Kosharja e lavdisë dhe krenarisë kombëtare

0
560
Beteja e Koshares

Skënder Mulliqi Nga Skënder MULLIQI

Lufta në Kosharën Legjendare do të mbetet data më e ndritur e historisë së re të shqiptarëve. Për herë të parë i thye kufiri shqiptaro-shqiptarë, pas 50 vitësh të okupimit nga Serbia. 114 dëshmorët dhe heronjët e Kosovës, në krye më Sali Çekaj, Agim Ramadani më shokë, janë sublimimi më i mirë i vlerave për liri dhe pavarësi të Kosovës. Në luftën e Kosharës armiku serb pësojë humbjën më të madhe. Edhe vet serbët që ikën nën bisht nën shalë, luftën në Koshare e cilësuan si një Vietnam i vërtetë.

Tashmë kan kaluar 21 vite. Shumë natyrisht. Por, do të kalojnë edhe shumë vite tjera, edhe decenie dhe Kosharja kurrë nuk do të harrohet nga shqiparët. Nuk do të harrohen të vrarët e as të gjallët, së janë historia jonë e lavdishme. Nuk mund të harrohen as komandantët e gjallë si, Rrustem Berisha, Anton Çuni, e të tjerët. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill 2008, i ka rrënjët në 9 prillin e krenarisë së Kosharës. Dhe, më të drejtë kjo datë po quhen ”Ditët e Shqipës”.

”Ditët e Jo Shqipës” janë këto 21 vite në liri nga kjo klasë politike që amanetin Tuaj nuk e dërguan në vend, keqpërdorën më të madhe pronën shoqërore …! Po më vjen vështirë lexues të ndëruar në këtë përvejtor të kësaj ngjarje të lavdishme, të shkruajë këto radhë, por a ka gjë më të tmershme së Kosova, të bie në këtë deregje kaq të ligë ! Të rënët nuk luftuan për poste e parti politike, por luftuan që Kosova të frymon lirshem, që Kosova, të jetë atdheu ynë i përbashkët?!

Ky përvjetor i rënjës së juaj heroike, po e gjënë Kosovën e katandisur më pandeminë e koronavirusit si të gjithë globin. Por, sigurisht së më e keqe së kjo zezonë e kohës, janë koronavirusët e politikës, të cilët na u ka ngjitë si rriqna për trup që shumë kohë, e nuk ka kush qe i shkoqë. Po të ishit gjallë e ta shikoni këtë klasë politike, së si po luftojnë për pushtett!

Turpi i Zotit! Pikërisht në këtë kohë epidemie kur të gjithë do të duhet të ishim të bashkuar, këta janë ndarë e përqarë ! E rrëzuan qeverinë e shpreses në kohë epidemie! Këtyre nuk ju ka mbetur respekt të populli i vet. Na prrallisen më ka krejtë edhe para botës demokratike…!