Kosova për dialogun kërcënohet, kurse Serbia ledhatohet

2
492
Richard Grenell

Richard Grenell, emisar i Presidentit Donald Trump për dialogun Prishtinë-Beograd

Letër publike për Richard Grenell

NGA REXHEP TORTE15 SHKURT 2020BOTASOT.INFO

I nderuari z. Richard Grenell, e dini shumë mirë se diplomacia është si shtëpia që duhet ndërtuar nga themelet e jo nga çatia.

Më shumë se gjysëm shekulli ndodhem në valët e gazetarisë, i kam lexuar edhe tre librat voluminozë të Historisë së Diplomacisë dhe jam duke i ndjekur me vëmëndje zhvillimet gjeostrategjike e politike të kohës.

Në janar dhe shkurt të vitit 2020 patën jehonë të madhe lajmet për linjën ajrore dhe linjën hekurudhore e autostradave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me theks se kjo do të jetë në të mirë të Kosovës dhe Serbisë, me çka do të forcohet ekonomia dhe do te hapen vende të reja pune.

Kemi përshtypjen se me këto veprime zgjidhja e problemeve ka filluar nga bishti e jo nga koka.

E dini fort mirë se Serbia në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre gra, pleq e fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pirë qumësht në gjoksin e nënës. Serbia dhunoi në mënyrën më makabre 20 mijë femra shqiptare, rrëmbeu 1660 shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bëri shkrumb e hi tërë Kosovën dhe shkaktoi eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve.

Mendojmë se normalizimi i shëndoshë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të vijë vetëm pasi që Serbia të kërkojë falje publike për krimet e kryera, ti dënojë kriminelët serbë për krimet e kryera, ta njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe ti paguajë dëmet e luftës.

Zoti Richard Grenell, nuk mund të vihen në një rafsh Serbia agresore gjenocidale dhe Kosova viktimë. Këmbëngulja e juaj që Kosova ta heqen taksën ndaj mallrave të Serbisë i ngjan futjes tinëzare të kalit të Trojës në mes të Kosovës.

Taksa duhet të hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia, ose pas marrjes së garancive të sigurta se Serbia do ta njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran, dhe se nuk do ta bëjë regresimin e mallrave për ti eksportuar në Kosovë me çmime më të ulëta, me të vetmin qëllim për ta dëmtuar ekonominë e Kosovës.

Deri më sot nuk kemi dëgjuar që ndaj Serbisë të jetë caktuar ndonjë kusht si pasojë e krimeve të kryera në Kosovë.

Linjat ajrore, hekurudhore dhe ato të autostradave do të ishin të mirëpritura vetëm pas faljes publike që do ta bëntë Serbia për krimet e kryera në Kosovë dhe pas njohjes së shtetit të Kosovës. Ndryshe këto linja të komunikimit do të shërbenin më shumë për lëvizjen e lirë të kriminelëve serbë nëpër Kosovë, të cilët ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

Serbia dhe lidershipi i saj me në krye Alkesandër Vuçiqin, bashkëpunëtorë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, në vazhdimesi po kërkojnë që në dialogun Kosovë-Serbi, edhe Serbia të merr diçka nga ky dialog, edhe pse e dijnë mirë se me agresionin gjenocidal në Kosovë, Serbia mori shumë nga Kosova, dhe e dëmtoi maksimalisht Kosovën.

Serbia dhe lidershipi i saj 20 vite radhazi janë duke kryer një agresion tashmë diplomatik dinak në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës përplot me demagogji dhe gënjeshtra, për ta mashtruar botën duke i fshehur krimet e kryera, dhe për ta dëmtuar imazhin e Kosovës dhe të shqiptarëve paqedashës që ishin viktimë e këtij agresioni gjenocidal.

Me mospranimin e Kosovës në UNESCO, Serbia mundohet ti përvetësojë kishat dhe manastiret në Kosovë që janë shqiptare e jo serbe. Me këtë qëllim Aleksadër Vuçiqi e vizitoi edhe Vatikanin për ta keqpërdorur për këto kisha dhe manastire në Kosovë.

I nderuari z. Richard Grenell, pakica serbe që jeton në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia dhe populli serb në fundshekullin e 20-të kryen agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, duke vrarë, masakruar, dhunuar e dëbuar qindra mijëra njerëz të pafajshëm, vetëm e vetëm për të okupuar territore të huaja.

Serbia dhe lidershipi i saj synojnë që fuqitë e mëdha ta pranojnë diktatin e Serbisë agresore gjenocidale fashisoide, që dialogu të zhvillohet dhe të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi, i cili shpreh qëllimin e Serbisë që përkundër të gjitha krimeve që kreu në Kosovë të del fituese.

