Koment
Nga Skënder MULLIQI
Pse shtetet e dala nga ish-Jugosllavia janë larg stabilitetit politik e ekonomik? Pse ende kanë mbetur më demokraci të brishtë? Pse ende Ballkani ka mbetur “fuqi baroti”? Të gjithë këto pyetje kërkojnë një analizë të hollësishme. Edhe pse faza e tranzicionit ishte dashur të jetë diku ka fundi, këto mini shtete po kthehen në vitët e 90-ta, të krizës së madhe kur edhe filluan lufërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Dihet së luftërat në Ballkan kan marrë me veti mijëra viktima të pafajshme, dhe droja nga përseritja e një situate të tilllë konfliktuoze nuk duket shumë e pa mundshme të na përseritet.
Popujtë e këtyre shteteve e kan përvojën e hidhur nga lufta e fundit, ku më së keqi kaluan myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës. Këta dy popujë përejtuan gjenocid të pa parë për një luftë locale nga shovenizmi i eger serbomadh. Këtë gjendje jo stabiliteti politik dhe ekonomik po e provokojnë udhëheqjët politike të pa përgjegjshme. Këto udhëheqje politike më shumë po ngjajnë bandave pushtetare.
Ata që këtyre popujve po ua përcaktojnë fatin e jetës nuk janë gjë tjetër veq banda të krimit të organizuar, janë banda të trafikimit, banda të prostitucionit, endjës së drogës dhe e shumë marifeteve të tjera të ndyta, të cilat marifete po ua ngushtojnë lakun në fyt qytetarëve të këtyre vendeve. Fola pak këtu për gjendjën politike dhe gjendjen ekonomike në rajon, sepse të gjithë bandat pushtatare janë lidhur bashkë për interesa të tyre përsonale, duke i apstrahuar gadi krejt interesat vitale të shteteve që i përfaqësojnë.
Vendi ynë është duke përjetuar ditët të vështira nga këto struktura të krimit të organizuar të cilat janë katapultuar që shumë kohë në krye të shtetit të Kosovës. Vëtem sa po e vështirësojnë jetën e qytetarëve gjithnje e më shumë. Të jesh politikan nënkupton që të kësh zhdërvjelltësi dhe dijeni të nivelit të lartë. Të jesh politikan donë të thotë të punosh mirë për shtetin dhe për popullin tënd. Politikani i karrierës nuk do të jap betimin e rremë së është për paqë dhe prosperitet, e në fakt i kontribuon më të madhe jo stabilitetit dhe konflikteve. Politikani i mirë e shuan zjarrin, tek ai dominon arsya e jo emocionet. Këto garnitura tona pushtetare janë plotë më vese.
Tek ne mund të behësh politikan më lehtë së çdo gjë tjetër. Nese je mjeshter i hajnive, nese je kriminelë.., edhe mund ngritësh lartë në hiearkinë shtetërore. Ata që janë në politikë në Kosovë më ndonjë përjashtisë thirrjën e kan njerëz të politikës .Këta janë bërë tregtarë të fateve tona. Arsyetimet të cilët po i bëjnë për gjendjën e keqe ekonomike dhe politike janë më shumë së qesharake. Këta që po e drejtojnë shtetin e Kosovës, po tregohen njerëz të pa ndershem, dhe patriota të rremë. Kan ba pasuri të madhe pa mund dhe pa ndjersë në kurriz të popullit të vet.
Kur po takohen më njerëzit e fuqishem të politikës ndërkombëtare na sillen sikur të ishin melaqe, janë në gjendje ta lujnë gjithë farë roleve. Nga këta njerëz të politikës nuk kemi mundësi të presim që të bëhët mirë, që të kemi zhvillim dhe prosperitet të këtij vendi. Kjo klasë politike po na instalon dhunë, po instalon mos durimi qytetarë, po instalohet mos dashuria e ndërsjellë, dhe jo toleranca. Është vështirë të mendosh vendin tënd oazë të pa qetësisë dhe të jo paqës së qendrushme, për mungesë lidershipi, dhe për shkak të hegjemonisë së pashuar serbomadhe. Na ka mbetur vëtem të ëndrrojmë së një ditë do të largohen të gjithë autokratët të cilët janë bërë e keqja jonë më e madhe. Këta janë bërë kancer i shoqërisë sonë …
o Skender Jugosllavi,
ti akoma po mendon per ish republikat jugosllave…, qe per shembull un nuk mendoj asgje per asnje ish jugosllav… sikur ti qe mendon dhe merzitesh per ta.
Ne luftat e vitieve 1991 1999, humbesit me te medhej jane serbet ortodoks dhe serbet muslimanë, ne Bosnje. Sepse u vrane 20 mije serboortodoks dhe 150 mije serbomusliman. Poashtu jane vra 25 mije Kroatë. ndersa ne keto lufta Shqiptaret jane fituesit me te medhej, sepse e fituan Lirine dhe pavaresine.
Por problemi eshte se disa jugosllavë sikur ti Skender Al Mulla… ende nuk e dijnë qe Kosova eshte e pavarur dhe s’kemi ç’ka me u merzite per ish Jugosllavet… si ti.
Komentet janë mbyllur.