Nue Oroshi
Që prej vitit 2017 e deri në marsin e vitit 2020 dialogu dhe korniza e këtij dialogu Kosovë-Serbi rrëzoi me radhë pa i kursyer fare tre Kryeministra të Kosovës Isa Mustafën,Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin. Në një mënyrë apo tjetër direkt apo terthorazi që të tre u rrëzuan si shkak i mosarritjes të një kompromisi të mbrendshëm politik për dialogun.Ky mosakordim solli rrebelimin mbrenda koalicioneve që përfundoj në të tre rastet me rrezimin e qeverive.Kjo shihet qartë pavarsisht luftës politike që bëjnë liderët për të fituar poena politike ata në një mënyrë apo tjetër janë të varur nga shtetet që na kanë përkrahur që ta bëjmë shtetin kryesisht nga Amerika dhe Gjermania.
E krejtë çka po mundën të bëjnë liderët politik shqiptar në këto tri vite është që t´ia fusin ndërsakmsën njëri-tjetrit dhe ta rrëzojnë partnerin politik me të cilët po ndërtojnë partneritet të rrejshëm dhe jo partneritet për qytetarin.Më një fjalë në këto katër vitet e funditë asnjë Parti politike shqiptare në Kosovë nuk i kanë qëndruar stabil partneritetit politik apo marrveshjes së shkruar politike për bashkëqeverisje madje shpeshherë duke e përdorur edhe Amerikën e Evropën si pretekst për shkatërrimin e koalicioneve.Kjo e ka sjellur Kosovën në një jostabilitet politik dhe në një politikë pa një shtegdalje.
Politikanët e Kosovës dëshirojnë të ndërtojnë diç për të cilën edhe ata vetë nuk janë të sigurtë se do të funksionojë por vetëm ta bëjnë një eksperiment politik sa për ta futur në grusht buxhetin e Kosovës, dhe për ta ndarë në mes veti partitë e koalicionit kuptohet përmes formave dhe tendereve të ndryshme duke futur nëpër borde të ndryshme militant partiak dhe dërguar në diplomaci vëllezërit, motrat, dajallarët, tezakët, militantët partiakë të cilët dorën në zemër shumica as që e dinë se çka është termi diplomaci e le më të veprojnë si diplomatë.Po shihet se Kosova është ardhur në një gjendje aspak të mirë politike.
Edhe koalicioni në mes të dy partive të proklamuara si koalicion i shpresës i humbi shpresat qytetarëve të Kosovës për 52 ditë, afat rekord i rënies së një Qeverie. Tash kemi një pandemi në Kosovë ku kësaj i shtuan deputetët e parlamentit edhe një Qeveri në dorëheqje duke i hequr Mandatin Qeverisë Kurti I.
E keqja është se Albin Kurti sillet si të mos kishte ndodhur asgjë dhe nuk merr hapa të rinj për të themeluar një Qeveri të re por kërkon zgjedhje në kohë kolere, kurse partitë e tjera kërkojnë themelim të Qeverisë se pakicave pa e përfshirë partinë fituese të zgjedhjeve.Të dy këto rrugë janë rrugë shumë të gabuara që e dergojnë Kosovën në një përplasje qytetare që nuk dihet se si mund ti vij fundi.Për këtë përplasje madje kanë investuar shumë kohë shërbimet e huaja sekrete antishqiptare.
Çka duhet bërë në këtë moment të kësaj krize politike?
Partitë shqiptare duhet të ulën se bashku, ta bëjnë një plan të një Qeverie Ekspertësh që do të vijnë nga të gjitha Partitë Politike që janë pjesë e Kuvendit dhe kjo Qeveri Ekspertesh të funksionojë për një afat kohor 18 deri në 24 muaj.Kjo kohë do të jetë e mjaftushme që të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe të vendoset vija e kuqe në dialog për mosndryshim të kufijve të Kosovës.Pasi të përmbyllet kjo çështje pas dy viteve mund të ketë edhe zgjedhje në Kosovë dhe partitë të matën me njëra tjetrën se çfarë forme të Qeverisjes i afrojnë qytetarit.
Natyrisht se gjatë kësaj periudhe kohore të ndërrohet edhe ligji për zgjedhje ku Kosova të ndahet në 60 zona zgjedhore dhe 60 deputet të zgjidhen direkt nga qytetari kurse pjesa tjeter të hyn në Parlamentin e Kosovës përmes listës që afrojnë partitë fituese të zgjedhjeve që e kalojnë 5 % për tu bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës, si dhe te hiqen 20 vende deputetesh të pakicave që janë shkelje flagrante e demokracisë, por të vetmën mundësi që duhet lejuar pakicave është lirimi nga 5 % do t´iu mundësoj atyre futjen në Parlament në bazë të fuqisë elektorale ku të gjithë pakicat do të kenë 8 deri në 10 deputet.Çdo rrugë tjetër që po tentohet siç është rasti i Vetvendosjes për zgjedhje të reja si dhe veprimi i LDK-AAK-Nisma me mbështetjen e PDK për Qeveri të re është i gabuar.