Konfrontimet politike si mungesë e moralit politik

0
1161
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Fuqia e shtetit bazohet edhe në premisën së sa të moralshem janë ata që e kan timonin e tij.Shteti është legjitim sa një shoqëri e ligjitimon edhe moralin. Jo morali politikë vjen në shprehje në sistemet diktatoriale, sepse diktatori ngrihet mbi shtetin duke përmbysur çdo vlerë të moralit. Të gjithë kërkojnë të janë të barabartë para shtetit, duke respektuar ligjet dhe kushetutën e saj. Kur krijohen ndjenjat për shtet të mirëfilltë, atëherë edhe vjen në shprehje siguria përsonale, siguria e pronës individuale dhe siguria e pronës shoqërore.

Për ate në procesin e vendimarrjës politike, pyetja e moralit do të duhej që rregullisht të jetë aktuale. Kur veprohet kështu edhe proceset zhvillimore të një shteti kanë rrjedhë demokratike. Vëtem politika ku sundon morali dhe llogaridhënja, janë në dobi të shtetit dhe shoqërisë. Ne politikë vetëm fituesi moral ka shansa të jetë fitues politikë në staza të gjata, edhe pse ndoshta dikujt i duket së kjo është e pa mundur. Ne shoqërinë tonë duket së politika dhe morali kan rënë në kundershti të mëdha.

Po të kishte pasur moral të duhur politik nuk do ti kishim pasur të gjitha këto probleme të mëdha në shoqëri, të cilat lidhen më jetën dhe me rrjedhen e proceseve demokratike. Kosovës së pas luftës për të ndërtuar shtet ligjor dhe të barbartë për të gjithë, i është dashur që shtetin të drejtojnë njerëzit më moral të lartë politikë, njerëzit të cilët do të ishin përcaktuar për mirëqenje dhe zhvillim të ecurive ekonomike për të cilat i kemi pasur të gjitha predispozitat. Faza e tranzicionit kërkon njerëz të ndërgjegjshem dhe të moralshem para Zotit dhe para popullit. At fat, nuk e patem shumë pos në periudhën sa ishte gjallë presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Duket së shumë çka e mirë u varros atë ditë kur u varros edhe presidenti Rugova. Një përsonalitet komplet politikë siq ishte Rugova nuk e kemi, dhe mu për atë duhet shikuar edhe këtë rënje të politikëbërjës dhe të proceseve tjera në Kosovë. Pse nuk po arrijmë që fazën e tranzicionit ta tejkalojmë pa turbulenca të mëdha politike? Pas luftës mendoj unë erdhen në krye të partive kryesore politike njerëzit të cilët nuk shquheshin për moral të duhur politik, nuk shquheshin për zgjuarësi politike, nuk kishin pregatitje profesionale dhe shumë komponente të cilat duhet të këtë një politikan i mirëfilltë.

Natyrisht së pushteti përbehët nga partitë që vijnë në pushtet. Partitë politike në Kosovë ishin parti lideriste, për të mos thënë parti të formuara edhe në baza familjare. U kriju një mozaik jo i mirë në skenën tonë politike. Edhe nese aty në mesin e këtyre subjekteve kishte intelektual ata ishin të pafuqishem në vendimarrje. Liderët e partive kryesore politike, të cilat më koalicione i formian qeveritë, nuk u treguan të zotët të ballafaqohen më sfidat e kohës dhe sfidat që dalin nga tranzicioni.

Këta ishin kryesisht njerëz të cilët kishin predispozita të keqpërdorimit dhe të përfitimeve të ndryshme përsonale. Garniturat po thuaj të njëjta në pushtet të pasluftës abuzuan shumë pushetin, e varfëruar kështu shtetin dhe popullin e vet. Këta lider shtetëror dhe partiak ishin të brumosur edhe me logjikën komuniste. Me duket së kemi edhe luftë të koncepeteve ideologjike në Kosovë. E gjithë kjo krizizë politike ka karakteristika edhe të pikëpamjeve të ndryshme ideologjike, edhe pse partitë politike ende kan mbetur të pa profilizuara mirë.

Abuzimet karshi shtetit, pastaj krimet e rënda politike, korrupcioni i nivelit të lartë, kanë ndikuar në eskalimin e situatës politike. Ne këtë marrshim jo të mirë, kasta jonë politike, bëri edhe lëshime të mëdha të cilat prekin edhe statusin politik të vendit. Secila marrveshje më Serbinë ishte me e keqe së tjetra. U lëshua pe edhe kur bëhët fjalë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. U bën lëshime edhe territoriale më Maqedoninë dhe Malin e Zi më rastin përcaktimit të vijave kufitare. Të gjitha këto lëshime edhe ishin indikator të përkeqësmit të situatës politike.

Kriza e madhe politike dhe institucionale eskaloi më të madhe kur kreun e ekzekutivit e mori Isa Mustafa. Ai u vu në krye të qeverisë në kohën kur ishin grumbulluar problemet e natyrës ekonomike, dhe problemet e mëdhe politike. Këto rezultuan më ngjarjët hiq të mira në Kuvendin e Kosovës, jashtë dyereve të tij, dhe në rrugët e kryeqytetit. Kjo është tabllo e shëmtuar e Kosovës së sotme, e cila po përjeton ditët më të rënda pas çlirimit nga okupatori serb. Kjo ngurtësi politike apo prodhim i krizave të një pas njëshme, po bëhët së edhe pak kohë na ndanë kur do të fillon puna e Gjykatës Speciale për krime të luftës…