Kontrolli rutinë i Prostatës – Mënyra më e mirë e parandalimit të Kancerit të Prostatës

0
904
Prostata

Hygeia Hospital Tirana – HHT

Kanceri i Prostatës është sëmundja malinje më e shpeshtë te meshkujt dhe konsiderohet si shkaktari i dytë i vdekshmërisë pas kancerit të mushkërisë.

Ҫdo vit, 417,000 meshkuj diagnostikohen me kancer të prostatës dhe 92,200 prej tyre vdesin nga kjo sëmundje.
1 në 7 meshkuj preket nga kanceri i prostatës përpara moshës 80 vjeç.

Shkaktarët që çojnë në shfaqjen e këtij lloj kanceri janë akoma të panjohur, por gjithsesi statistikat botërore tregojnë se ekzistojnë një faktorësh të cilët ndikojnë në rritjen e rrezikut për t’u prekur, ku si më kryesorët mund të përmendim:
Mosha: Me moshën rritet ndjeshëm edhe rreziku për t’u prekur nga Kanceri i Prostatës. Statistikat tregojnë se ky lloj kanceri haset më shpesh në moshat mbi 65 vjeç.
Historia familjare: Personat që kanë familjarë të shkallës së parë (babai ose vëllai) të prekur nga kanceri i Prostatës, janë 2 herë më të rrezikuar për t’u prekur. Për këtë arsye specialistët rekomandojnë, që këta persona të fillojnë kryejen e kontrollit rutinë të prostatës, duke filluar nga mosha 35 vjeç.
Raca: Bazuar në statistikat botërore meshkujt me ngjyrë janë më të rrezikur për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Ekspozimi ndaj rrezatimit: Personat të cilët për arsye të profesionit janë të ekspozuar ndaj rrezatimit ultraviolet, po ashtu kanë një përqindje më të lartë rreziku për t’u prekur.

Disa nga shenjat dhe simptomat që paralajmërojnë mundësine e Kancerit të Prostatës janë:
➖Dhimbje në zonën e legenit
➖Ndjesi urinimi e shpeshtë
➖Vështirësi ose dhimbje gjatë urinimit
➖Njolla gjaku në urinë
➖Ejakulim i dhimbshëm
➖Humbja e oreksit dhe rënie në peshë
Mos neglizhoni kryerjen e kontrollit periodik të Prostatës, Kontrolli i hershëm shpëton jetë!

Spitali Hygeia ju vjen më pranë me paketën e kontrollit Urologjik me çmimin ofertë prej 5,000 lekë:
✔️Konsultë Urologu
✔️PSA
✔️Urinë Komplet
✔️Eko Abdominale
✔️Uroflow

Rezervoni takimin tuaj duke kontaktuar: 04 23 90 000