Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Që shumë kohë temat politike janë bërë axhenda kryesore në skenën tonë politike. Temë mbi tema është bërë shënimi i vijës kufitare më Malin e Zi. Për këtë temë ia vlen me debatue gjatë, së është e interesit madhor për Kosovën, siq do të ishte për secilin shtet tjetër. Shumë çka u folë dhe përfolë rrethë kësaj teme. Kjo qeveri kryeneçe binomiale e PDK-së dhe LDK-së, deri më tash nuk është duke i marrë parasysh të gjitha ato argumente të eksperteve tanë, së shënimi i vijës kufitare është falje e 8200 hektarëve toke Malit të Zi.
Dihet së kjo nuk kaloi për ratifikim në kuvend së koalicioni qeverises nuk i kishte votat e mjaftueshme. Kryeministri, Isa Mustafa po vazhdon më avazin e vjetër së Demarkacioni prapë duhet të mbetet i formës së mëparshme, e që nuk besoj shumë së do të kalon vetëm nese kontrabandohet në ndonjë formë, e që do të përshkallëzonte situatën politike në Kosovë.
Kjo temë duket e arsyeshme për te mbetur si temë qendrore, por nuk justifikohen temat tjera politike të sterpërseritura sa për të thenë diqka, për ta justifikuar mos angazhimin e kësaj qeverie krejt të dështuar në planin zhvillimor ekonomik. Që dy vite qytetarët kan mbetur duke ndëgjuar zenka të ndërsljella, afera të ndryshme të korrupcionit dhe krimit të organizuar.
Një status kuo të llojit të vet qytetarët e përjetuan për gjashtë muaj radhazi më rastin e formimit të koalicioni të madh VLAN, i cili dështoi, së Mustafa përdori metodën mashtruese tipike komuniste karshi koalicionit duke u futur në gjirin e PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve, si parti që gjithmon vodhi votat në mënyrë industriala, e kjo vlenë për zgjedhjet në përgjithesi deri sot të mbajtura.
Patem proteseta e qprotesta të ndryshme, gazë lotë sjellës në kuvend, ngrehje zhagazi të deputetëve opozitarë nga organet tona të rendit më direktivat e Hashim Thaçiti i cili në rrethana të jashtëzakoshme dhe më qyk të zorit u zgjodhë president, dhe Isa Mustafës… e shumë çka tjetër për mos t’i përseritur së opinioni i gjerë public i dinë mirë të gjitha këto manovra politike. Asnjë punë të hajrit në planin zhvillimor dhe të mirëqenjës nuk ndodhi për këto dy vite. Kjo është e pa akceptueshme për mendjën e shëndosh të njeriut.
Kjo qeveri dhe ky parlament e kanë humbur krejt kuptimin për qka edhe janë të thirrur. Kur po i shohim në media këta qeveritarë dhe këta paralmentarë po duken më shumë si një turmë cirkuzantësh, së sa njerëz të cilët meritojnë ndonjë respekt për punën e deritashme. Unë për vete nuk di së çka duhet të ndodhë tjetër në këtë vend të vogël, e që mos të përgjigjet askush për të gjitha këto dështime të mëdha e të vogla.Kjo punë hazarde qeveritare dhe marrja përmanente më vetevetën, është ka e mbytë këtë popull dhe është ka e rrënon edhe këtë pakë demokraci dhe shtetësi që ka mbetur.
Në vend që faza e tranzicioni të jetë diku ka fundi, ne gjithnjë po kthehemi në fillim. Një kritikë deri diku e mertojnë edhe disa media të shkruara dhe elektronike, të cilat nuk po i luftojnë dukurit negative sa duhet, dhe nuk po merren më temat të cilat lidhën më jetën shumë të keqe të cilën po e bëjnë sot shumica në Kosovë. Lufta primare e pushtetit është lufta kunder dukurive negative, kurrupcionit që është bërë mbytës i shoqerisë sonë. Ky pushtet autokratik, vetëm verbalisht është duke i lufuar dukurit negative. Vrasjët për motive politike moti i kan qitutur në harresë.
LDK-ja e ka Ministrinë e Mbrendshme, dhe Skënder Hyseni i ka futur veshët në lësh, sikur problemi i vrasjëve mos të egzistonte fare. Kryeministri Mustafa në një emision të RTV -21 dëkalaroi së afera – Pronto tashmë është temë e vjetruar së ka ndodhë në vitin 2011. Kjo nuk don koment fare. Sigurisht Mustafa do ta ‘lufton krimin dhe korrupcionin, dhe do ti përmend vrasjët politike kur të vjen koha e zgjedhjeve”. Këtu përfundon gjithqka nga ata në krye të LDK-së siq vepruan kështu gjithmonë vetëm sa ishte kohë e fushatave elektorale.
Në vitin 2017 sipas të gjitha gjasave do ti kemi edhe zgjedhjet nacionale të jashtëzakoshme krahas zgjedhjeve lokale. Në një farë mënyre fushatat veq ka filluar nga partitë kryesore politike. Sondazhët janë një paralajmërim i pregaditjeve për zgjedhjeve. VV sipas disa sondazheve është duke u gjitur si e dyta por edhe si parti e parë, ndërsa LDK-e sigurisht së do të mbetet mbrapa së elektorati rugovianë ndihet thellë i tradhëtuar më koalicionin më PDK-në.
Mustafa numeroj veq humbje, dhe në zgjedhjet e ardhshme nese nuk kemi një reformim të madh të LDK-së, ky subjekt politik dikur i pari, rrezikohet të margjinalizohet. Duket së nuk do të kemi ndonjë parti të re të fuqishme politike nga intelektaulet që do të ishte shpëtim për Kosovën. Nga këta që do të garojnë aktulalisht, VV duket së ka shumë gjasa të dalë e para. Edhe AAK ka më shumë gjasa për të shënuar rritje.
Votuesit ishte dashur ta ndëshkojnë këtë kastë politike në pushtet, së as për afër nuk i përmbushën kërkesat e tyre zhvillimore dhe sidomos nuk bën gjë në sferën e punësimit. Edhe të gjitha sistemet tjera sidomos drejtësia dhe shëndetësia janë duke funsionuar më defekte të mëdha etj. Këto defekte të sistemit gadi despotic nuk riprohen më njerëzit të cilët ishin në pushtet që 17 vite radhazi më ndonjë ndryshim të vogël. Kosovës i duhet një kastë tjetër politike që procest të fillojnë për së mbari…