Kosovo Verhaftung Marko Djuric
BALLKANI – DW
Policia e Kosovës arrestoi pesë vetë të dyshuar për përgatitjen e veprave terroriste. Atyre ju konfiksuan mjete të ndryshme shpërthyese, dron dhe armë antitanke.
Arrestimi i pesë të dyshuarve erdhi pas një hetimi disamujor nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosvës.
Pesë të ndaluarve pritet t’u caktohet masa e paraburgimit, sepse dyshohen për kryerjen e disa veprave penale, si përgatitje veprash terroriste, kryerje të veprës terroriste si dhe vepra penale për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar armësh apo lëndësh shpërthyese, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Parandalimi i ekstremizmit dhe i radikalizmit sfidë për Kosovën
Kosova po përballet që prej 10 vjetësh me shtimin e shkallës së radikalizimit tek të rinjtë, disa prej të cilëve janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Ekspertë të çështjeve të sigurisë në Kosovë thonë se parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm do të vazhdojë të jetë sfidë për shtetin e Kosovës.
Syrien IS-Kämpfer
Një studim i bërë në vitin 2015 nga Qendra Kosovare për Studime për Sigurinë, (QKSS) thuhej se që nga fillimi i konfliktit në Siri e deri në muajin janar të vitit 2015, 232 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar. Ky numër u rrit gjatë viteve të fundit. Deri tani sipas të dhënave zyrtare dhe jozyrtare, afro 60 kosovarë kanë humbur jetën në këto luftëra. Mbi 200 vetë janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 syresh janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme si dhe nxitje dhe rekrutim luftëtarësh.
Konflikt in Syrien | IS-Kämpfer
Kosova është pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Parlamenti i Kosovës në fillim të vitit 2015 ka miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’u bashkuar në luftëra jashtë vendit. Hapat konkretë që janë ndërmarrë për luftën kundër terrorizmit, janë: Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, si dhe hartimi i strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që shpie në terrorizëm.