KONSTANTIN KAVAFIS
LARG
Do doja të them këtë kujtim …
Por ai u shua … gati nuk mbeti gjë më:
larg, viteve të para të adoleshencës, pushon ai.
Lekurë jasemini…
Dhe mbrëmja e gushtit ( gusht ishte?) …
Tashmë kujtoj, pothuaj, vetëm sytë: mbase mavi …
Ah, blu, po! si safir të kaltër.
Jack Cardiff, Audrey Hepburn, 1956
DITË TË VITIT 1903
Nuk i gjeta më – i humba kaq me nxitim…
ata sy poetikë, fytyrën pa gjak …
në rrugën që errësohej …
Nnuk i gjeta më – të poseduara si rastësisht
dhe të braktisur aq lehtësisht;
me ankth të kërkuara pastaj.
Sytë poetikë, fytyra pa gjak,
ato buzë, nuk i gjeta më.
MBI ANIJE
Në këtë shenjë të lehtë grafike
Skicuar shpejt në bordin e anijes
Gjej, po ato karakteristika të tij.
Ne të rrethuar nga deti Jonik,
Pasditja e magjepsur,
Tiparet e saj. Por e bukur
Më shumë se kaq, më duket mua
Tani, ndërsa e rivokoj atë.
Një morbitet i tillë në ndjenjën
E saj, për t’u bërë
Vështrim i verbuar.
Kështu rishfaqet
Brenda meje – nga Koha.
Nga koha … Shumë evente
Të motshme … Ai portret,
Anija, pasditja …
MOS HARRO, TRUP …
Kujto jo vetëm sa i dashur, ke qenë, o trup,
jo vetëm krevatet ku je shtrirë,
por edhe dëshirat që për ty
të shkëlqenin ndër syt,
dridheshin në zërin tënd – të kthyera më kot
nga disa pengesa krejt të rastit.
Tani që gjithçka është pjesë e së kaluarës,
është si të ishe lejuar
edhe për ato dëshira – që të shkëlqejnë
drejt në sy, mos i harro,
dridhen në zërin tënd, për ty, mos e harro, trup.
PËR AQ SA KE BRENDA VETES
Dhe nëse s’mund të jeta ajo që ti dëshiron
Kërko së paku këtë
që ke brenda vetes: mos e prish
në shumë biznese me njerëzit
me shumë fjalë në një vajtje-ardhje plot tension.
Mos e prish duke e sjellë në mëshirë
të fatit të lojës përditshme
të pa mend të takimeve
dhe ftesave
derisa ta bësh atë një të huaj të mërzitshme.
Përktheu: Faslli Haliti