KOSOVËN E NDIKON SERBIA ENDE, DIREKT OSE INDITEKT

0
100
Albin Kurti - Aleksander Vuçiq

Arben Çokaj

Sipas Pandeli Majkos, kufiri Kosovë – Shqipëri nuk u hap, për shkak se disa oligarkë në Kosovë nuk duan, pasi ata importojnë mallra nga Serbia. Kësaj t’i ruhemi e jo asaj që mendojnë serbët, se serbët nuk mund t’i ndalojmë në lakminë e tyre të përjetshme. Edhe Albini, që e ka me kaq gulç kundërshtinë për Open Balkan, po lë të nënkuptohet, se nuk e bën këtë për hir të patriotizmit a parimeve, por për hir të Serbisë.

Direkt ose indirekt, Serbia i dikton sjelljet politike të Kosovës. Ka 20 vjet e pavarur e Kosova ka ende në qendër të vëmendjes Serbinë. Se Kosova mundet me i hapë kufijtë me Shqipërinë e Maqedoninë – dmth. me shqiptarët që e njohin, e jo me Serbinë, që nuk e njeh.

Por si po vepron Kosova e Albin patriotit? E mban kunjin me Serbinë dhe nuk i hapë kufijtë fare, pasi nuk po e njeh Serbia, për me i hapë kufijtë edhe me të. Pra, Kosova po bllokon veten për hir të Serbisë! Sikur Kosova nuk ka punë tjetër, vetëm të merret me Serbinë. E kjo është toksike – po mendoj.

Kosova duhet të gjejë forca të shkëputet psikologjikisht nga Serbia, nëse do, e më pas edhe realisht. Se importi nga Serbia i 1 milion Euro mallrave në ditë është tepër i rëndë për ekonominëe Kosovës dhe varësi ekonomike ndaj Serbisë.