Kosova ngjanë si ferr, natyrisht e populluar me ëndrra të këqija

0
442
Ilir Muharremi - Psycho

Romani “Psycho”, i shkrimtarit Ilir Muharremi ndër shumë tema, prek dhe aktualitetin të cilin ne sot e jetojmë, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Më poshtë mund ta lexoni një nga fragmentet:
Kosova është një ëndërr zotëri, ëndërr për ndërkombëtaret dhe peshqit e mëdhenj te ne, ëndërr e artë edhe e tymtë do t’ju dalë. Po zonjë, ata bredhin me makina luksoze, derisa qytetarët e thjeshtë ëndërrojnë me biçikleta të zeza. Milionerët rrotullojnë kokat në retë e bakërta, kinse janë të ngritur, dhe më nuk i gjen në tokë. Kanë ikur me mijëra kilometra larg drejt ishujve të milionerëve. Ata çdo ditë i lutën zotave që mos mbarojnë prapa qelive të reja. Duken si majmunë përrallorë e dashura zonjë dhe si milionerë xhuxhë.

Shpirti i tyre ka shterpësinë. Një ditë këta do vdesin apo do vetëvriten nëse kanë ndërgjegje nga mëkatet e tyre. Më duket se e lëshova veten, e pranoj zonjë! Mirëpo, kam dëshirë ta kuptoni këtë popull, qytet dhe mentalitet të shthurur. Apo të hyjmë në zemrën e gjërave, sepse ne jetojmë në këtë zemër. E keni vërejt, nga të gjitha shtete e Evropës, Kosova ngjanë si ferr, natyrisht e populluar me ëndrra të këqija. Kur vijmë nga jashtë, ndërsa endemi nëpër Kosovë, jeta, pra krimet e milionerëve, bëhen të dendura. Ah këta rrathë të ferrit.