KOSMA DHE BANDITËT

0
786

ALBERTO MORAVIA

Pak fjalë mbi novelën

Novela Koasma dhe banditët u botua me seri në gazetën javore ”Sot„ nga tetori gjer më 6 dhjetor 1940, kjo novelë e Moravisë i përket atij frymëzimi të goditur novelash me intrigё ose – për të përdorur një titull – me subjekt intrigues. Intrigё,- kuptohet e vazhduar dhe e zgjidhur magjistralisht; dhe, domethënë e trilluar në mënyrë zbavitëse dhe po në mënyrë zbavitëse, shkruar dhe zgjidhur. Një frymëzim, mbase jo shumë i parapёlqyer nga të gjithë lexuesit e tij, por sigurisht i dashur për të vjetrit dhe besnikët. Duke e riparaqitur më vete dhe me titullin që pati atëherë, pikërisht, novela duhet të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe veçanërisht të lexuesve më të rinj, mbi këtë mënyrë të treguari, e nxitur, gati, nga loja e një fantazie transparente dhe e lirë, për të cilën Moravia di të japë vazhdimisht prova. Është për t’u shënuar se duke e botuar, pastaj, libër më vete, shkrimtari ka bërë jo pak ritokime duke hequr gjithë artificialitetin – i kuptueshëm për ato vite – duke e lokalizuar në një vend të Evropës lindore.

I. KOSMA ECTE DREJTË VDEKJES

Ai, argjendari me emrin Dragotis, një nga argjendarët më të Imëdhenj në kryeqytetin e atij shteti të vogël të Evropës Lindore, pati një propozim me mjaft interes nga një sekser qё quhej Ataman. Bёhej fjalё për të shkuar në një qytet të afërt me qёllim qё t’i tregonin disa xhevahire me vlerë të madhe një njeriu të pasur i cili i donte pёr të stolisur gruan e tij. Argjendarit iu duk qё ky ishte një rast i mirë për djalin e tij tё vetëm qё t’i futej, me kёtё rast, punës së tregtisë. Veç kësaj Kosma ishte ushtruar tashmё në ujdisa llogarish të vogla; dhe, megjithëse i hutuar dhe i kthyer nё indiferent pёr shkak tё gjendjes shpirtërore tё paqëndrueshme, pasojё kjo e moshës rinore, ai tregonte se ishte i shkathët dhe i aftë nga natyra; ndonjëherë Kosma e habiste të atin me zgjuarsinë e tij të beftё. Argjendari i tha të birit se duhej të shkonte në atë qytet së bashku me sekserin qё ishte njё njeri i besuar i tij. I ati do t’i jepte tё birit një çantë meshini me gurë të çmuar. I bëri djalit të gjitha sqarimet nё lidhje me çmimin dhe cilësinë e mallit. Pёrpos kësaj nuk bëhej fjalë veçse për disa të dhëna paraprake; t‘i tregonte gurët e çmuar zonjës e cila ishte shtatzënë dhe nuk qe në gjendje të bёnte rrugën gjer në kryeqytet; pas kësaj babai do të shkonte vetë qё tё përfundonte shitjen e mallit. Kosma, gjithmonë i gatshëm për të pranuar çdo lloj detyre, e priti me kënaqësi këtë barrё. Jo se e kishte dhe aq pёr zemër tregtinë e babait, por për Kosman qё ishte ende i shpërqendruar dhe kureshtar njёkohёsisht, siç janë shpesh të rinjtë njëzetvjeçarë, të shkonte e tё bёnte tregti me këta gurë të çmuar, ishte një aventurë e vёrtetё; ishte tamam si të shkonte e tё gjuante pёr derra tё egër nëpёr honet rreth kryeqytetit apo si të rrezikonte veten natёn në lokalet më popullore. Ai ishte ende në moshën e lumtur të zbulimeve, gjurmimeve, eksperimenteve dhe pasigurive. Kjo prirje pёr aventurё, nga ana tjetër, s’do ta pengonte atё që të ishte i vëmendshëm dhe i kujdesshëm, sipas porosive qё kishte marrё nga i ati. Ai ishte si fëmijët që, edhe duke bërë veprime si të mëdhenjtë, e dinë qё po luajnë dhe, megjithatë, tregojnë në lojë më shumë seriozitet dhe zell se sa të mëdhenjtë në punët e tyre të mëdha.

