Kosova, malet, pushka e lirisë

0
707
Malet e Rugovës

Skënder KaraçicaSkënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Shteti, ligjet, dorëheqja

Në Kosovë duhet të krijojmë traditën e moralit politk të dorëheqjes

Në përvojën e vendeve me demokraci dhe pluralizëm, për shkak të rasteve dhe skandaleve dhe të problemeve tjera shtetërore, bartësit e përgjegjësive, pa ndonjë hezetim në rastin e Agon Musliut nga Gjilani, japin dorëheqjen si akt moral.

Në këto rrethana aktuale, dy bartësit e funksioneve të qeverisë në detyrë në Prishtinë, z. Vitia dhe Sveçla, do të duhej pa ndonjë hezetim të japin dorëheqje nga fuksionet e tyre të akorduara nga kabineti qeveritar në detyë të Albin Kurtit.

Më këtë nismë të institucionit ligjor të dorëheqjes. Do të ishte e kohës që kjo qeveri në detyrë dhe qeveritë që to të vijnë në Kosovë, të krijojnë praktikën demokratike dhe ligjore bashkë me moralin politik të dorëheqjes në këso rastësh dhe të tjera, që e zemrojnë dhe tronditin qytetarët e vendit tonë.

Morali politik i dorëheqjes veçse e forcon shtetin demokratik dhe ligjor të Kosovës!

Çikago, prill të motit 2020


Këso kohe

(Kombe, shtete, sjellje, demokraci)

Kuptimi më i mirë i sjelljes njerëzore mund të ndihmojë në zgjidhjen e disa prej sfidave më të cilat ndodhët njerëzimi.

Ky është përkufizimi i Dekadës së Sjelljes!

Fjala demokraci në fjalor përcaktohet si një sistem qeverisës i shumicës që mbeshtetët tek organet zyrtare legjislative.

Profesor Xhejms Gobson, profesor i shkencave politike në Universitetin e Uashingtonit në St.Louis të Mizurit, thotë se demokacia është më shumë sesa thjeshtë institucionet.

Profesor Gobson thotë se kultura politike është jetike për demokracinë, veçanërisht niveli i tolerencës politike mes qytetarëve.

Kjo është emërmirë për trajtat këso kohe të jetës në Kosovë…!

Çikago, prill të motit 2020


Kosova, malet, pushka e lirisë

“Nuk kam djalë e as vajzë, vetë nuk jam i zoti, ketë pushkë e kam ruajtur për këtë ditë, o bijtë e mi…!”

Thirrja e Adem Jasharit në Drenicë: “Hajde e luftojmë bashkë” kishte marrë jehonë gjithandej maleve që, në parakalimet e djelmenisë së UÇK-së ato ishin bërë kazerma të krismave të pushkëve për Lirinë e Kosovës…!

Edhe djelmenia e Shalës së Bajgorës kishin nisur haberin për Drenicën heroike.Ne po vijmë Drenicë!Në po bëhemi krahu i Adem Jasharit. Ne po po i bashkohemi thirrjes: Eja të luftojmë bashkë…!

Në malet e Shalës së Bajgorës, një plak i urtë kishte dalë që të shohë me sy sesi djelmenia e UÇK-së ishte bërë gati që të marrë malet e lirisë dhe pushkët në dorë, që të dalin në pritë të hasmit shekullor, që, në historinë vrastare pati vrarë dhe dogji shqiptarët në tokën e djegur të Kosovës…!

Plaku i Shalës i afrohet komandantit të UÇK-së dhe duke uruar për Udhën e madhe të Lirisë, i thotë:

Nuk kam djalë e as vajzë, vetë nuk jam i zoti, ketë pushkë e kam ruajtur për këtë ditë, o bijtë e mi…!“.

Çikago, prill të motit 2020