KOSOVA NDERON ME NJË PLLAKË DHE STATUJË SENATORIN AMERIKAN ROBERT DOLE

0
327
Kosnett me foto për statujën e Bob Dole

Nga Frank Shkreli

Të djelën me 30 gusht, 2020, Republika e Kosovës do të zbulojë një pllakë dhe do të vendosë një statujë në qendër të Prishtinës në kujtim të vizitës së ish-Senatorit Robert Dole dhe 6 kolegëve të tij senatorë amerikanë. Ishte Senatori Dole, ai që paralajmëroi i pari Washingtonin dhe botën — i pari,pasi u këthye nga ajo vizitë në Kosovë, për fundin e ish-Jugosllavisë si shtet federativ.

Pas “shtypjeve shokuese” që kishte parë në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të sensibilizuar Kongresin por edhe popullin amerikan për krimet dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë, nga forcat kriminale të Millosheviqit.

Kjo ishte, pikërisht, edhe periudha që njëherazi vuri në lëvizje edhe lobimin në Kongres dhe pranë qeverisë federale të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili megjithëse i vogël në numër, arrijti të siguronte një mbështetje të pa parë deri atëherë — në qarqet e politikës amerikane – në favor të të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, në përgjithësi.

Vendimi për ngritjen e statujës dhe të pllakës përkujtimore, për të shënuar këtë ngjarje tepër të rëndësishme, jo vetëm në historinë e Kosovës modern si shtet i pavarur, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi, ishte marrë në fillim të këtij viti, siç mund të lexoni kronikën (historikun) e botuar me atë rast, me 28 shkurt, 2020.

Shkrimi është botuar me 28 shkurt, 2020:
https://fjala.info/kosova-nderon-se-shpejti-me-statuje-ish-senatorin-amerikan-robert-dole/