Kosma arriti i pari në takimin e caktuar nё orët e para tё mëngjesit në sheshin e qytetit nga ku zinte fill rruga krahinore. Ishte korrik dhe pisku i vapёs tashmë, bënte që të avullonte freskia e rreme e natës. I veshur me rroba të bardha, me syzet e zeza mbi hundë, me çantën e çmuar në sqetull, Kosma, e ndjente veten tё lehtësuar dhe tё kënaqur, ai shijonte mё shumё shëtitjen se sa fitimin. Autobusёt e mbushur plot me njerёz, ndalonin te sheshi dhe pasi boshatiseshin përfundimisht nga pasagjerët, dy apo tri kafene, nxirrnin disa tavolina nё kёtё shesh dhe i vendosnin në hijen lozonjare të rrapeve me gjethe tё dendura ; në atë orë kamerierët hidhnin kova me ujë mbi asfaltin e nxehtë, duke krijuar kështu një freski të përkohshme që e magjepste Kosman. Edhe çanta prej lëkure që shtrëngonte nёn sqetull, pёrbёnte pёr tё njё arsye qё tё gëzohej dhe tё fantazonte. Mendonte se të tjerët pandehnin qё ajo çantё ishte e mbushur me kostume banje ose me sende të tjera të këtij lloji, por, përkundrazi, ajo ishte e mbushur me byzylykë prej platini: situatë kjo si ”komedia e keqkuptimeve”*, por ai ishte i vetmi që zotëronte fillin e lëmshit. Megjithatë mendimi për një grabitje të mundshme i vetëtinte herë pas here nё mend; por ky mendim ishte si diçka e largёt dhe e këndshme në ankthin e saj, si një ëndërr e llahtarshme qё nuk arrin të bëhet makth. Me të gjitha këto ide përzihej rregullisht, ideja e shëtitjes. Njё shëtitje e bukur nëpër fshatin e lulëzuar qё kishte fytyrën e njё qytetit të lashtë krahinor, ku ai nuk kishte qenë kurrë. Me kёto mendime nё kokё vërtitej Kosma duke vështruar autobusët që arrinin dhe niseshin prapё. Më në fund një makinë ngjyrë kafe, e zbuluar, por me capote-n e ngritur lart, u ndal përpara tij, pasi bëri një gjysmërrotullimi në sheshin e qytetit. Në timon qëndronte një i ri hollak e thatim, me lëkurë tё zezё si metis, i veshur me një palë tuta gri si prej mekaniku. Atamani rrinte ulur mёnjanё nё mёnyrё komode nё sedilen e pasme tё makinёs, duke e zënë atё të gjithën. Ai i bëri shenjë Kosmas që të ulej përpara, pranë drejtuesit të makinës. Kosma hipi nё makinё dhe ata u nisën menjëherë.

Për Atamanin, Kosma s’dinte asgjë, ndonëse e shihte shpesh dhe jo vetëm për çështje pune. Ishte një burrë rreth tё tridhjetepestave, i bardhë, i butë si rrobë e lagur dhe i majmë si një derr. Kishte një fytyrë të gjerë, të flashkët dhe të zbehtë, me sy të vegjël, hundëshqiponjë, me buzët tё holla, e sipërmja me mustaqe të imta, e poshtmja e dalë. Ishte i shkurtër, me kokë e bark të madh. Fliste shkurt e prerë, me seriozitet e plot sentenca, veçanërisht kur ishte fjala për biseda të rёndomta. Kjo mënyrë eliptike dhe serioze të foluri edhe kur donte të ishte hokatar, s’linte kurrë pa nxitur te Kosma një të qeshur fëminore. Për këtë, Atamani i dukej tepër simpatik, prandaj dhe kërkonte shoqërinë e tij. E dinte se një çast i kaluar me Atamanin ishte një çast i sigurt argёtimi, dhe kaq i mjaftonte. Nё kёtё mёnyrё Kosma e kujtonte simpati mirёdashjen e pacipё dhe komike tё Atamanit; me naivitet shihte dashuri, atje ku nuk kishte veçse shakara mekanike. Kosma s’e dinte qё për Atamanin shakatë ishin një armë dhe një maskë njёkohёsisht; i pastërvitur, ai s’ kishte mësuar ende të mos u zinte besë, përgjithësisht, njerëzve me humor.

