Koncesioni i Rinasit; Balluku: 99 mln euro investime! Përmirësimi i kushteve të sigurisë e mundësimi i udhëtimeve transoqeanike

0
256
Rinas aeroport

8 Shkurt 2021

Ministrja Belinda Balluku ka dhënë detaje në lidhje me koncesionarin e ri të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, duke kërkuar votimin për kontratën e re.

Ajo thekson se do të ketë ulje të çmimit të biletës së udhëtimeve apo ulje e çmimit të naftës së avionëve. Sipas ministres në plan të parë është përmirësimi i kushteve të sigurisë, pas disa ngjarjeve të ndodhura më parë. Balluku u shpreh se aeroporti do të ndryshojë nga kategoria 4C në 4E, e cila është kategori e aeroporteve ndërkombëtare që mundësojnë udhëtime transoqeanike.

Ajo që u intereson më shumë qytetarëve, biletat, të cilat kanë qenë të larta. Në vitin 2018 përmes një kompanie të njohur është kërkuar një skanim të plotë të të gjithë problemeve. Një kompani tjetër shqiptare ka blerë aksionet nga kompania kineze. Shteti shqiptar duhet t’i japë pëlqimin dhe të japë transferimin e aksioneve, kështu duke përfituar nga kjo ne kemi nisur në mënyrë intensive negociatën me koncesionarin e ri. Në kontratën e re janë shënuar të gjitha investimet me shifra të vërteta dhe analizë financiare.

Shifra 99 mln euro dhe kohët që këto investime do të kryhen duke mos i dhënë mundësi që të interpretojë këto investime për të gjithë qytetarët në Shqipëri. Këto investime do të konsistojnë në kushte teknike në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ndryshimi nga 4C në 4E është synimi kryesor i ndryshimeve në aeroport. 4E është kategori e aeroporteve ndërkombëtare, janë kategori të avionëve të udhëtimeve transoqeanike.

Plani tjëtër është zgjatimi i pistës për të akomoduar ato avionë që do fluturojnë përtej oqeanit. Pjesa e sigurisë që ka qenë e cenuar gjithë këto raste. Përmirësimi i kushteve të sigurisë do të jetë që në fazën e parë të koncensionarit. Ashtu siç është sanksionuar, do të ketë ulje 20-25% tarifa e pasagjerëve adult, kurse e fëmijëve në 40%. Një ndikim tjetër do të ketë çmimi i naftës, i cili është shumë i lartë në vendin tonë”, tha Balluku.

Në 1 dhjetor 2020 u firmos marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe grupit kinez “Real Fortress Private Limited”, marrëveshje e cila i kalon 100% të aksioneve kompanisë shqiptare, për vlerën e 71 milionë eurove.

Kastrati do të paguajë fillimisht 15 milionë euro si pagesë fillestare, teksa pjesa tjetër e vlerës do të jetë për mbylljen e procesit.