Kosova nuk është “Jerusalemi” i Serbisë

0
275
Ivica Daçiq

Në Kornizë: Ivica Daçiç flet për Izraelin

Me të drejtë është thënë se, njohja dhe marrëdhëniet e Izraelit më shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës, është një ngjarje e madhe historike.

Në kronikat e historisë thuhet se gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, kur këmba e Nazi-fashizmit i ndiqte, i vriste deri në shfarosje të substancës kombëtare të popullit hebrejë nëpër Evropë, në këto rrethana të rënda edhe për vetë shqiptarët, ata ua hapën derën dhe zemrën për pritjen dhe shpëtimin nga retë e zeza të fashizmit hitlerianë.

Në takimin e 4 shtatorit 2020, në Washington në praninë presidentit Donald Trump ku ishin të pranishëm dy delegacionet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë, kyreministri izraelit Benjamin Natanjahu e konfirmoi zyrtarisht edhe para kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe të presidentit serb A.Vuçiç, njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë të Republikës së Kosovës dhe të shkembimit të ambasadorë dhe të ambasadës në Jerusalem.

Me rastin e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy popujve me një histori të njejtë të vuajtjeve dhe gati-gati në shfarosje në substacën kombëtare të shqiptarëve dhe hebrenjve (Izrael-Kosovë), në kohën e ndryshimeve demokratike dhe të themelit të dyja shteteve në tokën e vet në krah gjithmonë me Amerikën, po bëhen dy shtete mike bashkë për paqen, lirinë dhe të ardhmen e sigurt në rajon dhe më gjerë në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

E gjithë kjo vlerë e demokracisë dhe të lidhjeve miqësore në mes të dy popujve shqiptar dhe hebrejë, nuk i pëlqeu regjimit të Serbisë dhe Beogradit zyrtar, ndonëse kryetari parlamenti serb Ivica Daçiç, pioner i kryekriminelit Slobodan Millosheviq, nisi të vajtojë të shesë “diplomacinë” e gënjeshtrës me mite të historisë kundër popullit shqiptar dhe të Kosovës,duke e quajtur shtetin e lirë si “Jerusalemi i Serbisë” për të vazhduar me propagandën e njohur shekullore për gjoja se Kosova na qenka “shteti musliman” (sic!), që e ka njohur shteti i Izraelit(!).

Këtu nis (hidhërimi) i Serbisë, që, përmes makinerisë vrastare ushtarako-policore dhe paramilitare, vrau dhe dogji tërë substancën kombëtare shqiptare dhe për tokën e djegur të Kosovës dhe, tashti del si kancer para botës për të penguar rrugën e shtetndërtimit të Kosovës dhe të popullit shqiptar.

Populli shqiptar dhe hebrej në Prishtinë dhe Jerusalem, do të jenë më afër më njerin tjetrin si miq të përjetshëm dhe bashkarisht do të bëjnë projekte për kahet të zhvillimit dhe të investimeve në resurset e pasura njerëzore dhe të tokës së Kosovës, që në kohën e vijave të përbashkëta në krah të Amerikës, e nesermja do të jetë vlera e demokracisë dhe e paqes në botë, kur do të projektojnë dy popujt miq shqiptarët dhe hebrejtë.

Tashmë e di tërë bota, se shteti Kosovës nuk është “Jerusalemi” i Serbisë dhe nuk është shtet “musliman”(!).

Çikago, shkurt 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]