KOSOVË! – poemë me rastin e pavarësisë nga Zymer Mehani

0
450

Poemë: Zymer Mehani

Me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,
Ju uroj të gjithë juve nga zemra: URIME FESTA!

KOSOVË!

I.
KOSOVË-
Çerdhe e trimërisë
KOSOVË-
Djep i Dardanisë
KOSOVË-
Vatër e barotit
KOSOVË-
Gjaku i Kastriotit
KOSOVË-
Kulla e Jasharëve
KOSOVË-
Zemra e shqiptarëve
KOSOVË-
Fjala e Besës
KOSOVË-
DASHURI e Abedin REXHËS
KOSOVË-
Uratë e Nënë TEREZËS
KOSOVË-
Besë e lidhur e Fehmiut dhe Xhevës
KOSOVË-
Shqipe e Flamurit
KOSOVË-
Betim i Komandant GURIT
KOSOVË-
Flamur i MARIGONËS
KOSOVË-
Pushkë lirie e ANTIGONËS
KOSOVË-
Tel i çiftelisë
KOSOVË-
Zjarr i dashurisë
KOSOVË-
Kënga lahutare
KOSOVË-
Shqipja dykrenare
KOSOVË-
Gjaku i martirëve
KOSOVË-
Lule e ilirëve
KOSOVË-
Fushë me lulëkuqe
KOSOVË-
Kopsht me burbuqe
KOSOVË-
Kënga jonë kreshnike
KOSOVË-
Zemër heroike
KOSOVË-
Gërshet i Dadës Shotë
KOSOVË-
Më e bukura në botë
KOSOVË-
Besa jonë arbërore
KOSOVË-
Jona Tokë stërgjyshore

II.
KOSOVË-
Ti je zjarr që me kallë
KOSOVË-
Për ty kam shumë mall
KOSOVË-
Je peng që më mban gjallë
KOSOVË-
Për ty dhamë çikë e djalë
KOSOVË-
T’kemi gjak, që kurrë s’t’kemi falë
KOSOVË-
Shqipe e dykrenore në flamur
KOSOVË-
Fortesë shkëmbi gur mbi gur
KOSOVË-
Plis i djegur i Dadës Shotë
KOSOVË-
Vetull e vrarë e Shqiponjës Xhevë
KOSOVË-
Dashuria jonë e madhe, dritë e diell
KOSOVË-
Këngë e ndalur e Ylfetit
KOSOVË-
Gërshet i prerë i Ganimetit
KOSOVË-
Fuçi baroti, varr i sulltanit e i mbretit
KOSOVË-
Kullë e pamposhtur e Azemit
KOSOVË-
Këngë për liri e Komandant Ademit
KOSOVË-
Ti je ëndërr që më le pa gjumë
KOSOVË-
Ti je plaga ime që më kullon shumë
KOSOVË-
Besa-besë kurrë s’ të lamë në gjunjë
KOSOVË-
Me kokë në qiell- shqipe në flamur
KOSOVË-
Sa të rrojmë, do të duam shumë…
KOSOVË-
Imi lot dhe gëzim
KOSOVË-
Djepi dhe varri im!


KAH T’IA MBAJ…

kah t’ia mbaj me vargun tim
Mos m’lërë vetëm, lapsi im
Shpirt e zemër i shqetësuar
Porsi vala n’det t’trazuar
Gjak shqiptari e soj albani
Shpërthimtar si llavë vullkani
Muza vargje m’dhuron n’jetë
Zemrën seç ma çon përpjetë
Varg, o varg shpeshherë i zverdhur
S’ia dimë vlerën gjakut t’derdhur
Mirëpo, dije, o zemra ime
Se i huaji s’ sjell miklime
Në këtë botë ka rënie e shembje
N’shpirt e n’zemër m’sjellin dhembje


S’MJAFTON…
Nuk mjafton i zemrës zjarr
Për të shkrirë të ngrirat vargje
As shiu i vjeshtës nuk mjafton
Për të larë lotët në faqe
Nuk mjaftojnë barna e hapa
Për t’shëruar plagë dhe varrë
Nuk mjaftojnë behar as lule
Për t’stolisur timin varr


PO VJEN BASHKIMI I GJAKUT

Heshtën rrufetë e tmerrit
S’gjëmojnë
S’shkreptijnë
S’uturojnë…
Ranë në pikëllim errësire
E do të vdesin
Mëritë e zënkat
Po vjen PAJTIMI I GJAKUT
Po vjen BASHKIMI I GJAKUT
Lulëkuqet pranverojnë kuq e zi
Nëpër Luleparqe
Ç’stuhi shpërtheu nga imja zemër
Shqipëri, U LARTËSOFTË tek yjet yti emër


Kosovë, atdheu im

U kruspullose,
U përdhose,
U dergje,
U dogje,
U bëre hi,
U preve,
U grive,
U shkrumbove,
Të nëpërkëmbën,
Të damkosën,
Të shtrinë,
Ttë grinë
Të njollosën,
Të gjakosën,
Të përgjakën,
Të përlloqën,
Të ranë,
Të shanë,
Por dot s’të vranë
U mbrojte
Me gjak zemrash,
Me duf çlirimtar,
Me grushta,
Me armë,
Me thikë e hanxhar
Për Ty u falën jetëra
U ujite me gjak
U ruajte me mundim
Kosovë-atdheu im
Të dua pa mbarim


ERDHA…

Erdha në ëndërr të të takoj,
Por ti në gjumë të thellë më ishe
Një shpirt të qetë s’bën ta trazoj
Me atë butësi në fytyrë që kishe!
Rrugës nga vija, mblodha plot lule,
Të t‟i jap ty, me t ‘madhen besë,
Se ti, veç ti, zemrën ma shkule,
Më lërë me ëndrrën, më mbush me shpres!
Ish ditë pranvere, në mes të prillit,
Kur unë po vija tërë buzagaz
Zogjtë po këndonin gjer n ‘kupë të qiellit
Ti po vrapoje, unë t’ ndiqja pas.
Se po të të shoh, kur ikën ëndrra,
Do të të hidhem në përqafim,
Çaste të tilla shërojnë plot zemra
Ti je magjia e shpirtit tim!
Ti seç po flije butë si drenushë,
Po kush ka shpirt, gjumin ta ndaj?
Më iku mendja, të t ‘puq në gushë
Kush mund t’ ma thoshte se paskam faj?!