Në tё vёrtetё Atamani nuk ushqente asnjë lloj simpatie për argjendarin dhe djalin e tij; madje, përkundrazi, ushqente mllef dhe zili. Me forcën e të qeshurës ai kishte hyrë drejt e në shtëpinë e tyre, madje, si mik i familjes; por nën këtë qëndrim prej babaxhani dhe të përzemërt, fshihej një indiferencë e pashpirt dhe mizore. Atamani ishte një prej atyre njerëzve që s’dinë të veprojnë veçse pёr përfitim personal duke e shoqëruar kёtё sjellje tё tyre me njё agresivitet tё pabesё dhe sikur të mos kishte rrugë të mesme: ose të mashtrosh ose të mashtrohesh dhe, si pasojё e kёsaj, mashtrimi i tyre të mos ishte tjetёr veçse një hakmarrje e parakohshme për tjetrin. Drejt një konceptimi të tillë të jetës atё e shtynte edhe shpirti prej shtiraku, kaq i zhvilluar tek ai, për të cilin çdo gjë që s’kishte të bënte me interesin e tij, nuk mund të ishte tjetër veçse njё diçka e tepërt, e rreme dhe si qëndismë. Një vëzhguesi të mprehtë, Atamani s’do mund t’i frymëzonte tjetёr përveçse përbuzje. Por babai i Kosmas nuk shihte veçse sekserin tek ai; dhe vetë Kosma s’ishte inteligjent.

Me këtë koncept pёr punën dhe pёr marrëdhëniet njerëzore, s’është për t’u habitur qё Atamani, si lojtar dhe qejfli, të ishte futur qysh herët nё telashe. Në të vërtetë ai ndodhej në një gjendje të dëshpëruar kur i erdhi në mendje t’i propozonte babait të Kosmas qё tё bёnin tregti me gurët e çmuar. Ishte fjala për një allishverish real, po Atamani s’e kish syrin tek ato pak pare qё do tё fitonte si ndërmjetës. Asnjëri prej kёtyre të treve qё ishin në makinё, veçanёrisht Kosma, nuk duhej të arrinte kurrё nё atё qytet ku ndodhej njeriu i pasur qё do tё blente diamantet. Çështja qëndronte në të vërtetë në planin qё kishte përpiluar Atamani pёr tё vrarё Kosman dhe t’i merrnin atij gurët e çmuar duke e paraqitur kёtё si një grabitje. Kështu pra, Kosma ecte drejt vdekjes qё nga çasti qё hipi në makinë dhe zuri tё qeshte vetëm nga qё e pa Atamanin ashtu të shëndoshë dhe përtac, tё shtrirë mbi jastëkët e sedijes së pasme. Por siç ndodh me disa lloj gazesh vdekjeprurës që tё krijojnë një ndjenjë euforie, atij i duhej të qeshte gjersa t’i vinte fundi.
gjersa t’i vinte fundi.

