Nga Binak Maxharraj
PDK e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 po i pëjeton ditet me te veshtira në jetën e vetë sepse shënoj rënje drastike të votuesve në këto zgjedhje. Që ateheër PDK nuk po mund e gjëjë vehtën, e as po mundohet ta gjejë, sepse si dukëtë nuk ka fajtor mbrenda saj, kurse jashtë për humbjën e sajë e akuzojnë elektoratin, votusit se pse ata e votuan LVV me Listën “Guxo” te cilët morën mbi 50% të votive. Pas humbjes katastrofale PDK nuk ndërmori asgjë të mençur për ta reformuar partin, për t’i gjetur shkaqet e kësaj humbje, pos qe zgjodhi u/d së kryetarit të PDK Enver Hoxhajn, i cili po sillët rreth mullarit të PDK duke bërtitë si bisha e egër duke i fajsuar të tjerët për këtë humbje.
Por,PDK qashtu qorras pa ndërmarr asgjë që ta reformoi partin qashtu qorras ka vendosur qe me 3 korrik 2021 të mbajë Konventën zgjedhore për të zgjedhur kryetarin e ri. Por unë mendoi që PDK ne këtë Konventë të sajë duhet t’i derdhë arrat për te pasuruar vehtën sepse në PDK është një llomë i madh, një konglomerat figurash të llojëllojshme të cilat janë në konflikt të përhershëm mes vehtës. Si njëri qe rri anash në të gjitha vrojtimeve të PDK mendoj se kjo parti në Konventë duhet jot e konfiktuhohën por me mençuri ta menaxhojnë rrjedhën e punës gjatë Konventes.
Së pari, PDK duhet të pastrohet nga njërëzit e korruptuar, nga njërëzit te cilët ne emer të luftës erdhën ne pushtet dhunshëm, vodhën, plaçkitën u pasuruan pa masë, qe do te thotë u korruptuan dei në fund sa qe nuk u mbeti as sy e faqe në popull. Mu për këtë votuesit nuk e votuan në masë me te madhe kërë parti ne zgjedhjet e fundit. Pra, Konventa duhet të bëjë pastrimin nga njerëzit e korruptuar, qofshin ata komandan apo të tjerë, sepse duke e pare sjelljet e tyre për te gjitha këto vite nese ata nuk largohën por edhe më tutje mbesin në strukturat e partis. PDK veç sherrin do te ua shohë. PDK duhet të freskohët më figura të reja, të afta të menaxhojnë mënçur më PDK dhe te tillë ka si mbrenda por edhe jashtë sajë.
Se dyti, Konventa duhet njehërë e mire ta pastroi vehtën edhe nga SHIK-u. SHIK ishte dhe mbetet një organizatë fantome qe kurr nuk u mësu qellimi i formimit te sajë dhe cili ishte qellimi i sajë pos qe ashtu siç ishte ishte ne kuadër dhe shërbim te PDK me qellim qe fillimisht ti ndihmoj PDK në kapjën e shtetit, u formu gjoja në mbrojtjën e interesave të shtetit. Por SHIK edhe pse ndodhën gjitha ato vrasje te veprimtarve pas luftës nuk qe në gjendje, apo nuk deshti te zbulojë bile ndonjërën nga ato.bile shpesh edhe akuzohëj dhe dyshohëj së ka bërë edhe krime.
Bile SHIK shpesh akuzohëj edhe në Parlamentin e Kosovës për dyshime për pjesëmarrje ne krime, por deputetet merrnin përgjegje se ”do te ju ngi shik” dhe asgje tjëtër. Mu për këtë arësye SHIK nuk u lejua kurr qe te hetohet nga Komisoni Parlamenta për te mësuar te vertetën lidhur me të. Më këtë performance PDK duhet qe në këtë Konventë t’i pastrojë hesapët me SHIK-un, anipse ai konsiderohet inekzistent por prania e tijë është në çdo pore te jetës. Këtë duhet te bëjë PDK për te mirën e vetë për ta hjekë nga qafa e vetë këtë barrë qe dikur vetë e kishte lidhur rreth qafës, etj.
Se treti, Konventa e PDK fuqimisht duhet të merrët me shpalosjën e reformave, sepse PDK është një parti e ngurrtë e cila nuk ka bërë reforma te duhura qe nga themelimi i sajë por qe zgjedhjet i fironte ne emrë te lavdis ës luftës, lavdisë hroike te UÇK e cila shumë here edhe është keqpërdor emri i sajë për inters personale te komandanteve. Pa reforma te mirefillëta PDK nuk mund te shkoj përpara, nuk mund te delë kurr nga germina e oppzitës ne të cilën ka renë. Pas humbjes se zgjedhjeve nuk pati gatishmeri për të bërë reforma,bile ato edhe u stoëpuan nga individët, siç ishte Lirak Çelaj, i cili në veçanti kërkonte me ngulim qe PDK të reformohet, bile atij edhe ju ndalu që në mjetet publike të informimit të fleas haptas për nevojën e reformave në PDK.
