Konferencë shkencore mbi etnografinë në Medvegjë

0
634
Konferencë shkencore, Medvegjë

Mbahet Konferenca e parë shkencore në Medvegjë, organizuar nga AFEDS (Forumi shqipëtar për zhvillim ekonomik në Serbi) Medvegjë, në bashkëpunim me SHTTK (Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë)

Preshevë, sponsorua nga sipërmarrësi, z. Muharrem Salihu, ku pati pjesëmarrës nga të gjitha viset shqiptare,i cili në fjalën e tijë përshëndetëse, ndër të tjera tha:

Ne ju jemi mirënjohës që me angazhimin dhe punën tuaj studimore dhe shkencore i dhatë jetë të parës konferencë shkencore që zhvillohet në Medvegjë, duke shtruar rrugën për ta kthyer në të ardhmen zhvillimin e konferencës në një traditë dhe njëkohësisht për ta kthyer Medvegjën në një pikë të rëndësishme të bashkëtakimit mes studiuesve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Ne do të donim shumë që kjo konferencë të zhvillohej në Shtëpinë e Kulturës, por jemi të keqardhur që drejtuesit politik të komunës së Medvegjës përtej çdo rregulli bashkëjetese multietnike dhe ngjareje kultuore e shkencore, nuk na e lejuan ta zhvillonim aty konferencën, por megjithatë e rëndësishme është që ne jemi sot në Medvegjë për të dhënë kontribute të mëtejshme për zhvillimin e kërkimit shkencor për veshjet shqiptare të traditës së Medvegjës dhe viseve të tjera shqiptare.

Kjo konferencë u vlerësua lart nga opinioni i gjerë.
Konferenca shkencore i ka tubuar studiuesit më elitarë, më të njohur të trashëgimisë kulturore materiale të luajtshme.

Programi i Konferncës ishte:
VESHJA SHQIPTARE E MEDVEGJËS DHE VISEVE TJERA

Bordi i Konferencës:
1. Dr. Rovena Vata, albanologe;
2. Prof. dr. Drita Halimi-Statovci, etnologe;
3. Xhemaledin Salihu, profesor, studiues;
4. Muharrem Salihu, afarist “Forumi shqipëtar për zhvillim ekonomik në Serbi”
5. Rrahman Hyseni, shkrimtar.

Këshilli organizues:
Xhemaledin Salihu, kryetar, Hysamedin Ahmeti, Mustafë Ahmedi, Rrahman Hyseni, Nehat Ramizi, Naser Duraku, Ali Sinani, Rexhep Abazi, Shqiprim Fejzullahu

E enjte, më 2 maj 2019, në orën 10:00

Vendi i mbajtjes: Salla e Konferencave në hotelin “GEJZER” Banjë e Siarinës.

Fjalë rasti: Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së;
Fjalë përshëndetjeje : Muharrem Salihu, kryetar AFEDS-i;

Përshëndetjet e Konferencës;
Ndarja e Mirënjohjeve kontribuesve të Konferencës shkencore.
/Kryesia e punës: Dr. Rovena Vata, Prof. dr. Drita Halimi-Statovci, Xhemaledin Salihu, Muharrem Salihu, Rrahman Hyseni.

Seanca e parë

Drejtues të seancës:
Prof. Dr. Drita Halimi-Staovci, Dr. Rovena Vata, Prof. dr. Agron Xhagolli

1. Prof. dr. Afërdita Onuzi, Tiranë: Veshjet popullore shqiptare në Luginën e Preshevës
2. Dr. Fejzulla Gjabri, Tiranë: Veshjet popullore në Lumë e Dibër të Poshtme
3. Agron Isa Gjedia, Tiranë: Veshja e gjerë e femrave në Malësi të Gjakovës, unike për vlerat dhe llojin e vet. (Edhe kotulla që është përdor në Nikaj-Mertur, një derivat i pështjellakut të gjërë)
4. Dr. sc. Shefki Selami, Tetovë: Veshjet shqiptare në rrethin e Tetovës
5. Dr. Qazim Namani, Prishtinë: Veshja e grave shqiptare në Rajonin e Medvegjës
6. Prof. dr. Nebi Dervishi, Strugë : Kostumet kombëtare në trevat lindore shqiptare/në Maqedoninë Perëndimore/

Diskutime

Seanca e dytë

Drejtues të seancës:
Prof. dr. Afërdita Onuzi, Prof.dr. Nebi Dervishi, Dr. sc. Mustafë Haziri

1. Prof. dr. Drita Halimi-Statovci, Prishtinë: Veshja identitet e spektrit të gjerë
2. Prof. dr. Agron Xhagolli, Tiranë: Vendi i veshjeve popullore në tërësinë folklorike
3. Dr. Rovena Vata, Tiranë : Veshjet popullore shqiptare në tregimet e autorëve shqiptarë
4. Dr. Albin Sadiku, Bujanoc: Erotikja në këngët e dashurisë
5. Prof. dr. Mustafë Ibrahimi, Shkup: Kostumet popullore në vendbanimet shqiptare të Velesit
6. Mr. Jeton Sallahu, Bedri Xhema, Vushtri:Copëza kulturore të zhvilluara ndër shekuj te popullata shqiptare në Vushtri me rrethinë

Diskutime

Dreka: nga ora 14 deri 15

Seanca e tretë, në orën 15

Drejtues të seancës:

Prof.dr. Mustafë Ibrahimi, Dr. Fejzulla Gjabri, Dr. Albin Sadiku

1. Dr. sc. Mustafë Haziri, Mitrovicë: Trashëgimia kulturore dhe rëndësia e saj historike-Veshjet kombëtare dhe diversiteti i saj
2. Phd Hajrullah Mustafa, Mitrovicë : Trashëgimia kulturore dhe politika
3. Doc. dr. Minir Ademi, Kumanovë: Rëndësia historike e veshjeve tradicionale shqiptare
4. Mr. Rini Useini, Shkup: Veshja e Medvegjës dhe viseve tjera si elemente ndërlidhëse me identitetin
5. Erodita Qorkadiu-Haxhiu,Prishtinë: Veshje tradicionale në Kosovë
6. Prof. Rexhep Abazi, Medvegjë: Veshjet e burrave shqiptarë të Medvegjës
7. Xhemaledin Salihu, profesor, Preshevë: Veshjet e burrave në Preshevë
8. Rrahman Hyseni, Veshjet shqiptare në trevat e Medvegjës

Diskutime

Fjala përmbyllëse: Prof. dr. Drita Halimii-Statovci, etnologe;, kryetare Bordi
1. Koha e leximit të kumtesave është e kufizuar në 10 minuta
2. Kohëzgjatja e diskutimit deri në 3 minuta.

VËREJTJE:

1. Studiuesit – pjesëmarrës në Konferencë marrin pjesë edhe në Manifestimin : Takimet e Vendlindjes në Tupallë të Medvegjës, më 1 Maj 2019, me fillim në ora 12.00.

Rrahman Hyseni
Medvegjë, 2 maj 2019

Dërgoi për publikim, Milazim Kadriu, poet e gazetar