KONGRES I MANASTIRIT

0
458
Naxhije Doçi

Naxhije Doçi – Prof.Prishtinë


(Kongrei i ABC shqipe-14-22 Nëntor-1908)

– Kongres i Manastirit
i pari Kongresi i Alfabetit të njësuar
përkushtimit të flakëruar zjarr
për dritësirë mbi errësirën e shekujve,
për mbarësinë e gjuhës shqipe të lashtë
drejt bashkimit gjuhësor kombëtar.

– Jehut të derdhur në rrjedha jete
epokë madhështie për ecuri ligjerimi
ti Kongres i ABC së shenjtëruar shqipe
në gjysmën e dytë të Nëntorit 1908 filluar
me fitore lavdie kurorëzuar
për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve
në trasim rrugësh të ndritura,
për ALFABETIN E GJUHËS SHQIPE
gjuhës me rrënjë të thella
që në kohët e hershme, në lashtësi,
përthëkimit të hartave si tërësi.

– Kongres i mirëkuptimit dhe i njëjtësimit
bashkim i kokave të ndritura
me vision flakërimi në histori
krahshqiponjat e kombit shqiptar
nga secila pjesë e ligjerimit shqip përthekuar,
nga hartat krahështrira të moteve
etjesh të pashuar për frymim të lirë
nga ngulfatja satanike e pështirë.

Ndërtesa ku u zhvillua Kongresi i Manastirit

– Delegatët në Kongres
emra atdhetarësh me nder
secili për vendin e vet historik
thesarë të flakëruar larë me ar
në ndryshim alfabetesh të mëparshme
hartuar në nguti si domosdoshmëri.
Me përkushtimin e patundur zjarr
vunë themelet e alfabetit shqipëtar.

– Në Kuvend fjalë e tyre me vlerë,
ujëvarë e cemtë në peshim kohësh,
me besë e shpresë flamurtarë
për ABC me reflektim floriri
në tokën e shenjtëruar-mëmë,
për shkrimin e mirëfilltë shqip
me rrëzëllim të dehur dielli.
Shkronjat e ngulitura në dëshifrim të historisë
rrënjës lashtore të dëlirë
komponimit melodik të përtërirë.

Poezi nga libri në botim – Naxhije Doçi