Mr. sc. Nue Oroshi
Zgjedhjet e fundit në Kosovë të mbajtura më, 11 Qershor 2017 prodhuan tri blloqe të mëdha politike që në esencën e ndërtimitë të institucioneve shtetërore është një hap përpara dhe një vetëdisim politik. Fitues i këtyre zgjedhjeve doli Blloku Politikë me emrin PAN, që mund të përkthehet si një fitore e Pirruas, ku tri Parti të bashkuara morën 39 deputet, fitues moralë ishte Vetvendosje e cila dyfishoj votat, duke marrë 32 deputetë duke përfituar nga paknaqësia e popullatës së lodhur në Kosovë me qeverisjen shumëvjeçare të dy ish partive të mëdha PDK-së dhe LDK-së si dhe blloku i tretë politikë LAA që ishte blloku politik i ish kryeministrit të rrezuar që mori 29 deputet për Parlamentin e Kosovës. Ndërsa dihet tash botërisht se pakicat në Kosovë kanë një privilegjë të jashtzakonshëm që nuk e besoj se ndonjë pakicë kombtare e ka këtë privilegj në ndonjë shtet të Evropës duke i pasur 20 deputet në Parlamentin e Kosovës.
Ky është realiteti politikë i dalur nga zgjedhjet e 11 Qershorit në Kosovë. Nga ky realitet politik partitë dhe blloqet politike duhet marrur përgjegjësin e ndërtimitë të Institucioneve të Shtetit deshtën apo nuk e deshtën një gjë të tillë Partitë Politike e kanë obligim kushtetues që ti ndërtojnë Institucionet e Shtetit. Por ajo që shihet që në start se të tre liderët e tri blloqeve të mëdha politike kanë dëshirën që marrveshjet e koalicionit ti bëjnë vetëm atëherë kur kandidati i tyre të jetë personi që do ta marr kryeministrin të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe sipas kësaj llogarie matematikore del se Kosova duhet t‘i ketë tre kryeminstra: Ramush Haradinajn, Albin Kurtin e Avdullah Hotin. Me këtë logjikë politike tri blloqet politike shqiptare: Blloku i Fitorës së Pirruas, Blloku i fitorës morale dhe blloku i kryeminsitrit të rrëzuar po luajnë një lojë të fëmijeve të lazdruar kur i thonë njëri-tjetrit se nëse nuk më jepë bombonat e preferuar nuk jam shokë me ty duke harruar se secilit i takon përgjegjësia Institucionale e barabartë për ndërtimin e institucioneve në bazë të fuqisë politike që iu ka dhënë zgjedhësi.
E zgjedhësi i Kosovës në bazë te fuqisë politike më së shumti ka votuarë për vizionin e Ramush Haradinajt që ai të jetë Kryeministër i Kosovës. Ky vizion ka marrë 39 deputet ku së bashku edhe me pakicatë si kategori kushtetuese bëjnë 59 deputet që nuk e mundësojnë ndërtimin e një Qeverie jo vetëm për faktin që duhet të jenë 61 deputet por për faktin tjetër se 10 deputetët e minoritetit serb në Kosovë janë deputet që dirigjohen nga Beogradi dhe nuk duhet lejuar asesi që institucionet e Kosovës në rastin konkret Qeveria e Kosovës të mbetët në dorën e tyre. Përkundër kësaj tre blloqet politike shqiptare duhet lënë anash metodën e kushtëzimitë në politikë se nëse nuk më jep bombonat e preferuara nuk jam shok me ty, në këtë rast nëse nuk ma jep postin e kryeministrit nuk jam në koalicion me ty por duhet të ulën bashkarisht të formojnë grupet dhe komisionet profesionale dhe në bazë të rezultatit zgjedhor të marrin edhe përgjegjësitë institucionale në këtë rast posti i Kryeminsitrit të Kosovës duhet t‘i takojë Ramush Haradinjat për faktin se koalicioni fitues që para zgjedhjeve ka dalë më këtë kandidatur.
