Kosova e Para në Botë…

0
389
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Skënder Mulliqi Nga Skënder MULLIQI

Është shumë që të jemi të parët në botë lexues të ndëruar!!! Mjaft ishim të fundit në Evropë, si vendi më i varfër, si shteti i vëtem i izoluar si në geto nga bota demokratike.

Edhe 21 vite pas luftës edhe pse më shumë struktura ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare, jemi pa të drejtën e lëvizjës së lirë në shtetet Shengen! Po jemi bërë edhe kampinon, e kjo do të thotë shumë për një vend të vogël si Kosova?! Jemi ndër të parët sigurisht në Evropë për nga numri i banorëve për korrupcion. Ndër të parët sigurisht renditemi edhe më hajni dhe hajna ordinerë! Hajnat më të mëdhenj na janë bërë njerëzit e politikës. Po vjedhin dhe plaçkitin në të katër anët, si me grabujë të mirat e popullit?!

Thonë gratë kur shkojnë në ndonjë të pame, kur vdes dikush ”shyqyr që ra kjo dekë e u pamë”. Ra ky Virus Global dhe kjo klasë politike grabitqare e tregoj fytyrën e vërtetë të saj. Së pari, e tregoi duke e shfrytëzuar krizën e pandemisë globale, krizën ekonomike dhe varfërinë të shkaktuar vet, për të rrëzuar ata që i mundën më votën e lirë.

E rrëzuan qeverinë e mirë Kurti, se nuk e pranuan humbjën e pushtetit pas 20 vitësh. Nuk pranuar që t’i humbasin të mirat e përvetësuara në mënyrë jo ligjore. Nuk pranuan t’u konfiskohët kjo pasuri e paligjshme! Nuk pranuan që për keqpërdorime te vogëla dhe të mëdha të përgjigjën para organëve të drejtësisë. Sikur nuk menaxhuan mirë asgjë në politikë dhe ekonomi, nuk po e mengjojnë mirë as situatën më pandemi, ku çdo ditë kemi nga dhjëtra të vdekur e shumë të konformuar më koronë.

E tash, edhe më pandemi po bëhëmi kampion, po bëhëmi shteti i parë në botë më me së shumti të vdekur!!! Kështu bëhët shteti !!! Për ju nuk ka përgjegjësi, për ju s’ka moral politik e njerëzor, e mos të flasim për llogaridhënie para popullit dhe para Zotit!

Revista amerikane presitigjioze “Bloomberg” sigurisht ka fakte relevante kur thotë së kemi kaluar në krye të tabelës botërore më virus ?! Po ju deshtën më e “hangër” për së gjalli, Albin Kurtin, pse ishte ai në pushtet, e jo Ju. Pothuaj çdo ditë organizuat konferenca për media, pa asgjë serioze veç së nuk e duruat një njeri, që dështi tu qesë të palarat në sipërfaqe. Pa asnjë të vdekur deshtët të shpallni gjendjën e jashtëzakonshme ! Turp. Çdo ditë i bëtë linçime politike. Unë nuk them se Albini është njeri përfekt. Së nuk ka njeri perfekt në këtë botë. Por, ku ishit ju se? Askund hiç.

Ju rrënuat çdo vlerë shoqërore para vetit. Instaluat aparat represiv autokratik. E keni kapur fort organët e shtetit për gryke! Po e bëni Kosovën vend të pa jetueshëm ! Kështu vazhdoni së po dëshironi më lënë vendin pa rininë tonë të mrekulleshme, duke e dëtyruar për një vend të punës, të ikin kah tu shohin sytë dhe mendja!!! Ju nuk dini së çka keni nga pasuria, kurse në anën tjetër, na janë bërë një armatë e atyre, që nuk po e kan bukën mirë në sofër…!