KOSOVA NE RREZIK SI SHTET DHE KOMB NGA MAFIA POLITIKE?!

0
550

Nga Binak MAXHARRAJ

– Shtetet më te fuqishme të Evropës, në krye me Gjermanin dhe Britaninë e Madhe janë kundër ndarjes së Kosovës.
– Edhe Amerika nuk është e përfshirë në lojrat për ndarjen e Kosovës.
– Erërat për ndarjen e Kosovës vijnë nga Lindja, nga shtetet sllave, Rusia dhe Serbia, me ndihmën e tuxharëve mafiozë të Kosovës,

– Në kohën e Sllobodan Millosheviqit, intelegjenca Shqiptare ishte shumë akrive në demaskimin e dhunës qe ushtrohej ndaj shqiptarëve. Por tashti kur Kosova rrezikohet te ndahet, ajo po heshtë. Tash, ose kurrë Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga intelegjenca Universitare, Akademike, nga mendjet e ndritura të kombit kudo që janë, nga shoqeria civile për ta penguar coptimin e Kosovës. Kjo është detyrë urgjente e intelegjencës dhe popullit që t’i dalë përballë kësaj egersire qe e ka kapë Kosovën.


Ëndrra Serbe për të marrë Veriun e Kosovës

Është kohë alarmi. Kosova po gjendet para një rreziku të madh së cilës po i rrezikohët ekzistenca si shtet dhe komb. Janë ba bashkë djajt nga mbrenda dhe jashtë për ta shkatërruar Kosovën. Nuk ka ditë qe midiat, portalet e ndryshme qe nuk raportojnë së Kosova do te ndahet, sepse kontrabanduesit e saj te jashtem dhe te mbrendshëm, veç i kanë ba planet makabre për ndarjën e sajë duke theksuar se Kosova me këtë ndarje do te humbë tokë diku 20-30%, pra do ta humbë kompletë Veriun e Kosovës, pjesën me te çmueshme te sajë pa te cilën Kosova nuk mund te ekzistoj sepse atje janë pasuritë nentokësore me te medhatë në Evropë.

Andrra serbe për te marrë Veriun e Kosovës është shumë e vjetër. Të gjitha regjimet serbe e kane ba elaborate, projekte dhe plane për marrjën e Veriut të Kosovës. Këto projekte te bame nga Akademija Serbe e shkencave i knë përkrah të gjithë pushtetarët serb.Kështu “baba i kombit” serb Akademiku Dobrica Qosiq sa ishte njefarë presidenti i Serbisë dhe Malit te Zi, haptas doli me tezën për ndarjën e Kosovës. Këtë ide e përkrahi edhe kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Por diçka me vonë kur Milan Paniqin e sollën nga Amerika dhe e banë Kryetar, ai pa prtitmas erdhi ne Prishtinë për te bisedu me ”shtetin paralel” te udhehqur nga strateku, politikani dhe atedhetari Ibrahim Rugova. Shkurt i tha veriu i Kosovës na takon neve, e ju shqiptaret me pjesen tjetër jeni te lirë te shkoni kah te doni, bile ndaçi bashkohuni edhe me Shqipërin. Por Ibrahim Rugova me mençurinë dhe pjekurin e tij politike dhe me dashurin atedhetare e këthey pas Malian Paniçin duke e refuzuar kategorikishtë një plan te tillë djallëzor te Serbisë.

Miku i madh i Rugovës dhe i Kosovës Amerika e këshilloi Presidentin e “shtetit paralel” ne Kosovë që të ruanë qetesinë e qytetarëve sepse nuk është koha qe lufta të zbriste edhe ne Kosovë, anipse Kryetari i Kroacisë e cila ishte futë në ferrin e luftës e luste vazhdimisht Rugovën qe te ia niste luftës. Por, Rugova e ndegjoi Mikun e Madh te tij Amerikën që as se si nuk është koha për luftë.

Por nuk kaloi gjatë, kur u shpartallu ish-jugosllavija dhe gadi te gjitha republikat e shpallën pavaresin e tyre, shigjetat e shovenizmit serb u drejtuan kah Kosova duke e nisë luftën se pari gjoja ne luftimin e terroristeve shqiptar, te cilët kishin dalë ne male për ti dal zot atedheut. Trimat e devotëshem te kombit luftonin si luaj ne male kunder armikut, kurse një pjesë tjetër, sidomos nga LPK edhe pse ishte luftë dhe kallej Kosova, bante sefan e zotit ne hotelin Rognër dhe banin plane jo për luftën, por se si pas luftes te përfitojnë ne emer te luftës. U banë masakra të medha ne popull, Kosova u ba tokë e djegur, pati përdhunime rrenqethese te bijave, nanave dhe motrave tona, u vran mbi 12 mijë civilë, u deportuan mbi 1 milion shqiptarë, etj. Por fal zotit Kosovës i erdhi ne ndihmë miku i Madh i Rugovës Amerika e cila së shpejti i mobilizoi shumë shtete të tjara te Evropës dhe e çliruan Kosovën nga kataklizma serbo-madhe duke e debuar nga Kosova.