Serbia pretendon ti përvetësojnë kishat e manastiret në Kosovë të cilat janë shqiptare, sepse ka patur dhe ka edhe sot shqiptarë të besimit orthodoks në Kosovë, dhe se këto kisha dhe manastira kanë ekzistuar para se Serbia ta pushtojë Kosovën. Me këto pretendime Serbia synon ti mbajnë sërish nën kthetra shqiptarët autoktonë shekullorë në Kosovë.

Nëse do të lejohet një gjë e tillë kundër Kosovës, do të jetë mëkat i madh dhe padrejtësi e radhës që u bëhet shqiptarëve duke filluar që nga Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1919.

Në Berlin, Londër e Paris në këto tre data historike, për tia plotësuar orekset hegjemoniste Serbisë, u copëtuan trojet dhe populli shqiptar, që sot më shumë se gjysma trojeve dhe e popullit shqiptar ndodhen në shtetet fqinje dhe shteti amë Shqipëria ka mbetur si molle e kafshuar nga të gjitha anët.

Serbia është mbështetëse e idesë së kriminelit Sllobodan Millosheviq, që kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetem.

Serbia dhe serbët historinë e tyre e mbështesin në gënjeshtra dhe në hegjemoninë serbe.

Trashëgimia kulturore dhe shpirtërore në Kosovë është e Kosovës dhe shqiptare, dhe nuk është e serbëve.

I nderuari z. Richard Grenell, serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi, dhe në Ballkan sollën vetëm egërsinë njerëzore të cilën e demonstruan gati 13 shekuj radhazi, vetëm duke vrarë e dëbuar popujt vendas.

Serbia në historinë e saj nuk ka asnjë periudhë kohore që të ketë jetuar në paqe me popujt e tjerë.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan nuk sollën asnjë të mirë jetësore, por vetëm tmerre, mëri dhe urrejtje për cilindo që u dilte para, e sidomos ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës, pasardhës të vetëm të Ilirëve.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan fillimisht u vendosën në afërsi të Beogradit të sotëm, dhe me luftëra të përgjakshme i zgjeruan territoret, duke e vrarë dhe dëbuar popullin vendas.

Në arkivat e Stambollit ekzistojnë dokumente historike dhe tapi se shqiptarët si pasardhës të vetëm të Ilirëve kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Serbët në të gjitha periudhat historike më së shumti i kanë sulmuar, vrarë, masakruar e dëbuar shqiptarët që kanë jetuar në trojet e veta shekullore.

I nderuar z. Richard Grenell, në ËEB faqen e gazetës kombëtare “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve, më datë 26 shtator 2019, u botua teksti me titull “Libri i austriakut: Kur serbët vranë gjysëm milioni shqiptarë në vitin 1912”, lidhur me romanin “Golgota shqiptare” e shkrimtarit Leon Freundlih.

Leo Freundlih,hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota shqiptare”, paraqet protestën si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Libri i Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, të një populli evropian para atij hebreik.

Siç shkruan në libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studjuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

I nderuari z. Richard Grenell, po Ju paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishton shpirtin:

Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plum kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlih i përshkruan në librin “Golgota shqiptare”, Vjenë 1913, si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit, u masakruan nga ushria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

Mos harrojmë pa përmendur edhe Luftën e Dytë Botërore, ku Serbia nuk e respektoi Mbledhen e Bujanit, ku sëbashku me komandantët shqiptarë u vendos, që pas çlirimit të vendt nga nazifashizmi, shqiptarët do të mund të vetëvendosnin vetë për fatin e tyre. Serbia në këtë mënyrë i tradhëtoi shqiptarët dhe me masakrën e Tivarit në vitet 1944-1945 në pabesi e me tradhëti u vranë mijëra e mijëra të rinj shqiptarë të paarmatosur.

Mos harrojmë pa pëmendur edhe reprezaljet, burgosjet e vrasjet që i përjetuan shqiptarët me dekada nga UDB-ja e Ish Jugosllavisë në krye me Aleksandër Rankoviqin.

I nderuarz. Richard Grenell, Serbia dhe serbët janë edhe falsifikatorë të paturpshëm të historisë. Këtë më së miri e dëshmon edhe përvetësimi që serbët i bëjnë Luftës së Kosovës në Gazimestan të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Këtë më së miri e dëshmon edhe Harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, në të cilën sipas viteve që shënohen në këtë hartë duket sa shtet i vocër ka qenë Serbia në ato vite.

ImageFaksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817FOTO GALERI
Kjo tregon qartë se një Serbi aqë e vocër në vitin 1817, nuk ka patur mundësi të merr pjesë në Luftën e Kosovës në vitin 1389, për të cilën Serbia mburret e krekoset se e ka mundur ushtarakisht Perandorinë Osmane aqë të fuqishme.

