Kosova Tregim Fantastik i Suksesit

0
197
Wesley Clark - Hashim Thaçi

Besim Prishtina

I frymëzuar dhe motivuar nga fjala e Gjeneralit të madh e fisnik Wesley Clark, i cili kohë më parë vizitoi Kosovën, dhe e tha një fjalë të madhe që harrojmë me e përdorë:

Kosova është storie suksesi.

Se Kosova është storie suksesi vërtetojnë këto fakte relevante:
Së pari Kosova e fitoi lirinë e pritur mbi 600 vite, pas okupimeve Otomane dhe Europiane. USA,UK dhe NATO mundësuan kthimin e mbi 1.1 milion Shqiptarëve të përjashtuar të Kosovës të kthehen në tokën e tyre.

Iu mundësua edhe kthimi apo vizita e të gjithë Shqiptarve të Kosovës që ishin larguar nga Kosova në periudhën 1966-1999. Në periudhen e rindërtimit u rindërtuan të gjitha shtëpitë e shkatërruara nga shteti i Serbisë, e që ishin afërsisht 140 mijë shtëpi.

Pastaj për 22 vite lirie u ndërtuan edhe rreth 170 mijë shtëpi të reja, si dhe afërsisht 200 mijë banesa të reja. Sot Kosova është kantier i një mega ndërtimi që po ndodhë në qdo pjesë të saj. Pastaj u ndërtuan 2 Auto-Rrugë të cilat e lehtësuan dhe e bënë më të lirë transportin në përmasa të jashtzakonshme.

Para ndërtimit të auto-rrugëve udhëtimi deri në detin Shqiptar zgjaste 12 orë të rënda, ndersa sot 2/ 3 orë të lehta. Pastaj janë asfaltuar rreth 85% të rrugëve në fshatra.

Poshtu sot janë në funkcion rentabil mbi 172 mijë biznise private.

Sot në Kosovë jetojnë të lirë rreth 2.1 milion Kosovar, ndersa edhe diaspora qe konsiderohet të jetë me numër rreth 1.2 milion poashtu vijnë për vizita ose hapin biznise të tyre lirishtl, duke kontribuar zhvillimit të madh ekonomik.

Një shembull i jashtzakonshëm i zhvillimit ekonomik është rruga Prishtinë-Ferizaj në gjatësi 40km, e cila në ditën e parë të lirisë i kishte 5 objekte biznisore, 4 pompa benzini publike dhe një private me rreth 35 puntor. Prishtina në këtë drejtim, kufirin e kishte te pompa e benzinit që sot quhet Illyrian Petrol.

Ndërsa sot në këtë rrugë funkcionojne mbi 1500 biznise me mbi 40 mijë të punësuar!!! Suksese fanatastike ka edhe në arsim, sepse sot edukohen në liri gati gjysme milion nxënës dhe studentë, në shkolla – universitete publike dhe private. Sportistët zhvillojnë aktivitetet sportive në vend dhe në nivel ndërkombëtar.

Janë themeluar dhe zhvillohen të gjitha institucionet relevante të shtetit të cilat funkcionojnë në nivel te kënaqshëm.
Si rezultat i lobimit Amerikan u liruan shumica e të burgosurve politik të cilët padrejtësisht mbaheneshin si peng lufte, duke përfshi edhe politikan që sot janë në qeverinë dhe parlamentin e Kosovës.

Suksesi i Kosovës nuk matet vetem me qeveritë dhe qeverisjet e tyre, por edhe me angazhimin e individëve të cilët kanë bërë investime fantastike.

Vleresohet se përveq 370 mijë puntorëve të regjistruar janë edhe mbi 350 mijë puntor tjerë që punojnë për profit por nuk janë të regjistruar, dhe ky mos regjistrim, konsiderohet një lëshim i të gjitha qeverive përfshi edhe qeverinë e sotme.

Mijëra fabrika janë hapur, por me interesantja është paralagja Greme e Ferizajit që i ka 107 fabrika të mesme dhe të vogla të prodhimit të mobiljeve. Në vitin 1999 ishte në KS 1(një) pishinë shtetrore , ndërsa sot janë mbi 127 pishina private. Kosova ka bërë shum vepra gjate lirisë me të cilat duhet mburret qdo shtetas i saj.

Sipas të gjitha parametrave ekonomik dhe gjendjes së standardit jetësor që përfshinë: pronësinë ndaj tokës, banimit, shkollimit dhe KONSUMIT, Kosova renditet dikun në vendin 45-48 të shteteve me standard më të lartë jetësor në botë. Pra prej 210 shteteve të jeshë në listën e 45-48 shteteve është rezultat fantastik dhe storie suksesi 22 vjeqar.

Nga 12 Qershori i viti 1999, Kosovarët kanë pasë liri dhe mundësi për 8 zgjedhje parlamentare në vitet 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019 dhe 2021, në të cilat zgjedhje kanë votuar LIRISHT dhe kanë zgjedhë parlamentin ligjërisht.

Por mbi të githa Kosova është storie suksesi sepse 3.3 milion Kosovar jetojnë të lirë në Kosovë për 22 vite fantastike.