Nacionale.Info, 17 prill 2020
Në kundërshtim me narracionin kryesor që po shtyhet përpara, se virusi COVID-19 ishte rezultat i një mutacioni natyral dhe se ai u transmetua tek njerëzit nga lakuriqët përmes pangolinës, Dr. Luc Montagnier, njeriu që zbuloi virusin HIV në vitin 1983 nuk pajtohet dhe thotë që virusi ështe bërë nga njeriu.
Profesori Luc Montagnier, Fituesi i mimit Nobel për Mjekësi në vitin 2008, pretendon se SARS-CoV-2 është një virus i manipuluar, që u lëshua aksidentalisht nga një laborator në Wuhan, Kinë. Studiuesit kinezë thuhet se kanë përdorur koronaviruse në punën e tyre për të zhvilluar një vaksinë kundër AIDS. Fragmente të ADN-së HIV besohet se janë gjetur në gjenomin SARS-CoV-2.
Ne e dinim se versioni kinez se si u shfaq koronavirusi ishte gjithnjë e më shumë nën sulme, por këtu është një tezë që tregon një histori krejt të ndryshme për pandeminë Covid-19, e cila tashmë është përgjegjëse për më shumë se 110,000 vdekje në të gjithë botën. Sipas profesorit Luc Montagnier, fitues i elmimit Nobel për Mjekësi në 2008 për “zbulimin” e HIV-it si shkaku i epidemisë së SIDA-së së bashku me Françoise Barré-Sinoussi, SARS-CoV-2 është një virus që manipulohej dhe u lëshua aksidentalisht nga një laborator në Wuhan, Kinë, në tremujorin e fundit të vitit 2019. Sipas profesorit Montagnier, ky laborator, i njohur për punën e tij në koronaviruse, u përpoq të përdorte një prej këtyre viruseve si një vektor për HIV, në kërkimin e një vaksine për SIDA!
“Me kolegun tim, bio-matematikanin Jean-Claude Perez, kemi analizuar me kujdes përshkrimin e gjenomit të këtij virusi ARN“, shpjegon Luc Montagnier, intervistuar nga Dr. Jean-François Lemoine për të përditshmen Pourquoi Docteur, duke shtuar se të tjerët tashmë e kanë eksploruar këtë rrugë: Studiuesit indiane tashmë janë përpjekur të publikojnë rezultatet e analizave, që treguan se ky gjenom i koronavirus përmbante sekuenca të një virusi tjetër,… virusin HIV (virusin SIDA), por ata u detyruan të tërhiqnin gjetjet e tyre, për shkak të presionit që vinte nga rryma e përgjithshme që ishte shumë e madh.
Në një pyetje sfiduese, Dr Jean-François Lemoine, nëse koronavirusi që është nën hetim mund të ketë ardhur nga një pacient, i cili është infektuar me HIV, Luc Montagnier, tha “Jo“. Për të futur një sekuencë HIV në këtë gjenom, mjetet molekulare janë të nevojshme, dhe kjo mund të bëhet vetëm në një laborator.
Sipas fituesit të Nobel për Mjekësi të vitit 2008, një shpjegim i besueshëm do të ishte se ka ndodhur një aksident në laboratorin Wuhan. Ai gjithashtu shtoi se qëllimi i kësaj pune ishte kërkimi i një vaksine për SIDA.
Në çdo rast, kjo tezë, e mbrojtur nga profesori Luc Montagnier, ka një kthesë pozitive. Sipas tij, elementët e ndryshuar të këtij virusi eliminohen ndërsa përhapet: “Natyra nuk pranon asnjë ndërhyrje molekulare, do të eliminojë këto ndryshime të panatyrshme dhe madje edhe nëse asgjë nuk bëhet, gjërat do të përmirësohen, por fatkeqësisht pas shumë vdekjeve.” Luc Montagnier shtoi se me ndihmën e valëve ndërhyrëse, ne mund të eliminonim këto sekuenca dhe si rezultat të ndalojmë pandeminë.
Kjo është e mjaftueshme për të ushqyer disa debate të nxehta! Aq shumë sa që deklaratat e profesorit Montagnier mund ta vendosnin gjithashtu atë në kategorinë e “teoricienëve të komplotit“: “Komplotistët janë kampi i kundërt, fshehin të vërtetën“, përgjigjet ai, pa dashur të akuzojë askënd, por duke shpresuar se kinezët do ta pranojnë atë që ai beson se ka ndodhur në laboratorin e tyre.
Për të nxitur një rrëfim nga kinezët, ai përdori shembullin e Iranit, i cili pasi mori përgjegjësinë e plotë për goditjen aksidentale në një aeroplan ukrainas, ishte në gjendje të fitonte respektin e komunitetit botëror. “Shpresojmë se kinezët do të bëjnë gjënë e duhur” shtoi ai… “Në çdo rast, e vërteta del gjithmonë, i takon qeverisë Kineze të marrë përgjegjësinë.“