II. ATAMANI

Kurrë, në fakt, Atamani s’ia kishte dalё si atё ditё qё tё bёnte Kosman tё qeshte. Shakatë me shpirt, batutat, hokat, shtrembërimet e fjalëve komike, historitë, frazat më të befta, nuk pushonin së vërshuari, së gurgulluari plot freski nga sedilja e pasme, ndërsa makina nxehej ndërkaq duke u ngjitur e duke zbritur nëpër kodrat me diell. Kosma, me çantën e çmuar, vendosur mbi gjunjë, s’bënte tjetër veçse qeshte, po me atë mospërmbajtje të fuqishme, tipike me ato teshtimat qё shkakton duhani apo speci. Atamani, i ngjashëm me një prej statujave baroke qё simbolizojnë një lumë, qё mbajnë nё duar njё qyp qё derdhet dhe qё rrinё brinjas me kёrthizёn jashtë, qëndronte shtrirё mbi jastëkë, me barkun që i dridhej prej çdo lëkundjeje, i fshehur nёn velin e njё bluze me vija të kaltra, e linte të rridhte pёrherё, shkulmin e bollshëm tё haresë duke u shfaqur gjithnjё si serioz, Gjithçka e ngacmonte: pulat që kapërcenin rrugën në çastin qё kalonte makina, gratë e shtëpive tё rojtarёve tё rrugës. Atamani nxirrte kokën nga dritarja e makinёs me qёllim që t’i shante, duke i lenë ato të habitura, e ngacmonin makinat që e parakalonin, pamjet e fshatit, qielli, çdo gjë. Me këtë – 8 – 8 rast përziente kujtimet, anekdotat, refrenet. Gjithçka e bёnte me një ton të përpiktë e të sigurt prej bufoni që Kosmas i dukej i këndshëm. Bashkëpunëtori i Atamanit nuk thoshte asnjë fjalë dhe mezi buzëqeshte duke u rrudhur në faqet thatime me dy quka majtas. Kishte një epitet të çuditshёm: «Torta», dhe Kosma pandehte se ky ishte emri i tij. Por kulmi i humorit të Atamanit dhe i tё qeshurёs së Kosmasit arriti kur makina u kryqëzua me grupin e çiklistëve dhe me makinat sportive qё shoqёronin rrethin çiklistik ndërballkanik. Atamani la që të kalonte moria e çiklistёve, me fituesit entuziastё dhe makinat e pluhurosura dhe turmën e gazetarëve dhe mekanikëve, kur u ngjit vargu i të vonuarve dhe arritën çiklistët e fundit që tashmё s’kishin asnjë shpresё, jo vetëm për tё fituar garёn, por as të zinin ndonjë vend nderi, prapё ata rropateshin njëlloj të djersitur e të vetmuar nën njё diell vdekjeprurës, Atamani, si të thuash, e tejkaloi vetveten. Duke e nxjerrё trupin pёrgjysmё jashtë dritares, filloi t‘i shajë ndyrё fatkeqёt. «Budalla… idiot… pse vrapon?… Tani s’arrin më shumë… brinar… s’e sheh që ke një fytyrë brinari?…

