Kosova është robnuar në mbrendinë e konstruktit politikë dhe ideologjik, si një botë pa alternativë ?!

1
1737
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Me këtë strukturë pushtetare Kosova do të plaçkitet deri në themel. Po e plaçkitin grupe profiterësh të cilët i ka ba bashkë interesi, e jo partitë politike të cilat i takojnë. Po të ruhej koherenca partiake PDK-e dhe LDK-e, si dy subjekte më koncepte diametralisht të ndryshme politike nuk do të kishin lidhur kurrë koalicion. PDK-ja dhe pse e proklamuar si parti djathtiste në fakt i takon krahut të majtë politik. LDK-ja moti është proklamuar dhe ka qenë subject i krahut të djathtë politik, por nga vdekja e Rugovës edhe kjo parti nuk e din as vet së cilit taborr politik i takon. Në fakt partitë politike në Kosovë ende kan mbetur të pa profilizuara mirë.Kolacionin e bën grupet e fuqishme mbrenda partiake pa e pyetur shumë elektoratin.

PDK-së kështu iu zgjidh laku nga fyti pas periudhës gjashtë mujore të koalicionit VLAN, e cila kishte mbetur duke kërkuar partner qeverises. E gjetën LDK-në e cila përfundimisht u bë patericë e PDK-së pas gjithë atyre deklaratave së nuk do të hyn kurrë në kolacion më PDK-ne .Qysh u bë mbrapsht ky koalicion i madh, ashtu edhe mbrapsht shkuan punët që dy vite. Shkuan këto dy vite të mandatit qeverisës të Isa Mustafës pa realizuar gadi asgjë madhore për çka është edhe e thirrur çdo qeveri e një shteti. Krerëve të PDK-së u ra mish në biber siq thonë për ti vazhduar avazët e vjetra të keqpërdorimeve të mëdha dhe ruajtjës së pasurisë së pa ligjshme. Por edhe kreut të LDK-së ky koalicion i leverdisi për ti mbajtur postet e larta partiake dhe pushtetare, për të njejat qëllime të keqpërorimeve të posteve të larta shtetërore.

Gjatë këtyre vitëve pamë vëtem përplasje të ndërsjella politike Pozitë dhe Opozitë. Pamë krizë pas krize si ekonomike ashtu edhe kriza politike, deri të kriza institucionale e cila kursesi të përfundon. Dhe, as që do të përfundon më këtë klasë politike në pushtet, e cila më kriza edhe po ushqehet. Edhe Opozita bukur shumë po ia bën argati kësaj pune, së kurrë nuk ishin unik sa duhet në qendrimet politike dhe ne veprimet konkrete të tyre. Opozita shpesh ishte e përqarë në momentet ndoshta kur vëtem edhe pak është nevoitur që qeveria binomiale Thaçi–Mustafa të bien nga pushteti. Duke mbetur në pushtet ata që janë në listë të kësaj Gjykate, mendojnë që ti shpëtojnë disi duke prodhuar kriza permanente.

Së a do tu lëverdisin manovrimet e tilla të dëmshme politike, mbetet të shihet deri në fillim të vitit të ardhshem, kur do të fillon edhe punën Gjykata në fjalë. Dëmet e këtye përplasjeve politike direkt po i paguajnë qytetarët. Më ata që janë mësuar të punojnë keq që 17 vite, e disa edhe më heret nuk do të këtë ky shtet kurrë bereqet. Këta janë do harama të popullit të cilët edhe më haram janë duke mbijetuar në skenën tonë politike. Gjithçka kan qitur në ankand public bashkë më shtetin e ri të Kosovës. Këto dy grupe të caktuara politike të PDK-së dhe LDK-së bashkë më do servilë aty rreth e rrotull kan bërë privatizime sipas dëshirës së tyre. Po punësojnë njerëz sipas përkatësive partiake, por më parë po i punësojnë ilakat e tyre, militantët e ndryshem, duke i lënë anash krejt interesin e përgjitshem të shtetit.

Këta i kan ndalë proceset zhvillimore dhe demokratike duke na kthyer mbrapa, apo shumë mbrapa si në kohën e fashizmit.Zatën edhe sjelljët e tyre janë hileqare dhe të tipit autokratik. Gadi 90 përqind të popullatës i kan bërë të varfër, më të varfërit në Evropë. Është e çartë tashmë së në Kosovë ndryshimet nuk mund të bëhën më këta matrapazë politikë, të cilët secilën ditë po e fundosin shtetin dhe të ardhmen e brezave që po vijnë. A ka gjë më tragjike për shqiptarët e Kosovës të cilët masovikisht po i braktisin vatrat e tyre shekullore. Vëtem mbrenda një harku kohor shumë të shkurtër vendin e kan lëshuar 130 mijë veta. Po të kishte ndodhur ky ekzod në Gjermani psh. jam i bindur së do të kishte shkuar komplet qeveria në shtëpi.

