Kosova në krizë të madhe?!

0
404
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kosova është në krizë të madhe. Askush nuk e dinë së kur kjo krizë mund të tejkalohet. Kulmi i krizës politike dhe institucionale arriti në kohën më të ligë, në kohën e pandemisë globale, e cila është duke shkaktuar viktima të mëdha në njerëz dhe dëme po ashtu të mëdha ekonomike. Kosova është sot vendi më i varfër dhe shteti më i izoluari në Evropë! Të parën dhe as të dytën nuk e justifikon asgjë, dhe nuk e ka merituar ky popull.

Na futën në kriza të llojllojshme njerëzit më të dobët të mundshem të politikës. Rrënuan gjithëqka para veti si Cunami i pamshirshëm, e jo që Kosova është atdheu i tyre dhe që bëhët fjalë edhe për bashkëvendasit e tyre! Midis pandemie për ta kthyer pushtetin e humbur, rrëzuan një qeveri të mirë. Pandemia ka marrë hov të madh, dhe seriozisht është duke e rrezikuar popullatën e vogël të Kosovës. Kjo kastë politike e lanë rrugën e progresit, e zgjodhen rrugën e krimit, korrupcionit, nepotizmit…

E shëndruan Kosovën në pronë të tyre private! E përjashtuan shumicen nga vendimarrja, i përjashtuan duke i qitë përtoke më djersën dhe mundin e tyre. Plagë të rënda i shkaktuan Kosovës. E zvetnuan shumë edhe te ardhmen e gjeneratave që po vijnë. Janë duke i daktisur rininë tonë të pashoqe rrugëve të botës. E lanë Kosovën të izoluar si ne geto.

Shitën toka armiqëve serbosllavë të djeshëm dhe të sotëm, edhe pse ata na vranë e na shanë?! Ka ardhur koha, apo ajo ka qenë moti, të mos bindjës qytetare karshi këtyre strukturave grabitqare, karshi këtyre njerëzve që nuk dinë kur bëhët mjaftë?! Gjendja e rëndë ekonomike, pa punësia enorme, varfëria, hajnite…, e tash së fundi edhe pandemia janë duke e rrezikuar seriozisht edhe çenjën tonë kombëtare ?!