Ti vrapon dhe e humbet garën kurse gruaja jote sakaq të vë brirët atje nё shtёpi… këmbë shtupë… i marrë… torollak…» e kështu me radhë. Çiklistët në rrugë, të gjithё tё kërrusur mbi timonët e ulët, tёrboheshin, kurse Atamani dyfishonte sharjet dhe Kosma mbante brinjët me duar dhe i rridhnin lotët nga e qeshura e madhe. Por pas rrethit çiklistik, Atamani u mbështet përsëri mbi jastëkët dhe heshti papritur plotësisht, si njё dordolec qё i është këputur filli. Më kot u mundua Kosma që ta ndizte sërish atë vatër gëzimi dhe hareje. Atamani mezi iu përgjigj dhe vetëm pas pak çasteve në makinë u vendos menjëherë një heshtje e plotë. Kosma – 9 – 9 vështronte rrugën, Torta drejtonte makinën dhe Atamani dukej sikur përgjumej, ai tundej e shkundej, krejt i bardhë dhe drithërues ngaqё makina kërcente dhe hidhej pёrpjetё pёr shkak tё rrugёs gjithё gropa. Në të vërtetë po afrohej vendi i studiuar dhe i paracaktuar me kohë, në të cilin Atamani, nё një mendje me Tortën, kishte vendosur ta hiqte qafe, t’i lante hesapet me Kosman. Atamani i kishte gjetur forcat pёr tё bёrё shaka deri sa arritën tek rrethi çiklistik. Por pastaj mendimi zotërues e mposhti. Iu kujtua se po të vazhdonte të tallej, s’do t‘i mbetej mjaft forcë për të vënë në jetë planin e tij. Veç kësaj, tani më shumë se sa të qeshte dhe të bënte të tjerёt tё qeshnin, ishte e nevojshme të mësonte veten dhe, në njëfarë mënyre edhe Kosman, me atë që po bëhej gati të ndodhte. Më në fund, makina, me të lënë kodrat, po hynte në një zonë gati shkretirё. Një fushë e gjerë me bar dhe e zbehtë, e kufizuar në nga malet e zhveshur gurishtorё, me njolla shkurresh të njё pylli të dendur, gati për tё filluar prerja. Asnjë pemë, vetëm ndonjë shkurre e ulët aty-këtu hidhte një hije të shkurtër nën diell. Kuaj hergjele, me bishta tё gjatë dhe të trashë, galoponin lehtë mbi bar. Midis atyre livadheve me dredha, të vetmuara, të shkreta, rridhte me dredha një lumë. Herë pas here Atamani shihte pas shkurreve të dendura që lëshonin hije, rrjedhën e bardhë dhe shndritëse si argjendi tё lumit.

Dita, ndërkaq, po fillonte të thyhej. Nga një re e vogël u përhap dalëngadalë në gjithë qiellin një masё resh pupëlore. Kjo masё tentonte të errësohej dhe të shtrëngohej, duke formuar vetëm një re gri dhe të lartë, të ngjashme me një ballë të vërejtur dhe të menduar. Një dritë e ftohtë, e njëjtë munduese, përhapej mbi gjithë fushën. – 10 – 10 Atamani dhe Torta kishin zgjedhur atë vend si më të përshtatshmin për bëmën e tyre. Përveç vetmisë, diçka e rastit përcaktoi një zgjedhje të tillë. Prej kohësh në gjithë krahinën, endej një bandë, gati kriminale qё pёrbёhej nga hajdutё rrugёsh. Kjo bandë e kryesuar, nga një njeri i dëshpëruar me emrin Glinka, gjer atёherё kishte arritur të kryente mjaft grabitje. Gazetat nuk flisnin për të, me qëllim që të mos pengonin veprimet e policisë, por dihej në mënyrë të turbullt se një ushtri e vërtetë rojash i ndiqte keqbërësit tё cilёt, megjithatё kishin mundur t’i shpëtonin gjithmonë kapjes nё saje të egërsisë së skajshme dhe vendosmërisë me anё të cilën kur i ndiqnin a përlesheshin me ta nuk nguronin tё vrisnin kundёrshtarёt dhe nё saje të bashkëpunimit të fshehtë me shumë fshatarë dhe banorë të periferisë. Atamani, keqbërës i padënuar mё parё dhe i rastit, e kish llogaritur qё krimin qё do tё kryente t’ia ngarkonte kёsaj bande duke përfytyruar me të gjitha hollësitë një sulm të tillë, të barabartë me ato, ku së fundi kishin mbetur viktima, udhëtarë të tjerë të zonёs. Për këtë qëllim, prej kohësh, pa rёnё nё sy, kishte marrё tё dhёna pёr zakonet dhe veprimet e bandës nga njё komisar, i njohuri i tij. Ishte e vërtetë se banda vepronte në të gjitha anët e krahinёs, në largësi të madhe nga vendi i zgjedhur nga Atamani, por ky nuk shqetësohej për kaq pako gjё; veç kësaj banda vetë, jepte prova për lëvizje të mëdha duke dhënë goditjet e saja në zona të ndryshme dhe të paparashikuara. Pastaj, edhe nëse banda, njё herё e kapur, do të refuzonte autorësinë e krimit, askush s’do ta besonte bandёn për këtë. Dhe ai ndërkaq, pasi tё kalonte pak kohë, do të dinte shiste pёrsёri nёn dorё gurёt e çmuar, të shndërruar nё mёnyrё tё pёrshtatshme. – 11 – 11 Plani, siç shihet, ishte studiuar gjer në hollësitë më të imta.