Propozimi im konkret do të jetë që fillimisht të provohet një koalicion në mes të PAN-it dhe Vetvendosjes dhe pushteti të ndahet në bazë të rezultatit zgjedhor që kanë fituar blloqet politike e në këtë rast PAN-i do të merr 50 % të pushtetit, Vetvendosje 40% të pushtetit ndersa 10 % ju mbetët pakicave. Natyrisht që në këtë koalicion kryeministër do të jetë kandidati i bllokut fitues Ramush Haradinaj. Nëse një gjë e tillë nuk do te ketë sukses atëherë të provohet ndërtimi i një koalicioni me bllokun e tretë më të votuar LAA me të njëjtën formulë 50 % PAN, 40 % LAA dhe 10 % pakicat, këto dy variante të ndertimitë të Institucioneve janë zgjedhja më e mirë që të këmi një Qeveri Stabile dhe mos të lihet hapësirë që të ndërtohet një Qeveri me dy- tre deputet të kontrabanduar dhe ku lista serbe sa herë që të ëndërroj Beogradi se duhet të trazohet Kosova të hyn e të del në Qeveri dhe në Parlament sikurse këto Institucione të jenë ndonjë shtëpi e mallrave ku mund të shitën dhe blehën artikujt me shumicë dhe pakicë.
Këto gjana nuk duhet të ndodhin asesi.Nëse tre blloqet politike nuk arrinë marrveshje në variantin e parë të propozuar atëherë janë vetëm edhe dy mundësi tjera.Mundësai e dytë ndërtimi i një qeverie në mes të Vetvendosjes dhe LAA me kryeminsitër Albin Kurti por që kryetari i parlamentit do të jetë nga PAN është e mundshme të ndërtohet në baze të numrave që posedojnë këto dy blloqe politike, por në bazë të realitetit dhe frymës politike shqiptare është jashtzakonisht e vështirë të realizohët për faktin se shumë rrallë mund të ndodhë që edhe në politikën e Evropës që Partitë fituese të jenë pjesë e opozitës për kundër faktit se një gjë e tillë është plotësisht legjitime, por duhet të jetë edhe funksionale. Varianti me i keq i mundshëm është shkuarja edhe një herë në zgjedhje, për faktin se buxhetit të varfër të Kosovës po iu shkaktohet humbje milionëshe ndërsa edhe nga këto zgjedhje do të dalë një rezultat përafërsisht i njëjtë dhe asnjë bllokë politikë nuk do të jetë në gjendje të themëlon Qeverinë vetëm.
Mesazhi për fund!
Ju bëj thirrje të tri blloqeve politike shqiptare që ta kuptojnë plotësisht rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të shtetit. Krahas kuptimit të kësaj rëndësie ta kuptojnë edhe përgjegjësinë që e kanë ndaj votuesit si dhe përgjegjësinë politike të ndërtimit të institucionit të shtetit, duke lënë anash inatët dhe lazdrimet fëminore në politikë, por gjithmonë duke u bazuar në rezultatin zgjedhor që kanë marrë këto tri blloqe politike nga zgjedhjet e 11 Qershorit 2017, në bazë të rezultatit të fituar të kërkohet edhe pjesa qe i takon në qeverisje.
Çdo paralizim i ndërtimitë të institucioneve të Kosovës, do të jetë një sinjal i keq i mospërgjegjësisë së ndërtimit të institucioneve të shtetit, dhe krahas lajmeve të arrestimeve që do të bëj Gjykata Speciale në Kosovë, do të jetë edhe një lajm i keq që do të shkruhët e flitet në shtypin ndërkombëtar për Kosovën. E këtë do ta shfrytzojnë edhe kundërshtarët e Pavarsisë së Kosovës, në botë duke lobuar kundër Pavarsisë me faktin se shqiptarët në Kosovë nuk janë në gjendje me mbajtë shtetin.
Lider politikë shqiptarë në Kosovë leni anash ambicjet e juaja që të merrni pushtetin pa rezultatin zgjedhor, por shtrine kambën sa e keni jorganin, me një fjalë kërkoni pushtetin aq sa e keni fituar votën, por më e e rëndësishme është që ta forconi dhe ndërtoni shtetin. Të rinjët dhe të rejat kërkojnë perspektivë, kërkojnë punë. Kosova nuk duhët të mbës peng e apetiteve politike të asnjë lideri politikë por duhet të ecë përpara në çdo lëmi të jetës.