Shkruan Agron Jaha
Ne te gjitha shoqerite ku ka qene prezent ne ndonje forme sundimi i tipit te skajshem despotik, pra halifati osman apo arab, e sidomos ne ato, ne te cilat besimi dominues ende eshte Islami, mund te percaktojme me saktesi shkencore, pa hyre ne hollesite dhe karakteristikat e tregusve individualë, nje emerues te perbashket te sjelljes njerezore, i cili aksiomatikisht mund te shprehet si ne vijim:
a) prirje per ushtrimin e dhunes ne familje e shoqeri,
b) arsyetimi edhe publik i dhunes si menyre efikase e zgjidhjes se problemeve.
c) favorizimi ekstrem i banditizmit deri ne nivelet me te larta te organizimit pushtetor, pra participimi direkt i logjikes se bandave ne shoqeri e shtet.
d) prezenca e nje maseje votuesish injorant, te paditur dhe dogmatik, e cila ne vend te aftesive, butesise etike apo drejtesise juridike, vendoshmerisht i jep perkrahje te fortit fizikisht dhe te pamshirshmit etikisht, kurse shtetin juridik e koncepton si instrument ne duart e brandes se vet, apo fisit, apo rajonit.
Sekendejmi, duhet te thuhet se keto shoqeri jane te semura nga brenda dhe te pafuqishme te vetesherohen, si te tilla te paafta te zhvillohen apo ballafaqohen me sfidat e kohes. Ato mbesin vazhdimisht te varura nga shoqerite e huaja dhe keshtu edhe me te drejte e humbin sovranitetin apo lirine e identitetit kolektiv.