Edhe po ti vihet flaka vendit në të katër anët, këta nuk do të largohen nga pozitat e uzurpuara. Nese në secilin vend demokratik tjetër në botë shtypi dhe shkrimet ndrrojnë pushtete, këta analfabetet potencialë politikë, as dert së kan së kush çka shkruan në mënyrë të argumentuar. Nese qytetarët po mendojnë së vetëvetiu do të vijnë ndryshimet pozitive, gabohën rëndë. Këta i kan lëshuar rrënjet thellë në të gjitha sistemet, dhe nese këto rrënjë nuk hiqën, nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore. Kosova është robnuar në mbrendinë e kontruktit politik dhe ideologjik si një botë pa alternativë. Gjuha propagandistike e politikës dhe gjuha e manipulimit ka arritur në stadin më ta lartë politik.

Propagandën shumë ua zhveshi ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelica Viets, e cila tha së “Kosova ka çështje më urgjente sesa ratifikimi i Demarkacionit më Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe”. Secilën ditë opinioni i gjërë po ndëshet më retorika, ose siq thuhet më retorika të shtuara të kastës në pushtet, të cilat po iu shërbejnë për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë. Krejt politika e tyre bazohet në retorikë si formën e propagandës dhe të manipulimit, për ti qitur nga loja argumentet e shumta të cilat flasin për nivelin e lartë të krimit dhe korrupcionit, dhe nivelin shumë të ulët të mirëqenjës, pa punësisë të përmasave enorme, të cilat i potencoi edhe ambasadorja gjermane, Viets, etj. Këta e kan mbushur aq shumë kupën, e cila veq që nuk ka eksploduar…

1 KOMENT

  1. Lidhur me perpjekjet per emigrim te disa qytetareve te Kosoves, lexojme shume artikuj për dukurinë e kerkimit te jetes më të mire. Analistët konkludojnë, pa asnje fakt, pa asnje analize, pa i pyetur asgjë ata qe kerkojne jete me te mire jashtë Kosoves. Ne artikuj flitet ne emer te njerezve me te cilet analistet nuk e kane pase asnje kontakt, asnje pyetje per ta.
    Pyetja me e thjeshtë per një person qe deshiron te shkoje jasht Kosoves do te ishte :
    Pse don te shkosh jasht Kosoves? Pergjegjjet do te jene te ndryshme me aresyera te ndryshme. Disa do te jene te sinqerta, disa te pasinqerta.
    Kosova eshte vend i mrekullueshem, por nuk eshte vendi me i mire dhe me i zhvilluar ekonomikisht ne Europe, e as ne Bote. Prandaj ka njerez qe deshirojne te jetojne ne vende më të zhvilluara se Kosova.
    Zvicra, Gjermania, Franca, Britania , Amerika jane shtete me te zhvilluara se Kosova, dhe ka shum Kosovar qe deshirojne te jetojne ne keto shtete sepse deshirojne te kene standardet e ketyre shteteve, e jo te Kosoves.