Atamani, bashkё me Tortan kishte bërë nja dy udhëtime në atё vend, për të përcaktuar trajtat e tij. Tani si gjithë njerëzit me shpirt tё vogёl dhe të ulët, Ataman kishte një besim të madh tek teknika. Saktësia e planit të sajuar prej tij, ishte bërë për të një domosdoshmëri edhe më e ngutshme e nevojёs sё tij tё dëshpëruar për para. Ky plan ishte sajuar në mënyrë të tillë sa Atamanit tanimё i dukej e pamundur të mos e vinte nё jetё. Atamani sado që e kishte rrotulluar nga çdo anë, nuk kishte arritur të gjente në të asnjë mangësi. Kaq kishte mjaftuar që tё zhdukej çdo mëdyshje nga shpirti i tij. Për këtë Atamanin nuk e turbullonte as ankthi më i vogël. Ai tani e ndjente veten afër sendёrtimit të planit të tij, si ai zhytësi që ka ecur gjer në fund të dërrasës së trampolinës dhe bëhet gati të hidhet. Atamani ndihej i qetë, sepse në këtë ujë të pabesë nё të cilin ai përgatitej të zhytej, përkundej një barkë që në rast rreziku do ta shpëtonte. Kjo barkë ishte banda e hajdutëve. Atamani jo vetëm që e ndjente veten tё qetë për sa i përkiste sendërtimit tё planit të vet, por ndihej gjithashtu i lirё nё shpirt, ndonёse në mënyrë të ethshme dhe tё ndёrprerё, siç ndodh në çastet e tensionit. Me njё liri gjeniale dhe nervoze qё i vinte nga gjetjet. Gjetja e parё, kishte qenё ajo që e bёri Kosman të qeshte gjatë shëtitjes. Qё ta bënte të qeshte, Atamanit i dukej një mënyrë krejt e vetvetishme dhe e errët pёr t’i hequr Kosmas forcat, ashtu si ca lloj merimangash që i injektojnë viktimës sё tyre një lëng paralizues, para se ta shqyejnë. Çdo e qeshur e Kosmas ishte njё dëshmi se ai ishte i çarmatosur dhe s’dyshonte pёr asgjë. Çdo e qeshur e Kosmas e siguronte Atamanin pёr epёrsinё e tij dhe pёr suksesin e komedisë sё luajtur prej tij. Pa llogaritur qё me gjithë – 12 – 12 ato shaka, ai shkarkonte tensionin që më vonë mund të ishte pengesë për kryerjen e krimit. Gjetja e dytë qëndronte në të folurit ashtu si kot dhe me shaka për bandën që rrezikonte krahinёn. Gjithmonë me instinkt, Atamani e kuptonte se gënjeshtra më e pëlqyer është ajo që ndërtohet me elementë tё vetё realitetit. Në këtë mënyrë realiteti bëhet bashkëfajtor me njeriun me anё tё shfaqjeve tё veta mё tё njohura dhe mё tё padyshimta gjer nё çastin qё njё akt vullneti e ndriçon papritur duke zbuluar tek ai rrezikun e fshehur.