Serbia me luftëra të përgjakshme e ka okupuar edhe Kosovën, duke i përvetësuar edhe kishat e manastiret orthodokse që kanë ekzistuar në Kosovë para se të vijnë serbët, sepse dihet që ka patur dhe ka edhe sot në Kosovë shqiptarë të besimit orthodoks.

Nuk ka mbështetje historike e logjike që pakica serbe e cila sot jeton në Kosovë ti ketë ndërtuar të gjitha ato kisha e manastire orthodokse, që sot Serbia petendon se janë të saj.

Kralët e Serbisë për qëllimet e tyre okupuese edhe në Luftën e Parë Botërore i kanë sulmuar trojet shqiptare për ta okupuar edhe bregdetin shqiptar për të dalë në Detin Adriatik.

Vetëm NATO me ndërhyrjen e saj 78 ditore nga ajri kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999 e detyroi Serbinë që përfundimisht të tërhiqet nga Kosova.

Në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në gërmimet arkeologjike gjenden vetëm artefakte dhe relikte Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan.

Kjo është pasqyra e vërtetë e Serbisë dhe e serbëve, që tregon se serbët janë armiq shekullorë të shqiptarëve, dhe se nuk është aspak e vërtetë ajo që po propagandojnë me demagogji e gënjeshtra Serbia dhe lidershipi i saj.

Kosova është e larë me gjakun e shqiptarëve, dhe shqiptarët nuk kanë okupuar as edhe asnjë pëllëmbë tokë të huaj.

I nderuari z. Richard Grenell, nëse djalli Ju mashtron ta dëmtoni Kosovën, kujtojeni Zotin, ruajuni djallit dhe mos kryeni mëkate ndaj Kosovës.

Zoti u bekoftë Juve, familjen Tuaj, shtetin Tuaj dhe popullin Tuaj.

2 KOMENTE

  1. E quaj guxim intelektual dhe shume te drejte kete leter te z. Rexhep Torte. Faleminderit. Nuk ben te jemi servile sikunder rekomandon sherbetori i Sali berishes e tash i Edi Rames.

  2. Leter e hapur per Z. Torte.

    Mire qe paske lexuar libra te diplomacise, por keq qe nuk i ke kuptuar, perndryshe nuk do te shkruaje keto marrina.

    Grennelli i din te gjitha keto informata qe ti i potencon, sepse ai eshte pjese e state departmentit ne te cilin punojn e 2700 ekspertë vetem per ballkanin juglindor. AMERIKA e din historine. Grennelli reagoi duke bombarduar Shtetin Serb me 1999 me 930 aeroplana bombardues per 78 dite.

    Ju keni te drejte te kritikoni por une jam ithtar i KRITKES se KRITIKES.

    Ne nuk mund te kthejme asnje viktime te terrrorit Serb as Turk per keto 627 vite roberie, qe perfunduan me 12 Qershor 1999, kur AMERIKA e çliroi Kosoven.

    Europa me perjashtim te Britanise, gjithmone edhe sot e mbeshtetin Serbine ne luften e tyre kunder SHQIPTARVE. Vetem AMERIKA eshte ajo qe e mbron Kosoven dhe SHQIPERINE, sepse edhe Woodroow Wilson e themeloi SHQIPERINE me 1920, pas vendimit Europian qe Shqiperia te shperbehet.

    Sa i perket kushtit te juaj dhe te atyre analfabeteve tjere se Serbia duhet te kerkojë falje dhe te na pranojë, ja nje informate:

    Rusia e pranoi pavaresine e Ukraines me 1990 dhe e riokupoi Krimene, dhe nje pjese te madhe te Ukraines ne 6 vitet e fundit!!! Sepse eshte ma e forte. Ukraina i ka 1.8 milion Ushtarë dhe armatim te jashtzakonshem por nuk ka raketa dhe bomba atomike qe i ka Rusia. Serbia nuk ka nevoje sa na perket neve Shqiptarve, me kerkue falje… sepse sipas kesaj logjike idiotike: ju kerkoni falje dhe prap behemi miq!!! Sikur asgje nuk ka ndodhe!!!

    Perfundim oj Torte,

    Mos shkruaj kotesira komuniste, sepse ajo qe ti ke lexuar asgje nuk ke kuptuar, dhe te tillet sikur ti… ne kohen e terrorit komunist keni lexuar vetem per nje aresye: TE IKNI NGA REALITETI I VRAZHDET KOMUNIST… dhe per kete arsye keni mbete analfabet funksional komunist.

Komentet janë mbyllur.