Nga Skënder MULLIQI
Shumica janë lodhur në këtë vend të lodhur në secilin plan të jetës dhe të punës. Thellë në mbrendi të trupit dhe të qenjës jemi mbushur më derte të jetës të cilat na kan lodhur fizikisht, shpirtërisht, emocionalisht… Kolumnet si zakonisht publikut i sjellin një llojë të shikimit dhe të sqarimit të aktualitetit politike, ekonomik dhe socialë… Shumë deri më sot kam bërë komente të ndryshme më qëllimin më të mirë. Parësore për mua kan qenë dhe janë fenomenet e jo njerëzit. Shkruesi i këtyre shkrimeve është lodhur edhe me shumë kolegë të tjerë. Dhe, kjo lodhja jonë nuk don të thotë ama bash asgjë sikur gjithë këto negativitete të cilat e kan vërshuar Kosovën të kthehen ne pozitivitete. Duket së pak gjë do të këtë nga kjo punë ! Sikur ky popull është mësuar të vuaj, sikur kurrë nuk po mëson nga pësimet.
Shumica janë mërzitur, mllefosur, demoralizuar dhe të gjitha këto nuk po vlejnë ama bash asgjë në këtë shoqëri. Jemi lodhur të gjithë më zgjedhje pas zgjedhjeve nacionale dhe komunale, të cilat nuk sollën deri me sot ndonjë të mirë për këta njerëz të këtij nënqielli.Pamë kandidatura, pamë logo, pamë spote dhe koncepte bajate politike. Pamë jo seriozitet, pamë dhe shijuam në lëkurën tonë shumë të keqija gjatë këtyre viteve që as shtaza nuk i ban. Elitat politike në pushtete futën në funksion të gjitha makinerinë propagandistike karshi të gjitha vlerave shoqërore.
E gjithë kjo bëri që në vend të stabilitetit politik dhe stabilitetit ekonomik të kemi jo stabilizim te duhur të shoqërisë, dhe të kemi edhe tradhëti karshi qytetareve dhe shtetit. Po iu bëjmë ende aplaudime njerëzve të njejtë në pushtet, të cilët grabitën qdo të mirë materjale… Fjala mafi për qudi ka marre konotacion pozitiv, ne vend të ndeshkimit. Jemi bërë inert karshi kësaj klase politike reakcionare të cilat nuk I kan dy lidhje së qka është politika dhe qka është shteti. Kan vërshuar fytyrat karikaturale të cilat janë bërë për transport mbeturinash. Jemi lodhur nga partitë politike të pa ndonjë concepti të duhur politik dhe zhvillimor.Kosova është lodhur nga këta liderë.
Kjo qka po i servohet Kosovës nga kjo kastë politike është mjerimi ynë, është fati ynë i keq. Ky popull i lënë pas dore po gjindet ashtu si po dinë dhe po mundet. Populli është lodhur nga historia të cilën sikur nuk po e kupton dhe të cilës po i quditët… Kosova është lodhur nga fabrikat të cilat nuk po punojnë dhe as që do të punojnë, së nuk ka kush ti vën në funkcion dhe as ti ndërton te rejat. Kosova është lodhur nga zbrazja e qyteteve dhe e fshatrave duke mbetur gjithnjë e më shumë në pleqë e plaka. Shkollat gjithnjë e më shumë po mbesin më me pake shkollarë. Kosova ka mbetur në margjinat e civilizimit të cilin kurrë deri më sot nuk arriti ta prek si duhet…Kosova është lodhur nga përqarjet politike, përqarjët krahinore e regjionale.
Kosova ka mbetur shumë largë Evropës, sepse në pushtet janë ngjitur ata të cilët e dojnë një Kosovë vetëm për vete. Unë do tu lutesha të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, që bashkarisht pa dallim partishë politike pa dallime krahinore të bëhemi pjesë active e shoqërisë, së vetëm kështu edhe mund ta ndryshojmë gjendjën për të mirë, së jeta shpejt po kalon. Ti lirohemi nga iluzionet dhe nga mashtrimet të cilat po na servohen që shumë kohë. Jeta, shoqëria dhe politika bëhën vëtem më njerëz të ditur. Jemi lodhur më zgjedhje sterile, më politikëbërje si lopa që ban baglën. Mos ta fundosim jetën dhe të ardhmen e brezave që po vijnë. Vlenë që të luftojmë deri në fund për një jetë më të mirë dhe më të begatshme. Kosova mundet dhe ka kapacitete që shumë më mirë të organizohet. T’i lutemi të gjithë Zotit që të bëhët mirë, së edhe lodhja si barrë e rëndë mbi supe sado pakë na kalon !