Atamani e kuptonte se s’ka asgjë që të mos e qetësojё më shumë viktimën se sa të luash para saj me thikën qё më vonë do t’i shërbejë atij për t’i prerë gurmazin. Nga ana tjetër, në këtë mënyrë, jo vetëm se e end mё fuqishёm rrjetën e gënjeshtrës, por arrin edhe njё qëllim tjetër, të familjarizohesh me përdorimin e grackёs dhe me veçoritë e saj. Atamani tha se nuk përjashtohej rreziku që të ndesheshin me bandën dhe atëherë do të ishte për ta një fatkeqësi e vërtetë. Mbase atyre u leverdiste që t’i gëlltisnin xhevahiret para se të ishte tepër vonë. Karficat do t’i hante Torta, aq thatim sa ç’ishte, unazat Kosma, për sa u përkiste byzylykëve dhe sendeve tё tjera më kaba, do ta bёnte punёn ai, si mё i shëndoshi nga tё gjithё. Kosma ishte i heshtur dhe s’fliste para Tortës për gjërat e çmuara që kishte çanta, pasi nuk e njihte. Bile në fillim, ishte orvatur të jepte përshtypjen se ruante mostra të ndryshme stofrash. Por Atamani duke e marrë me mend arsyen e mëdyshjes së tij, tha se s’kishte asgjë për t’u trembur, që Tortës mund t’i besonte së paku aq sa dhe vetё atij. Prapё, Atamani i tregoi atij fije për pe, gjithë atë që dinte nga komisari, miku i tij, në lidhje me bandën. Për Atamanin, Kosma tashmë ishte si i vdekur dhe ato lajmet e çmuara kishin po atë rrezik përhapjeje sapo të ishin mërmëritur mbi një arkivol të gozhduar mirë. Atamani e thuri dhe e stërthuri veçanërisht fjalën mbi praninë në bandë të një gruaje me emrin Albina; e bukur mesa dukej dhe e egër dhe më mizore dhe mё e vendosur se vetë burrat. Ky emër iu duk se i interesoi Kosmas në mënyrë të veçantë dhe i bëri shumë pyetje – 13 – 13 Atamanit i cili nuk i kurseu hollësirat, në pjesën më të madhe të trilluara.

Kosma i përhumbur tha se ai emër dhe përshkrimi që Ataman i kishte bërë për gruan ia bënin tërheqëse atë. Do t’i pëlqente të kishte një aventurë me një femër të tillë. Atamani e talli, por pranoi se diçka e tillë s’do të qe pa shije. Më në fund u frymëzua nga logjika e metodës së vet deri nё atё pikё sa zbuloi, gjoja si rastësisht, nën sedile, një çekiç të madh prej druri dhe e pyeti Tortan se për çfarë mund të shërbente vallë kjo vegël dhe në mos, rastësisht, donte ta përdorte, pёr t’u mbrojtur nga hajdutёt. Kështu pra, çekiçi ishte, pikërisht, për të goditur Kosman. Për sa i përket gjetjes së tretë: Atamani s’e kishte përgatitur, ajo i qe dhёnё rastësisht. Në një kthesë të rrugës, në një pikë të shkretë, ja duken dy roja me mushketat hedhur krahaqafë qё qёndronin pa lëvizur pranë një muri të ulёt në hijen e një çiçibanozi. Nё çast Atamani, me një frymëzim të befasishëm i thirri Tortas që të qëndronte, sepse do ta pyeste diçka nё lidhje me rojat. Me t’u ndalur makina, Atamani zgjati kokën dhe u bëri shenjë dy rojave të qё dëshironte t’u fliste. Dy rojat u afruan si pa dëshirë dhe atëherë Atamani i pyeti, nëse ato kishin edhe shumë rrugë për tё bёrё gjer në S., qytet i vogël ky për ku ishin drejtuar. Rojat u përgjigjën se mund të ishin ende dhe nja shtatëdhjetë kilometra. Atamani duke bërë shaka dhe si në mirëbesim pyeti, nëse ishin të sigurt nëpër këtë rrugë dytësore qё nuk rrihej shumё dhe, nëse nuk kishte rrezik që të sulmoheshin nga ato bandat, për të cilat rojat, sigurisht qё kishin dëgjuar të flitej. Por rojat nuk e morën kёtё çështje me shaka, siç i pëlqente e siç dëshironte Atamani.

* nëntitujt e novelës janë përkthyesit

(vazhdon)
Përktheu: Faslli Haliti