Kosova “Bebe e Amerikës”

0
446
Bekim Rexhepi

Në këto të drejta dhe liri, popujt i kanë ndërtuar interesa e tyre. Por, që këto interesa nuk janë gjithnjë të ndërtuara mbi të drejtat dhe lirinë e përgjithshme, ato interesa i kanë ndarë ato të drejta dhe liri, i kanë seleksionuar në mëkate antipopujsh dhe antifatesh.

Shkruan Bekim Rexhepi

Mendimi kundër kritikës është mohimi i mendimit kritikë, dhe kjo duket të jetë aversion i një kontaminon të gjithë hapësirës pa disonancë dhe gjithashtu një metodë agresive që do ti fashitë burimet e kritikës, mënyrë që të krijoj më lehtë rehati për llumin politik.

Kritika dhe kritikët në çdo shoqëri duhet të shikohen me admirim dhe duhet të janë në objektiven e arsyes sepse gjithnjë dhe gjithmonë ka dhe mbase, do të ketë tendenca që kur të merret pushteti nga dikush për arsye të tyre, kritikët dhe kritikat të vdesin. Kjo tendencë vrastare e pushtetit do të jetë e pamundur të ndodh në shoqëritë demokratike, madje edhe në shoqëritë me probleme dhe kaos politike, sepse duhet të ketë gjithnjë e më shumë zëra që do të prishin disonancën politike që yshten për ti zhbërë kritikat dhe kritikët. Megjithëkëtë kontaminim të hapësirës disonante kritika dhe kritikët mbijetojnë.

Është një lloj budallallëku të ligjërosh hapur sot apo të ngritsh teza të instrumentalizuara për të ashtuquajturën mëkat amerikanianë për orientimin antiamerikanë të shqiptarëve, jo më pak se të tjerët shqiptarët ndihmuan kauzat e të drejtës dhe të lirisë. E drejta dhe liria e çdo populli duhet të ndërtohen në çdo cep të botës në mënyrë që të kenë kuptim ato.

Edhe sot e drejta dhe liria jonë (shqiptare), ka dhe mbartë sfidë politik, përballë paragjykimeve se si do të duket ajo, e plotë apo e përgjysmuar në kohë dhe për të tjera kohë. Në këto të drejta dhe liri, popujt i kanë ndërtuar interesa e tyre. Por, që këto interesa nuk janë gjithnjë të ndërtuara mbi të drejtat dhe lirinë e përgjithshme, ato interesa i kanë ndarë ato të drejta dhe liri, i kanë seleksionuar në mëkate antipopujsh dhe antifatesh. Duhet pranuar me guxim dhe duhet thënë hapur që ne shqiptaret jemi privuar nga mëkatet. Të drejtën dhe lirinë tonë nuk mund të shndërrojmë në mëkate të vetvetes, përse ka pushtet dhe të pushtetshëm që për interesa të ngushta të tyre, ne të vazhdojmë të jemi barrë e kohës dhe e të tjerëve që duanë ne të jemi pa të drejta dhe pa liri të plotë

Ka një kontaminim të gjerë që do të mashtroj trurin e shoqërisë për të mos pasur të drejtë mbi të drejtën e tij dhe për të mos pasur liri mbi atë lirinë e tij. Ka një tendencë të shpërfaqur që Kosovë është tashmë një “bebe e Amerikës”, duke i dhënë atributin e vetëm të lindjes së shtetësisë sonë. Kjo nuk mund të pranohet nga asnjë shqiptar sepse fundi është kundër tyre, është kundër shqiptare.

Duhet të sqarojmë se në të drejtën dhe në lirinë tonë, Serbia ka ushtruar ndikimin absolut të shfarosjes dhe të zhbërjes më pastaj edhe të tjetërsimit të atdheut tonë. Por, për të drejta dhe liri popujsh e individësh, bota tashmë kishte ndërtuar marrëveshje dhe karta mbrojtëse. Por për to duhej shumë prova e, provat tona nuk ishin të pamjaftueshme, ato prova po bëheshin aq të pamjaftueshme në sytë dhe veshët e botës, sa që po bëheshin pyetje se ç’janë marrëveshjet dhe karta e botës për të drejta dhe liri. Intervenimi i Perëndimit nga NATO dhe SHBA-ja, ndodhi kur në këto pyetje urgjente u shtuan zërat kudo në botë. Veçanërisht më me ndikim ishte Wesley Clark, i cili ushtroi ndikimin e tij human tek presidenti B. Clinton dhe tek H. Solana, ish shef i NATO -së; https://www.bits.de/public/articles/osteuropa9-05.htm

Të cilët pastaj ndërmerren vendimin për intervenim ndaj Jugosllavisë se re( përkatësisht Serbisë se mbetur). Ky intervenim ndërkombëtar, padyshim dhe pamohueshëm se ndihmoj njerëzit që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ky intervenim i ka kthyer njerëzit në vendbanimet e tyre pavarësisht përkatësisë se tyre etnike.

Ky intervenim i forcave ndërkombëtare nuk mund të quhet edhe një lindje e një “bebe”, e veçmas një “bebe Amerikane” siç po quhet shteti i Kosovës. Ndërhyrja qe humanitare dhe respektim i kartave ndërkombëtare.