    Une po i shkruaj vetem disa aresyera pse dikush shkon te jetoje jasht Kosoves:
    Qeshtje shendetesore, sepse Kosova nuk ka sistem te mire shendetesor si shtetet e lartpermendura; bashkimi familiar, sepse ma shum se 1.2 Milion Kosovar jetojne jasht Kosoves; menagjimi i dobet financiar duke shkuar ne 20-30 dasma për një vit, bixhozi nëpër kasino, bastet nëpër bastore, shkuarja nëpër lokale ku zhvillohet “ Kallashi dhe Kallashizmi”, probleme familijare –pronesore, hakmarrja, ëndrra te bëhesh Rita Ora, Gjerdan Shaqiri, Ferid Murad, Lorik Cana, Emine Qunmulaj, Eliza Dushku………. ëndrra te bëhesh hajn ne Milano, ose diller i droges ne Hamburg, ëndrra te behesh sikur astronauti shqiptaro-amerikan William Gregory edhe shumë ëndrra dhe mundësi tjera qe i ofrojne shtetet me të zhvilluara se Kosova.
    Dy Milion Kosovar ne Kosove dhe 1.2 Milion Kosovar jasht Kosoves jane popullate unike qe krijojne marredhenje fqinjesore, shoqerore dhe familiare, te cilat ndikojne qe shum qytetar te e ndërrojne vendbanimin…..ne te dy kahjet, ne Kosovë ose jasht Kosovës.
    Prandaj ne nuk duhet t’ua ndalim ëndrrat dhe planet e këtyre njerzve por duhet te ju deshirojme fat ne realizimin e ëndrrave. Qdo dite ne media tona flitet ne superlativ per sukseset e Shqiptareve ne vendet jashte Kosoves duke u krenuar me te arriturat e tyre , prandaj edhe shume te rinje deshirojne te arrijne sukseset sikur te lartpermendurit.
    Natyrisht qe nje zhvillim me i mire dhe nje zbatim maksimal i ligjeve ne fuqi, do te zvogelonte migrimin por kursesi nuk do te e ndalonte krejtesisht. Sepse qfaredo zhvillimi ekonomik te ketë, njerezit prap do të ndërrojne vendin e jeteses.
    Pastaj nje faktor per shperngulje është edhe histeria apo kopjimi i fqiut, i familijarit etj. Ate qka ben fqiu, familiari ose shoku, e ben edhe kopjuesi i tij.
    Nje eshte fakt: Kosova ne historine e saj kurr nuk ka pase me shume njerez te punesuar, kurr me shume liri kombetare dhe qytetare, kurr me shume nxenes dhe studente, dhe kurr standard më të madh.
    Afro 3 mije Kosovare punojne ne Afganistan per nje jete me te mire me te ardhura mesatare afro 4000 $ Amerikan, te cilet gjenerojne afro 140 Milion Dollar ne vit. 180 mije Kosovar punojne ne Zvicer, qe gjenerojne afro 6 Miliard Franka Zvicerane ne vit, nese rroga mesatere e tyre eshte 3000 franka Zvicerane.
    Afersisht jane edhe numrat ne Gjermani, Britani dhe SHBA. Llogaritet se ne shtete jasht Kosoves jane te punesuar afro 400 Mije Kosovar, te cilet jetojne me familjet e tyre, e qe llogaritet te jenë mbi nje milion, pa i llogarite edhe afro 150 mije Shqiptar të perjashtuar nga Kosova ne Turqi ne vitet 1950-ta, te cilet tani jane afro 1 Milion.
    Nuk shkojne vetëm Shqiptaret ne vende tjera per nje jete me te mire: ne Kosove jetojne se paku 10 mije punetore te vendeve te ndryshme te botes te cilet kane ardhe te jetojne ne Kosove per nje jete me te mire.(ketu nuk llogariten ushtaret Amerikan te cilet kane ardhe te e mbrojne lirine dhe pavaresine e Kosoves).
    Qdo person i huaj duke perfshi edhe te gjithe Ambasadoret qe punojne ne Kosove kane ardhe te punojnë per nje jete me te mire. Poashtu te gjithe ambasadoret dhe punetoret tjere diplomatik te Kosoves, kane shkuar te jetojne ne shtete tjera per nje jete me te mire. Edhe disa Musliman te Kosoves jane shperngulur dhe jetojne ne Siri, Irak, apo ISIL, sepse sipas tyre kushtet atje jane me te mira se ne Kosove. Ata deklarojnë se atje e ndiejne vehten me mire se ne Kosove.

    Te analizojme disa shtete si vijon:
    Afer 4-6 milion Amerikan jetojne dhe punojne jasht Amerikes ..per nje jete me te mire.
    Afer 6 Milion Britanez jetojne jasht Britanise per nje jete me te mire.
    Afer 5 Milion Rumun te BE-se jetojne jasht Rumunise per nje jete me te mire.
    Afer 3 milion Bullgar te BE-se jetojne jasht Bullgarise per nje jete me te mire.
    Afer 9 Milion Turqi jetojne jasht Turqise per nje jete me te mire.
    Afër 1.5 milion Grek të BE-së jetojnë jasht Greqisë për një jetë më të mirë
    Afer 400 Mije Zviceran jetojne jasht Zvicres per nje jete me te mire.
    Afer 2 milion Gjerman jetojne jasht Gjermanise per nje jete me te mire.
    Afer 1 milion shtetas te Zelandes se re jetojne jasht Zelandes per nje jete me te mire.
    Afer 1 milion Kanadez jetojne jasht Kanades per nje jete me te mire
    Afer 15 Milion Meksikan jetojne jasht Meksikos per nje jete me te mirë

    Njeriu ne historine e njerezimit gjithmonë ka levize prej vendi ne vend, dhe do te jetoj atje ku mendon se do t’a ketë më mirë.

    P.S. Pas çlirimit me 12 Qershor 1999, me shum se 150 mije Kosovarë (te perjashtuar nga Kosova para luftes gjenocidiale 5 Mars 1998-12 Qershor 1999)… janë kthyer ne Kosovë… për një jetë më të mirë…

Komentet janë mbyllur.