Shtabi i Rognerit erdhi ne pushtet falë klikes Enveriste që ishte ne pushtet ne Tiranë.

Ata që dikur gjatë luftës hanin dhe pinin nëpër hatelet e Rognerit me ndihmën e kastes enveriste qe ishte në pushtet në Tiranë te tipave Fatos Nano, Paskal Milo, Fatos Klosi dhe Presidenti Mejdani, erdhën në pushtë, e zapuan Kosovën ne të gjitha nevelët e pushtetit. Filloi nga ta plaqëkitja e madhe e Kosovës te cilët u pasuruan mbrenda nates duke e lanë popullin ne mjerim, duke e pru ne ate gjendje sa qe te detyrohën të ikin nga Kosova, te bejnë vetëvrasje bile kishte kogja shume edhe nga radhet e UÇK-se te cilët u deshpruan së për çka kishin luftuar.

Kjo kaste e fliqet e luftës, këta mafioz të mjer kanë marrë aq turr sa qe kanë nisë me hy edhe në lojra te pista për Kosovën. Në krye te këtyre lojrave nuk është askush tjeter pos Hashim Thaçi, i cili u ba President përmes kontabandës me Partit politike dhe deputet për ti fillu planet e tij makabre ne demë te Kosovës. Kurse ne Serbi edhën ne pushtet çetnikët e V.Sheshelit dhe Sllobodan Milosheviqit, Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq. Këta te dytë jo vetem qe nuk u distancuan nga politika vrastare e Milosheviqit dhe Sheshelit, por me ngulim vazhduan politikat e tyre kundër shqiptarve dhe Kosovës.Ata së shpejti e zapuan edhe Veriun e Kosovës. Veriu me çdo gjë u ba serbe, mbishkrimet, flamujt, sheshet u banë me emra serb. Aty nuk kishte, edhe sot nuk, kurrfarë qasje shqiptare. Më fjalë tjera Veriu i Kosovës u okupu nga Serbija me nje strategji te përgatitur mire, derisa këta mafiozet tanë plaqkitshin cdo gje për çdo ditë duke mos u kujdes për veriun, apo ndoshta kështu ishin marr vesh me Serbinë në ndonjë takim diku ne erresirë.

Dialogu me Serbinë dhe maskarada e Hashim Thaçit.

Pasiqe u ngaterru kështu puna rreth Veriut te Kosovës, më pa te drejtë, por me ndermjetesimin e nderkombetareve Kosova u detyru te futet ne njfarë dialogu të pa krye me Serbin. Aksidentalisht ne krye te këtij dialogu me dhunë u gjendë përkrahësi i interesave te Serbisë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kurse nga ana e Serbisë Çetniku Aleksander Vuçiq. Dhe këtu fillonë loja midis djajve(dreçërve) për Kosovën dhe rreth Kosovës. Kryeçetniku serb Aleksander Vuçiq, jo vetem qe nuk i zbaton bile ato Mareveshje te arrijtura deri me tani, por djallezisht e qiti para pro ruses dhe pro serbës Mogherinit dhe para Thaçit e cili rrinte me duar ne xhepa, tezën e vejtër Serbe për ndarjën e Kosovës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke patur dosje nga Haga, por edhe shumë dosje ne Serbi ra në grackë, u zu rob nga Serbia u shantazhu dhe nuk kishte së nga të ikëte.

Dhe pikërishtë këtu filloi maskarada e Presidentit Hashim Thaçit për ndarjën, copëtimin e Kosovës. Derisa A.Vuçiq fliste më pakë ne publik rreth ksaj çështje, si duket “kompirin e nxehët” ia kishte lëshu në dor Thaqit. Ky i gjori bash si nxënesi i shkollës fillore u bë si papagall i Vuçiqit dhe nuk la gur pa rrexu ne dobi për ndarjën e Kosovës. Në çdo paraqitje te tijë publike te cilat edhe i shpeshtoj ne maje te gjuhes e kishte ndarjën e Kosovës. Jo vetem kaq,ne vend se ai te angazhohej qe ndonje shtet ta njohë Kosovën, ai vepron kundër shtetit te vetë, lobonte gjithandej nepër Evropë për me e nda Kosovën me Serbinë.

