Koncert i muzikës klasike në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë

0
1714

Shkruan: Lekë Mrijaj
Datë: 21.05.2017, Klinë

Sot, në orët e mbrëmjes në Kishën e “Zojës së Këshillit të Mirë” në Klinë, përndryshe e njohur me emrin si Zoja e Shkodrës, që ishte, është dhe mbetet shenjtëreshë mbarëshqiptare, nën kujdesin e prof. Rasim Gashi, u mbajt koncert i muzikës korale me interpretime të autorëve të muzikës kosovare e që morën pjesë një numër i konsiderueshëm i adhuruesve të këtij arti muzikor.

Kisha e Klinës, nën udhëheqjën e dekanit të Pejës, famullitarit tonë don Lenc Sopi, ndihmësi i tij don Kolë Thaqi, e motrave të nderit, ishin nikoqire e korit “SIPARANTUM CHOIR” nga Peja, me udhëheqës artistik dhe mjeshtër të korit e nën dirigjimin e udhëheqjen artistike të maestro mr. Memli Kelmendi.

Me një program të pasur kulturo artistik tē zhanrit të muzikës klasike, artistët e korit shqiptar “SIPARANTUM CHOIR” nga Peja interpretuan veprat të kompozitorëve të ndryshëm :
1. Adoramus te / Domenico Bartolucci,
2. Crucem tuam / Domenico Bartolucci,
3. Counting Music / Chirs Lawry,
4. Signore delle cime /Bepi de Marzi ,
5. Kopile moj kopile ( Ar. për zë, flautë, gitarë dhe kor femrash, Memli Kelemndi),
6. Albana Nila vokal, Blerina Zeka flautë, Luan Sapunxhiu, gitarë,
7. Salve Regina /Josip Degl’ Ivellio,
8. Agnus Dei / Memli Kelmendi,
9. Aver Verum Corpus / Josip Degl’ Ivellio,
10. Tantun Ergo / Josip Degl’ Ivellio,
11. Dua më shumë Shqipërinë / Thoma Avrami, ( ar. për solist ,kor dhe piano , Memli Kelemdni), Azem Lukaj, tenor, Ardea Buquku piano,
12. Lux Armuque / Eric Whitarce – Arita Bajraktari,
13. Lacrimosa / Zbigniew Preisner ( Ar. për solist, kor dhe ansambel cameral, Memli Kelmendi ) – Arita Bajraktari, soprano
( Ansambli: Leufat Buquku, violinë: Blerina Zeka, Flautë: Vilson Biba, Granit Sinani, klarinetë: Durim Jashari, dhe Marigo Belegu, organo.)
Koncerti në fjalë u mbyll me këngën perlë të muzikës klasike Lacrimosa / Zbigniew Preisner (Ar. për solist, kor dhe ansambel cameral, Memli Kelmendi ) – Arita Bajraktari, soprano
Njëherit pjesmarrës i koncertit të kësaj mbrëmje përveç artdashësve të tjerë Klinas, ishte edhe kryetari i komunës së Klinës z. Sokol Bashota me bashkpuntorë i cili shprehi kënaqësinë e tij në pjesmarrje i cili veç tjerash potencoi duke thënë se pjesë përberëse e shtetit tonë është edhe muzika klasike ndaj uroj dirigjentin dhe solistët në fjalë duke i’u dëshiruar suksese në lëmin e artit klasik pikërisht në emër të komunës i’u ndau mirënjohje të veçanta për dirigjentin maestro mr. Memli Kelmendin, dekanin e Pejës e famullitarin don Lenc Sopin e prof. Rasim Gashin.

Ndërsa dekani i dekanatit, famullitari ynë don Lenci, në fjalën e tij përshëndetëse, i falenderoi artisët e korit “SIPARANTUM CHOIR” nga Peja e të pranishmit pjesëmarrës në këtë koncert klasik kulturor e për këtë dhuratë të ngrohtë shpirtërore e kulturore artistike për kishën katolike shqiptare e adhuruesit të këtij zhanri muzikor.

Ishte kjo një natë magjepse për të gjithë adhuruesit pjesmarrës të muzikës korale që vërtetë kishte njē interesim të mirë, saqe kisha madhështore e “Zojës së Këshillit të Mirë” në Klinë me një hapësirë madheshtore u bëri vend të gjithë pjesmarrësve ndaj përveç koncertit të kësaj mbrëmje ishte edhe një koinçidencë e veçantë për famullitarin tonë don Lencin, i cili sot kishte ditën e lindjës në ç’rast disa të rinjë katekistë në shenjë urimi, famullitarit të tyre ia ofruan tortën në 58 vjetorin e lindjës së tij ndërkaq nën përcjelljen e pjesmarrësve të korit “SIPARANTUM CHOIR” nga Peja, e përmbyllën suksesshëm koncertin e mbrëmjes së sotme duke e kënduar këngën e ditëlindjës në shenjë urimi dedikuar don Lenc Sopit.
Në këtë mbrëmje madheshtore morën pjesë edhe TV e radio regjionale, mediat e shkruara e elektronike pikërisht foto e konceritit të mbrëmjes së sotme janë të realizuara nga fotografja e famullisë së Klinës Faustina Dushi.

Takime të tilla kulture janë shtysa të Kishës sonë shqiptare për të kontribuar në aktivitetet kulturore në dobi të qytetarëve të kësaj pjese pa dallim andaj pas interpretimit të koncertit, për artistët dhe pjesëmarrësit të koncertit në fjalë ishte përgatitur një koktej rasti për të bashkëndarë eksperiencën e bukur dhe të ngrohtë të kësaj mbrëmje kulturore artistike.