Kosova ka nevojë për një ”Rilindje” të dytë

2
619

Sinan KastratiDhe ditët e vitit sikur nuk janë të mjaftueshme për t’i kujtuargjithë ato data të lavdieshme të ngjarjeve e të personaliteteve që kishim.

Mburrem-i me ata ata burra e gra e me ato ngjarje që jetojmë me to, sepse e meritojnë dhe kanë vlera, si Gjergj Kastrioti e … Naim Frashëri, Gjergj Fishta e Ibrahim Rugova, Kolonel Ahmet Krasnqi e … Hamzë e Adem Jashari, LSHP (Lidhja Shqiptare e Prizrenit), Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë etj.

Dje ishte përvjetori i 14-të i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Presidentit Historik të Kosovës, letrarit, kritikut e studjuesit të letrave shqipe.
Sot, më 22 janar duke shfletua shtypin, natyrisht në internet, ”më ra në sy” një urim (letër) e Behlul Jasharit e të publikuar në Revistën Drini ” -Urimi i Gazetës Rilindja Presidentit Rugova në fundvitin 2005 me Kalendarin e Pavarësisë Nga Revista Drini -dita e djeshme, dat. 21 Janar 2020.
Kjo sikur më ktheu mbrapa në vitet kur ”Rilindjen” e kishim në çdo kiosk në të gjithë Kosovën.

E pse tash nuk e kemi ”Rilindjen”?
Dikush do të thonte, po ”Rilindja” ishte ”Organ i Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Kosovës”, pse ta kemi atherë?

– Po ”Rilindja” ishte e tillë, por ishte edhe Radio Prishtina e Telelvizioni që kishin fuqi edhe më të madhe shikimi për shkakun se ”Rilindjen” e lexonin kryesisht intelektualët e RTP-nës e shikonin edhe plaka e pleq, që nuk dinin shkrim këndim.

Kosova ”privatizoi” të gjitha ndërmarrjet e mëdha që dikur ishin kenaria e Kosovës, si ”Ballkani” i Suharekës, ”Emin Duraku” i Gjakovës e shumë tjera.
Ishte edhe NGBG (Ndërmarrja Gazetare Botuese Grafike) e Rilindjes e cila botonte me dhjetëra revista, letrare, shkencore e të tjera përveç ”Rilindjes”, gazetës së përditshme në Kosovë e deri vonë, ishte gazeta e vetme ditore në gjuhën shqipe në gjithë ish RSFJ-në (Rep. Soc. Federat. të Jugosllavisë).

Të përmendim vetëm disa nga revistat: Jeta e Re, Përparimi, Shkëndija, Thumbi etj.

Rilindja botonte edhe veprat e klasikëve botërorë e kombëtarë, Shqipëria, bile ende pa i botua Shtëpia Botuese ”Naim Frashëri” në Tiranë, si psh kompletin e veprave të Ismail Kadaresë, në kohën më të keqe që përjetonte Kosova, më 1981, pastaj kompletin e Eqrem Çabejt, Lasgush Poradecit, Asdrenit etj.

Rilindja, Rilindja ishte vërtetë një Rilindje për shqiptarët e Kosovës.
Rilindja, u mbyll, ndërsa RTP-së iu ndryshua emri, në RTK, sikur RTP-a të mos kishte qenë e Kosovës.

Ajo ishte shkolla e parë shqipe ku na i dha ata që edhe sot kemi nevojë për ta, Esat e Hasan Mekulin, Ali Hadrin e Anton Çettën, Mark Krasniqin e Idriz Ajetin. Ishin këta që na treguan kush kemi qenë e çka duhet e mund të bëjmë.

Disa nga të lartpërmendurit pata fatin e i njoha. Ndejta me ta dhe iu shtrëngova duart. Mësova prej tyre. Tre prej tyre i kisha edhe e mentor (Hasan Mekulin e Anton Çettën e Idriz Ajetin).