E formoi treshen e vetë ne përberje me Aleks Sorrosin djalin e Xhorxh Sorrosit, Kryemafiozin e Shqipërisë Edi Ramën, por aty kur janë ne pyetje interesat serbe dhe antishqiptare aty u gjend domosdo edhe spiuni i rafinuar serb Baton Haxhiu. Thaçi, Rama dhe Vuçiq takoheshin hapur, por edhe mshaftas neper birucat e Evrpoes për te krijiuar planet për ndarjën e Kosovës. Rrethe kësajë aq thellë ka shkuar puna sa shumë analist dhe njohës te kësaj errësire rreth Kosovës po deklarohen se plani veq ështe gadi dhe së pritet se shpejti të shperthej. Kurse ekipi i Kosoves i formuar për këte çështje do te shkoj si Muça pas daive.

Amerika nuk është e përfshiërë në lojrat për ndarjen e Kosovës.

Planet për ndarje e Kosovës e alarmuan edhe Evropën dhe Amerikën. Disa shtet ne krye me Gjermani dhe Britanin e Madhe as qe dojnë me ndegju për këtë punë, janë kunder kësaj idje e cila do te hapëta Kutinë e Pndorës ne rajon e me gjërë,do te ndezete shumë nacilnalizma ne Ballkan qe veç presin te shpërthejnë. Edhe Amerika nuk është e përfshirë në këto lojra makabre për ndarjën e Kosovës. Për ndarjën e Kosovës askund nuk përmendet as ne letrën e Presidentit Donald Trump. Por Hashim Thaçi me do letra po manipulon, po mundohet me ju qitë hi syeve popullit se edhe Amerika e përkrah, çfarë nuk është e vërtetë.

Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq me Edi Ramen janë nguju keq ne folën e qyqeve, këta mjeran, këta mafijozë, matrapazë, këta antikombëtarë, këta djaj te ferrit më mirë është te lenë te qetë Kosovën, sepse Kosova nuk është pronë përsonale e tyre, Kosova është e popullit të sajë dhe se as Edi Rama dhe as Hashim Thaçi nuk e kanë mandatin e popullit që te mërrën më këto punë te pista rreth ndarjes së Kosovës me aremikun tonë shekullor.

Pse po heshtë intelegjenca shqiptare karshi tendencave për ndarjen e Kosovës.

Në kohën e Sllobodan Millosheviqit kur ai ushtronte dhunë dhe terror ndaj shqiptarëve Intelegjenca shqiptare ishte shumë aktive në demaskimin e plateforme së tij për shfarosjën e shqiptarëve. Por tashti kur Kosova po rrezikonë të ndahet ajo po heshtë. E pa kuptueshme. Tash, ose kurr Kosovës i duhet nga intelegjenca Universitare, Akademike, nga mendjet e ndritura të kombit kudo që janë, nga shoqeria civile për ta penguar coptimin e Kosovës. Kjo është detyrë urgjente e intelegjencës dhe popullit që ti del për ballë kësaj errësire të egër qe e ka kapë Kosovën dhe po donë ta copëtojë për interesat e tyre meskine.

Intelegjenca dhe populli,sa nuk është ba vonë, duhet ta ngritë zerin e saj që te ndihet sa më larg, qoftë me peticione, projekte apo elaborat për pasajat e këtilla mesjetare, qoftë nëpër protesta masovike te prirë nga djaleria dhe vajzëria Kosovare te mbrojnë Kosovës nga e keqëja qe po i kanosetë, ti dalin zot te ua tregojnë mafiozeve, matrapazeve dhe tuxharëve te trojeve tona së ku e kanë vendin, duke ju treguar se nuk ka birë nanë që guxonë t’i prekë kufijtë e Kosovës te cilët janë te popullit, janë të pacenueshëm, për këta kufij është derthë gjaku deri ne gju dhe askush nuk guxon te shkelë mbi gjakun e tyre.

Po te ndodhë ndryshe, atehere pse e bamë luftën,pse i dhamë mbi 12 mijë viktima, pse u ba Kosova prush e hi, tokë e djegur, pse u deshtë te bahen gjithë ato masakra ne popull, kush do te përgjigjët për te gjitha këto, kur Serbia shumë vite para lufte e kërkonte Veriun pa luftë. Apo e bame luftën për te ardhë mafiozet dhe matrapazet ne pushtet për ta masakru edhe një hërë Kosovën.