Skënder MULLIQI
Vitet e 90-ta te shekullit të kaluar ishin vitet e konfliktit dhe të luftës. Nga ajo kohë kan kaluar shume vite të cilat determinojnë të kaluarën dhe të tashmën. I lamë mbrapa gjitha këto vite, jo bash të mira, por megjithate jemi gjallë. Mardhënjët dhe naracioni ndaj luftës dhe pësha e saj, sikur janë pika qendrore e gjithë e ndodhive edhe të tashme, edhe pse do të ishte dashur të merremi më diminzionet e jetës të cilën nuk po e bëjmë ende ashtu siç e dëshirojmë. Ende nuk jemi larguar nga vitët e 90-ta, tragjike për shqiptarët nga agresioni i shfrenuar serbomadh. Këtu ka një të vertëtetë e jo ndryshe.
Edhe pse gjendemi bukur largë nga ajo kohë, nuk hulumtuam, nuk gjetëm mjete, nuk patem dije, e as nuk morëm përvojë që ta regullojmë ashtu si duhet jetën shoqërore dhe politike. Nuk patem kreativitet dhe as unitet, që t’i përballemi më krizat politike, ekonomike dhe sociale, e as të zhvillohemi e që i patem dhe i kemi të gjitha predispozitat. Na mungojë strategjia, së nuk kishim strategë dhe as njerëz të duhur për politikëbërje.
Krizat dhe goditja nga pandemia globale, na e qiti arpallakun nga të katër anët. Dolën në sipërfaqe e gjithë mos gjeturia, padituria dhe malicioziteti i kastës politike që ishin në pushtet krejtë pas luftën. U veprua sikur të ishte primare dominimi i njerit mbi tjetrin apo një partie politike mbi partinë tjetër.
Kështu mbetem duke u sjellur në rrethin vicioz, duke mbetur shumë mbrapa proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike. Nuk patem dinamikë dhe as veprime dialektike si rast i mire që të ecim në hap më kohën. U ngulfatëm duke mos gjetur alternativa të duhura. Në këtë hapsirë të ngulfatur politike dhe kulturore, na godtën shumë të liga, edhe morale e psikologjike. U lanë anash interesat shtetërore e nacionale, madje u vu ne pëshore edhe sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës. Zunë vend manipulimet, kriminaliteti dhe korrupcioni që na varfëruan. Jemi lodhur nga padrejtësitë, të cilat kan rezultuar më largime masovike tw rinjeve nga vendi.
Me shumë zuri vend terri së sa drita mbi nënqillin e Kosovës. Me në fund erdhëm në një situatë të një gjenerate të re politike, të cilët shpresojmë që do të janë e ardhmja e këtij vendi, një gjeneratë e cila është votuar më plebishit dhe të cilës i është dhënë besimi për ndryshime përmbajtësore në mbarë sistemin. Kjo e ka rastin e heqjës së kundërthënjeve të gjeneratës së kaluar. Është koha e kapërcimit të pikëpamjeve partiake dhe ideologjike, si dhe ndarjëve mbi baza regjionale e krahinore, të cilat po theksohen.
Është koha që retorika, idetë retrograde nga e kaluara komuniste të mbesin mbrapa. Nuk guxojnë të na përcjellin pa qartësitë dhe jo lojaliteti karshi interesave nacionale, sidomos kur bëhët fjalë për vazhdimin e dialogut më Serbinë. Mos uniteti dhe gabimet apo lëshimet e mundshme, janë të pafalshme dhe janë fatale per shqiptaret…