– V i j o n –
IDRIZ ZEQIRAJ
Vjosë Osmani ngjiti shkallët e karrierës, me konsistencën e saj parimore, gjithnjë, e frymëzuar nga mësuesi i saj i mençur Rugovë. Ende nuk janë hapur arkivat, për ta parë rezistencën e Presidentit Rugova, për mbrojtjen e Kosovës, në kufinjtë e saj të Kushtetutës të viteve 1974. E habitshme, por e vërtetë se edhe disa miq tanë, “për kokë”, donin ta mbyllnin një proces, qoftë edhe në dëm të Kosovës. Janë ndoca zyrtarë, që duan të përfitojnë në karrierë, pavarësisht logjikës të fakteve. Kur një ditë shqiptarët ta mësojnë, këtë të vërtetë të hidhur, do të shokohen. Njëherësh, dashuria, respekti, adhurimi, falenderimi, mirënjohja, për Presidentin hyjnor Rugova, do të madhohen, deri në pakufi.
Karakteri i Vjosës dhe Donikës, ka shumë pika takimi me atë të Dr. Rugovës. Dhe, kjo u provua, në përballjet që rrëfyem më parë.
Sondazhet e bëra nga agjensi e media prestigjioze, tregonin epërsinë absolute të kandidatës Vjosë Osmani, në raport me kandidatët tjerë, qofshin të vetëshpallur apo të tjerë të propozuar, nga dëshira individuale, grupore apo partiake. Difirenca ishte enorme: 80 % e popullit të Kosovës, e donin Vjosë Osmanin presidente, kurse tre kandidatët tjerë për presidentë, ndanin atë 20 % të mbetur, edhe pse ishin figura publike dhe me pretendime hiç modeste. Megjithatë, pati ndër ata kandidatë, që ende ëndrronte postin e presidentit, duke pasur preçedent zgjedhjen konspirative dhe banditeske të Hashimit president.
Me gjithë paralajmërimet tona, si gazetarë, se nuk duhet injoruar Vjosa e Donika dhe duhet kërkuar ndjesë, sa nuk është bërë vonë, shpërfillja nga lidershipi-klan, ishte, pothuajse, idioteske. P.Sh. Agim Veliu thoshte se “largimi i Vjosës as shenjë nuk na bënë”, ose akademik Isa Mustafa garantonte se “Vjosa asnjë votë nuk mund ta marri nga LDK-ja!”
I. “Prapa kalit të mirë, çohet pluhur”, – thotë një urtësi popullore, që shprehë pozitivitetin e njeriut të mirë, por, që smirëzinjtë e xhelozojnë. Dhe, në pamundësi përballje me atë, e përgojojnë me tepëri, edhe pse pa baza, pa të drejtë, por, duke besuar në moton klasike. “Shpif, shpif, se diçka mbetet!”
Krejt ngjashëm po ndodhë edhe me kundërshtitë paushalle, ndaj presidentës sovrane e gjithë krenari e sharm, Prof. Dr. Vjosë Osmani. Kundërshtia e opozitës, ndaj presidentës është sa e shpëlarë, aq edhe inatçore e artificiale, e destinuar për dështim. Sepse, inati në politikë është humbës, kanë thënë e përsëritur edhe të tjerët. Shkurt, kinse po bëjmë opozitarizëm, pa pasur asnjë fakt relevant.
Hatërimi i opozitës, pse koalicioni LVV-Lista “GUXO”, mbajnë tri postet kryesore, tashmë, kjo ka ndodhur, duke u votuar secili, veç e veç, me votat e bollshme që kishte koalicioni në fjalë. Por, bashkimi i opozitës, me organizimin e Hashimit, përfshi edhe Listën Serbe, për rrëzimin e qeverisë-Kurti, ishte i vrazhdët dhe shumë armiqësor. Zotimi i Hotit kryeministër se “do të kujdesemi që LVV të mos vijë më në pushtet”, kulmonte me urrejtjen cinike, po të kemi parasysh moshën rinore të subjektit politik të LVV! Andaj, LVV nuk donte vartësinë, jo vetëm të Listës Serbe, por, as të subjekteve tjera shqiptare.
II. Dr. Vjosë Osmani, përpos që, meritueshëm, ia mori tej 100 mijë anëtarë LDK-së, ajo dhe LVV dëmtoi, po kaq meritueshëm edhe partitë-banda të PAN-it. NISMA-n “e nxorën nga loja”. Në prag të “skadencës” e sollen edhe AAK-në dhe tkurrën edhe më tej PDK-në. PAN-in, me akuzat bazike për krimin e organizuar vrastar dhe hajninë zyrtare, një sistem i drejtësisë funksionale, do ta ndëshkonte me paligjshmëri politike.
Arsyeja e armiqësisë ndaj Vjosës presidente, por, edhe LVV, e kanë burimin tek frika e drejtësisë. Prioriteti, tashmë, i deklaruar i qeverisë-Kurti, për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, të shoqëruar me konfiskimin e pasurive të pa mbulesë, të grabitura brezave shqiptarë, janë tmerruese për PAN-istët!