Rilindja, muajin shkurt, edhe 21 ditë e ka ditën e lindjes.
Më 12 shkurt 1945 në Prizren doli gazeta historike Rilindja, me shkronja plumbi të ardhura nga Tirana.

Rindja, kush ishte ai që e kishte propozua këtë emër kaq të mirë, të madh e domethënës?
Nuk e di por e di se Ai njeri ose ata njerëz kanë qenë të medhenj.
Më duket se autorët që e pagëzuan ”Rilindjen”, ishin edhe më të mëdhenj se vetë themeluesit e Rilindjes në Itali (në Firencë) e asaj në Francë (Renesancë).

Esadi Jonë ishte më i madh se Danteja e … Petrarka sepse ne nuk kishim asgjë, nuk kishim as ”Mona Liza” e as vepra letrare, artistike, piktura e skulptura 1*).

Me Rilindjen, e në Rilindje filluam të shkruajm ABETARET e para në Kosovë e mësuesit e parë shqiptarë, të ardhur nga Shqipëria nuk u ndalën. Ishte Mehmet Gjevori, autori i parë i Abetares shqip në Kosovë.

Ata burra që nuk ishin të paktë, që na sollën dritën e librin, sikur u harruan.

U harrua edhe Rilindja.
E shoh të nevojshme të them publikishte:
Kemi nevojë për një RILINDJE, edhe për një gazetë, si ”Rilindja”.

1*) Komedia Hyjnore (Divina Commedia) është vepra madhore e poetit, shkrimtarit dhe politikanit italian Dante Aligieri, një prej teksteve kyç të letërsisë perëndimore. Vetë Dantja e pati quajtur librin thjesht Komedi “Commedia” dhe duket se prapashtesa Divina (hyjnore) iu vu librit prej Giovanni Boccaccio në veprën e tij “Trattatello in laude di Dante”, – marrë nga Wikipendia.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 22 janar 2020

2 KOMENTE

  1. o Sinan komunisti i RSFJ-se,

    po kush po te ndalon ty me e botue nje gazete me emrin RILINDJA!!!??????

    Kur te kesh deshire dhe vullnet, urdhero eja ne Kosove dhe filloje botimin e Rilindjes… por beje kete me paret e tuaja… edhe shkruaj çka te don zemra dhe shpirti, dhe dituria… LIRIA ESHTE NE SHFRYTEZIM… hajde edhe fillo…

    çka po pret!!!???

  2. Me rastisi ta lexoj ket shkrim sante bile bukur vone. Shkrimi i Sinan Kastratit paska peraafersisht nje muaj qe eshte botu. Po qe pasi e lexova shkrimin krejt natyral e me argumente, qe nuk i plake koha ! Sinan Kastrati me plot te drejtë e pershkruen gazeten Rilindja dhe nepermes saj e nxite nostalgjija per gazetarë e publicistë e njerzi te pendes qe neper mes gazetave e shkrimeve kan pase qellime
    per ta ngrite, kultivu, e lartesu te miren kombetare. Shkrimet e asaj kohe kanë pase kontolle strikte. Ku nuk ka guxu te deformohet gjuha, kultura, etika morali. Pra shkrimet e asaj kohe iu jan nenshtrue parimeve didaktike, metodike arsimore, edukative qe t’i sherbehet kombit shqiptar, qe lexuesi te ndertohet taman te behet intelektual i dijes dhe kultures. Po ketu me nxiti te shkruaj komentuesi Burim Bytyqi.

    Ti zotni horizontin e dijes e paske teper te kufizuem dhe nuk ki kapacitet as njerzor as intelektual, qe Sinan Kastratit t’i drejtohesh me ironi banale se pse qenke banal e tangall o livadh. Me zgjate me ty komunikimin eshte ma shume se sa shpenzim material ! Prano pershendetje Sinan Kastrati Urime festa – dita e pavaresise dhe i gezofsh zgjedhjet ( referendum ), ku garda keqeberse Humbi turpshem dhe Albini me Vjosen arriten piedestalin e numrit te votave !

Komentet janë mbyllur.