lojëra të tilla të ulëta gjithnjë e më shumë po bëhëmi gazi i botës, dhe po e vërtetojmë tezën e kahmotshme shoviniste serbe ”se shqiptarët nuk din të ndërtojnë shtet”. Dihet së në parlament mund të ndodhin edhe gjera jo të lakmueshme, por të bëhën gjera të tilla në kontinuitet, kjo tregon për jo seriozitetin dhe për njerëzit jo meritor të cilët kan arritur aty.
Lufta për pushtet nuk bëhët në këtë mënyrë çfarë po ndodhë që 18 vite në Kosovë. Lufta për pushtet sigurisht së bartë përgjegjësi të madhe morale, përgjegjësi politike, përgjegjësi para atyre të cilët i kan zgjedhur, sigurisht së ekziston edhe përgjegjësia penale për gabime të rënda ose te vogla, për abuzime karshi shtetit, të cilat abuzime deri me tash shumë pak ishin të ndeshkueshme nga organet kompetente. Logjika për shtetndërtim dhe mirëqenje duhet të jetë krejt më ndryshe…