Kosovës i duhen korigjime historike?!

0
351

Nga Skënder MULLIQI

Secili nga ne e dimë së kjo botë është e padrejtë. E dimë gjithashtu së ka njerëz të pasur. Disa e kanë arritur këtë pasuri më punë e shumica në mënyrë të pandersheme. Dhe, njerëzit më të drejtë janë kurreshtarë ta dinë, çka ju duhet gjithë kjo pasuri, të cilën kurrë nuk mund të shpenzojnë? A kan pasanikët ndjenja për kategorinë e shumicës të varfër në këtë botë? Kjo është duke u shuar? Sot, në botë nuk ka shumë popujë të robnuar, por ajo që po i lidhë njerëzit është bërë – paraja. Kuleta po i lidhë fortë njerëzit, sikur dikur robët të cilët i kan lidhur njeri me tjetrin më hekra.

I kanë lidhur më hekra më ju pamundësuar të ikin. Por robnimi neoliberal njerëzit i ka shtërnguar sa nuk kan kah tia mbajnë. Është e quditshme të thuhet së në këtë shtet apo tjetër njerëzimin e sundon demokracia, kur paraja po ju takon pasanikëve! Okupimi neoliberalist na ka futur në rethin vicioz. Kjo është një temë e gjërë për ta zbërthyer. Por, që edhe shtetet demokratike nuk po funksionojnë mirë, kjo është e vërtetë e madhe. Nuk ka liri të nevojshme të vendosjës . E dihet së hisedarë në vendimarrje janë të gjithë. Paraja është bërë korrupcion amoral.

Shumica janë bërë të robnuar, nga ata që i ka robnuar paraja e fituar në kurriz të robnuarëve, shumicë sot në Kosovë. Na e kemi vërbuar vetën dhe kjo jetë nuk po na duket jo shumë e keqe?! Ata që na kan robnuar më sukses edhe po i plasojnë formulat e tyre për jetën tonë?! E dihet së këta pasanikë të rinjë, deri dje brekë në byth nuk kan pasur?! Dhe, aq më keq për ne, që kemi pranuar një nënshtrim kaq të ulët! Janë pasuruar duke na kthyer në shërbyes dhe idiotë të tyre. Shumë nga ta mendojnë së fjala Pasanik rrjedhë nga Zoti, e jo nga egoja e tyre e sëmuar. Shumicën sot po e mbytë pafuqia, plogështia, inercioni për ta ndryshuar këtë gjendje, në të cilen jemi katandisur.

Nuk janë duke na konsideruar as çënje njerëzore?! Kemi mbetur të pambrojtur, së nuk po e mbrojmë veten. Ne mënyrë naïve po e kënaqim vetën më pak, nuk po mendojmë së po jetojmë në kohën e tregut liberal. Asnjë popull vizionar nuk do të kishte lejuar të sundohet kaq keq?! Kjo është më shumë se naivitet. Mirë do të ishte sikur ti kishim ndryshuar rolët me ta. Që po pupulli tua konfiskon pasurinë pa ligjshme, dhe do ta kishin pa veten së ku janë. Kjo do ta kishte ndryshuar gjendjën politike dhe ecuritë ekonomike për të mirë në Kosovë. Korigjime të mëdha i duhen kësaj shoqërie, si korigjime historike ?! Suksesi më i madh i utopizmit është së në të gjitha – kohërat është mundur – nga konventat konformiste… Madje këto “hyqymete”, të pas luftës na i kanë cenuar shumë edhe liritë dhe të drejtat elementare njerëzore …?!