KORRUPCIONI I KADRI VESELIT DHE CERVENA ZVEZDA E BEOGRADIT

0
466
Tabelë në serbisht

Nga Binak MAXHARRAJ

Kadri Veseli lëri pallavrat për korrupsionin, të cilin për shkak te fushates e ke kapë për qyke, e ke kapë për fyti. Korrupsioni nuk luftohet me fjalë boshe nëpër mitingje, korrupsioni luftohet në institucione, në prokuroi dhe gjykata, te cilat i ke kapë për fyti dhe po ua zënë frymën. Korrupsionin dhe nepotizmin duhesh ta nisish ta luftosh nga gjeneza, e cila është në partinë tande, sepse aty janë të korruptuar i madh e i vogel.

Kadri Veseli lëri pallavrat për korrupsionin, kurse votuesve te PDK tregoju së a do te shkosh me e pa ndeshjën e futbollit në Mitrovicë, midis Trepçes dhe Cervena Zvezdës së Beogradit – ndeshje kjo që sipas FIFA-së paska të drejtë te zhvillohet në Veriun e Mitrovicës, të cilin FIFA po del së e konsideron terrirtor të Serbisë. (?!)

Kjo do te thotë se FIFA haptas po del se nuk e njehë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, kur lejon qe të luhen ndeshjet qe nuk duhet te lejohen, sepse e cenojnë sovranitetin e Kosovës. Apo ju Kadri Veseli e keni lëshuar Veriun e Kosovës në mëshirën e fatit, ku atje serbet e luajnë lojën e djallit se bashku me Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq.

Pse ju Kadri Veseli, por edhe lideret tjerë, gjatë fushatës parazgjedhore flisni për tema pa lidhje, jepni premtime dhe zotime pa mbulës, dhe nuk flisni për çshtjet vitale për kombin, nuk flisni për Veriun e Kosovës, pse ne këto fushata nuk ia spjegoni popullit se si mbeti Veriu i Kosovës kështu siç mbeti nen sovranitetin e plotë te Beogradit ku aje çdo gjë frymon serbish e asgje shqip.

Këto janë temat e nxehta qe duhet te ballafaqohëni me votuesit, apo, po keni frigë, apo veq jeni pajtuar qe Veriu i Kosovës është kështu siç është duke e pëfshirë edhe ndeshjen midis Trepçës dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, e cila do te luhet para hundëve tua. Ban mirë të marrish leje nga Beogradi që të kalosh urën e Ibrit dhe te shikosh këtë ndeshje, sepse s’te ka mbetë tjetër asgje për namë e fytyrë.