Kosova ka nevojë për një qeveri pro-amerikane

1
345
Pirro Prifti

Prof. Pirro Prifti, TiranëRevista Drini28 Mars 2020

Rrëzimi i qeverisë Kurti mbetet një fitore e madhe e politikës kosovare, kundër disa drejtuesve dhe partive kosovare, e cila me 82 vota nga 120, i tha jo vendosjes së Nacional-Islamizmit në Kosovë.

Rrëzimi i qeverisë Kurti nëpërmjet mocionit të mosbesimit me 82 deputetë pro, tregon se politika kosovare po reagon ndaj refraktaritetit të disa politikanëve kosovarë, të cilët po drejtonin Kosovën me 24% të votove të fituara në zgjedhjet parlamentare. Dihej që vetëm nëpërmjet Koalicionit mund të drejtonte vendin Albin Kurti.

Sidoqoftë, mbajtja e linjës kokëfortë dhe refraktare së Haradinajt për shumë probleme të pazgjidhura të Kosovës, qoftë brenda vendit e qoftë me BE e SHBA si dhe me Serbinë, tregon sesa pak ky grup politikanësh kosovarë, që drejtojnë Kosovën, e kuptojnë politikën ndërkombëtare dhe aq më pak gjeopolitikën e BE dhe SHBA në veçanti.

Është shkruajtur mjaft për qeverinë 50 ditore Kurti dhe shumë e përkrahin atë por jo më shumë se 25% e popullatës. Problemi Kurti dhe Haradinaj ka një të përbashkët –  kokëfortësinë dhe Refraktaritetin ndaj zgjidhjeve alternative dhe opsioneve që jep BE dhe SHBA. Njihet fare mirë budallallëku i Haradinajt në takimin katër palësh vitin e kaluar midis Kancelares Merkel, Presidentit Makron, Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe vetë Haradinajt, kur të gjithë insistuan për të hequr taksën 100% ndaj Serbisë. Madje pas kthimit në Kosovë, Haradinaj e drejtoi gjithë inatin dhe mllefin e takimit kundër Edi Ramës, kundër vëllait të vet duke e quajtur atë tradhtar, e plot epitete të tjera.

Po kështu Albin Kurti që para se të bëhej Kryeministër ndërmorri një fushatë në Kosovë dhe në Tiranë në emër të paritsë së tij Vetvendosja, një fushatë e tipit nacionalist.

Ky grup politikanësh kosovarë në emër të luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të rritur në Kosovë, e cila axhendë është e drejtë në dukje, ka në fakt ‘underground’ ashtu si e kam komentuar edhe më pare, me synime të tjera anti-europiane që mund të cilësohen sipas meje synime nacional-islamiste për ta bërë Kosovën një pashallëk të tyren, ku të drejtojnë vetëm ata sipas mënyrës që duan vetë, pa pyetur BE dhe SHBA dhe pa dëgjuar këshillat e vëllezërve të tyre shqiptarë dhe duke harruar historinë e shqiptarëve dhe të pavarësisë së Shqipërisë kur nga 40 firmëtarë të Pavarësisë së Shqipërisë 12 firmëtarë ishin nga Kosova.

Politikanët kosovarë duhet patjetër të kuptojnë se lidhjet e forta me BE dhe SHBA janë mundësia më e mirë që Kosova të realizojë aspiratat e saj:

– integrimin në BE

– bashkimin me Shqipërinë në mënyrë që një shtet i madh me shqiptarë të kenë mundësi dhe të ardhme, nëpërmjet integrimit, i cili mund të arrihet me realizmin e disa hapave një nga opsionet, të cilave mund të jetë mini-shengeni, dhe më vonë një hapësirë e madhe shqiptare në Ballkan.

Çdo opsion tjetër i fshehur në mendjen e disa partive politike apo drejtuesve politikë kosovarë, të shprehura herë pas here nëpërmjet ideve të të ashtuquajturit Komb Kosovar, nëpërmjet goditjeve kundër shqipes standarte, nëpërmjet heshtjes ndaj radikalizmit fetar të kamufluar, nëpërmjet afrimit me islamin Turk, festave turk-arabe religjioze, të gjitha këto të çojnë në idenë e nacionalizmit-islamik Kosovar.

Kosova ka nevojë për një qeveri properëndimore, që të dëgjojë SHBA dhe BE. Nuk është për t’u habitur nga deklarimi i Grennel i cili tha se Kurti pranoi të hiqte taksën 100% kur biseduan tet a tet, por pastaj Kurti nuk e plotësoi kërkesën amerikane. Pavarësisht përplasjeve të Haradinajt me Kurtin, duke e akuzuar Kurtin se ka pasuri dhe shtëpi, përplasjet e politikës kosovare me njëri-tjetrin kanë ravijëzuar dy pole të mëdha: polin pro-amerikan dhe polin pro-turk nacionalist islamist. LDK në këtë rast po luan rolin e ndërmjetësuesit dhe ky ishte shkaku se përse LDK bëri Koalicion të pamundur me Vetvendosjen e Albin Kurtit.

Në këto kushte duhet patjetër që Parlamenti Kosovar të krijoë një qeveri të re ndoshta gjithë përfshirëse pa politikanë Nacional-islamistë, por me një Kryeministër pro-perëndimor dhe pro-amerikan.

Nuk duhet harruar se SHBA, NATO, BE, për të shpëtuar Kosovën shkelën rregullat e ligjet ndërkombëtare dhe çliruan Kosovën nga një pushtim 100 vjeçar serb.

Kështu pra, ka ardhur koha që politikanët kosovarë të afrohen dhe të zbatojnë rekomandimet perëndimore nëse duan që të kenë një shtet me prosperitet, ndryshe çdo gjë do të vihet në dyshim, sepse nacional – islamizmi është jo vetëm i rrezikshëm, por edhe destruktiv. Historia ka treguar plot shembuj, ku nacionalizmi extremist ka dështuar dhe do të dështojë, ndërsa integrimi në bashkësinë e madhe globaliste ka të ardhme për kombet e vegjël dhe të mëdhenj.

[email protected]

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.