Së katerti,PDK në këtë Konventë duhet të gjejë lidershipin.Kjo parti nuk ka lidërship, ka nevojë për lidership qe tash për tash i mungon, por ato duhet ti gjejë e mbrenda sajë PDK ka figura më bagazhë të pasur dhe autoritet politik. Në kërkimin e lidërshipit PDK nuk duhet të keshej shikimin dhe veshet nga Haga. Lejeni atje njerëzit te qetë me hallet e tyre për çka edhe janë akuzuar sit e dyshuar. Në këto moment shikimi i PDK kah Hage nuk i bënë mire PDK. Ajo duhet ta gjejë vetë lidershipin qe i konvenon me se miri asaj qe është i zoti te menaxhoi partinë ne drejtim të rritjës se sajë për të dalë sa më shpejtë nga opozita në te cilën ka rënë.
Kohët e fundit po flitet dhe përflitet,po lakohën shumë emra për kandidat për te aprin e PDK. Ndër me të lakuarit po përmendën Enver Hoxhaj, Memli Krasnoqi, Vlora Çitaku, Hekuran Ismali, Gent Cakaj, etj. Deri me tani vetem Memli Krasniqi e ka shpallur publikisht kandidaturën per kryyetar të PDK, por deri ne Konventë mund te kondidohet edhe Enver Hoxhaj, kurse Vlora Çitaku deklaroi se nuk do te kandidoj për kryetare të PDK ne Konventë. Kjo tregon diçka, sepse Vlora Çitaku nuk është pa reputacion në jetën politike të Kosovës, por ajo ka vendos kështu, e pasi qe ajo ka vendos kështu ka vlerësuar se më PDK mbenda sajë nuk është diçka në rregull. Konventa e PDK mbetët të merrët më kandidimin e Memli Krasniqit dhe Enver Hoxhaj për kryetar të PDK.
Por qe të dy këto figura nuk janë te përshtatshme, nuk janë te shendetshme, nuk kanë karrizem për te qenë kryetar i PDK, te dytë janë si t’i quaj laskica, servile qe marrin sinjale anash dhe sit e tillë nuk e kanë as autoritetin prë kryetar, sepse janë te kapur nga te tjeët qe dergojnë vazhdimisht sinjale se çfarë duhet bërë me partin sit a menaxhojnë. Njerezit e till servile nuk mund te kën sukse ne menagjimin e PDK, bile thuhet për Memli Krasniçin se ai me shum e ka deshte dhe e done Hashimin se Hashimi veten. Kjo tregon gjithëçka se për çka Memli Krasniçi nuk ëshrë figure e denjë për te menaxhuar PDK.
Më Memli Krasniqin servil dhe me Enver Hoxhajn skandaloz për kryetar të PDK do te goditët shumë rendë PDK, bile do te shkoj edhe me tutje drejtë shkaterrimit, drejtë humnërës,sepse këta ta dytë nuk kanë, lidership, nuk kanë karrizëm e as autoritet për ta drejtuar partinë, sepse me këta dytë PDK nuk do te delë mire, bile do te demtohet edhe me shumë ne zgjedhjet locale te vjeshtës, kurse ne ato Parlamentare është rrezik qe PDK most a kaloj as pragun zgjedhor.
Por, kush mund të jetë njeriu më i përshtatshëm për lidë, për kryetar të PDK, mendoj se kjo figure mund të gjendet mbrenda vetë PDK por duhet të kërkohet, të bisedohet me të e ky është profesori Univerzietar, udheheqesh shumë vjeçar nepër struktuar shteterore dhe Univerziotare por i respektuar edhe mbrenda vetë PDK e ky është Arsim Bajrami. Sipas mendimi tim Arsim Bajrami është figura me e pështatshme për kryetar të PDK,e ka dijën, karrizmin për lidrshipit dhe si i tillë mund ta nxjerrë PDK nga kriza ne te cilën ka rënë.
Më Arsim Bajramin PDK do te përtrihet sepse ai ka aftesi menaxhoriale, nuk është njeri i lojrave politike mbrenda PDK e me gjërë qe si i tillë do ta nxjerë PDK nga kriza ne te cilën ka renë, nuk është njeri i kapur nga strukturat e vjetara të PDK qe mund te ndikojnë ne te, por sipas mendimit tim e ka edhe autoritetin të votuesit dhe anëtarësia e PDK do te këtë interesin paresor ne kendelljën e PDK dhe këthimin e sajë aty ku e ka vndin ne udheheqjën me shtetin.
Më çdokend tjetrë PDK do te shkojë drejtë katastrofes, drejtë humnëres. Dhe do te jetë kjo një Konvent e deshtimit dhe deshprimit e PDK.