Opozita është mfaft e çakorduar, sepse mbi një pjesë të saj, rëndonë dyshimi i bazuar, për krimin e organizuar dhe krimin ekonomik, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë. Krejt njëjtë, siç kishte ndodhur me komunistët e Enver Hoxhës, të cilët, luftën çlirimtare, e konvertuan në luftë civile. Cinikisht, ishin kuadrot e Sigurimit Shtetëror kriminal të Enver Hoxhës, ata që themeluan SHIK-un e Kosovës dhe ushtruan bandat kriminale. Ato ekzekutuan ushtarakët e FARK-ut, përfshi edhe ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, si dhe oficerët tjerë luftë-bërës. Bandat e SHIK-ut, të organizuara në Dukagjin, Drenicë e Llap, ekzekutuan bashkëpunëtorët e Ibrahim Rugovës dhe veprimtarët e LDK-së.
Deklaratat e opozitës, kundër presidentës, janë “lehje në hënë!” Ajo është njohëse e shkëlqyer e ligjeve dhe e Kushtetutës, që e bënë ate të pagabueshme në ushtrimin e detyrës krye-shtetërore.
Opozita po heziton, madje, ndonjë subjekt, edhe po refuzon pjesëmarrjen në delegacionin dialogues me Serbinë. Shpresat i kanë varur tek dështimi i dialogut, për rrjedhojë, rrëzimi i qeverisë. Kjo na kujton dhelprën, në pritje të rënies të “boleve të dashit!” E turpshme dhe kundra-kombëtare, për opozitën bastarde!
III. Shtrëngata Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, me nismën e tyre për reformim dhe ndryshim të politikë-bërjes në Kosovë, kanë trazuar shpirtërat e butakëve burokratë, nepotikë e korruptivë, profiterë dhe abuzues klasikë të pushtetit dhe të shtetit. E filluan me LDK-në, duke denoncuar paligjshmërinë drejtuese të partisë. Zonjat luftarake, Donika dhe Vjosa, përcjellin mesazhin e qartë, se edhe subjektet tjera politike, përtej dy dekadave, udhëhiqen nga kriminelë, cuba e hajna!
Krerët e partive politike, janë dakorduar, konspirativisht, të votohen me aklamacion, sepse u mundësohet riciklimi i tyre, në krye të partisë, pafundësisht! Kështu veproi edhe profesori demagog, Hoxhaj, i cili refuzoi kërkesën e ligjshme të Lirak Çelaj dhe Xhevahire Izmaku, me shokë, futjen në votimin e fshehtë të kryesisë-bandë të PDK-së.
Prishja e rehatisë të kriminelëve dhe kryehajdutëve, liderë të partive politike, ka ngjallur urrejtjen për presidenten dhe politikanën më të votuar dhe më të adhuruar, ndër shqiptarët e kudondodhur, Vjosë Osmani, e cila mori tej 300 mijë vota nga populli, madje, pavarësisht përkatësive politike. Rast unik, deri me tani në Kosovën tonë, rrast të politizuar!
“UÇK-ja është ideali më i madh, që kanë ndërtuar shqiptarët, është ushtria e popullit tim, është ushtria, e cila mbrojti pragun e shtëpisë”, – deklaron presidentja mençurake e dinjitoze, Dr. Vjosë Osmani. Dhe, “mbrojtja e pragut të shtëpisë”,-ishte edhe porosia e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Për të vazhduar edhe më tej fjalën e saj në Kompleksin Memorial të martirëve në Koshare: “Ata që ranë në Betejën e Kosharës, ndërtuan bazamentin e shtetit”. Dhe, çfarë duhej të thoshte më shumë Vjosa presidente?!?
Megjithatë, horrakët keiminelë e hajna, të cilët, si hiena, përgjojnë këdo, që nuk është soji i tyre, duke pasuar me kritika dhe anatema, se kinse “po harrohet UÇK-ja, po heshtet lufta, dëshmorët”. Këta horrakë e profiterë të pacipshëm, UÇK-në e përdorin si strehë të poshtërsive të tyre, për dy dekada radhazi. Kritikët, hajna e abuzues të pushtetit politik, flasin në emër të luftës, e përvehtësojnë dhe e privatizojnë ate, edhe pse kurrë nuk kanë qenë pjesë efektive e luftës!
E gjithë kësaj i thonë: “Ma mbajë kopilin, sa t’i them kurvë!“
Keto dy femra primitive dhe tradhetare te KOMBIT SHQIPTAR nuk krahasohen me DR RUGOVEN ne asnje aspekt politik dhe kombetar…
Ti Idriz je nje hoshtapler komunist qe mendon se Tito eshte gjalle… ti mos harro se ne nje shkrim te mehershem bere krahasim morbid antiSHQIPTAR duke e krahasuar KOLONIZIMIN E KOSOVES ME 1918-1928 si reforme agrare me privatizmin e rregullt qe po ndodhj ne LIRINE e viteve 1999-2021.!!! Shumë i poshter duhesh me qene me bere kesi krahasime.
Ti je njeri shum i ulet… edhe je ANTI-SHQIPTAR qe ke ike nga Kosova, sepse je tradhetar dhe FRIKACAK… ti… kurrë nuk ke pase GUXIM te jetosh ne Kosove ne vitet e rendesishme 1982-1999 dhe ne vitet super te lehta te lirise fantastike AMERIKANE DHE BRITANIKE te viteeve 1999-2021.
Hajt vazhdo ma pallavrizma…..
Komentet janë mbyllur.