Komunistët shqiptarë bënë keq, por kush punoi për Shqipërinë realisht më mirë se ata?

3
885
Kisha Franceskane, Shkodër, 1938

Arben Çokaj

Një koment për një mik katolik, anti-komunist,
që merret me diskutime publike…

Që nga viti 1945 Shqipëria po shkon keq… Kurse ma përpara, e kishim super… apo jo? Ja shoku jonë, se po ta freskoj pak kujtesën historike. Më 1938 Shkodra ishte fshat i madh, e me rrugë githë kalldrëm e gurë… Edhe Zogu bëri një mut të madh…

Kishim dalë nga një pushtim i gjatë osman, që për 523 vjet na e mohoi gjuhëh e etninë, na ndau në 4 vilajete e më pas sipas fesë, dhe ndërtoi vetëm 5 km. rrugë. Erdhi Austro-Hungaria e shtroi 400 km. rrugë për 3 vjet. Dihet, nga viti 1912 deri me 1944 se si shkuan punët, për mrekulli, qeveri jo-stabile, ku satrapi Zog, pasi bëri marrëveshje me Pashiqin, erdhi me ndihmën e ushtrisë serbe në pushtet dhe megjithëse u mundua ta orientonte Shqipërinë nga Evropa, nuk bëri as aq sa bëri psh. shqiptari tjetër Kemal Ataturku në Turqi.

Dhe duke qenë se të djathtit shqiptarë ishin të shitur te pushtuesit dhe të paaftë e të korruptuar, nuk mundeshin me e mbledhë popullin rreth tyre, prandaj erdhi si rezultat Enveri, sepse premtoi barazi. Ashtu si kushtet e rrethanat e sollën tani edhe Ramën në pushtet e po merr pushtet absolut. Pse? Se e djathta është edhe më e ligë se e majta e Ramës. Tani, a ka pasë shqiptarë patriota në atë kohë? Besoj se po, por shumë prej tyre, o mik, kanë qenë si Jozefina Topalli sot, që mbahet për aristokrate, gjak blu, dhe e shuan Shkodrën me egoizmin e vet, vetëm për me dalë se fisi i vet, familja e vet, e gjyshi i vet, pale kush kanë qenë. Ne tjerët nuk vyejmë asgjë, sipas mendjes së saj!

Nëse e sheh sot, kush ka prona në Shkodër? Ata që kanë vjedhë dje e sot, si Jozefina, Lorenc Luka, Gon Çela etj. Ka tjetri disa hektarë tokë në breg të detit në Velipojë – a mos ke dëgjuar ti, se ia ka lanë i ati a?! Pse nuk i ke ti si katolik e patriot me traditë ato prona? A mos po të duket ndonjëri prej tyre patriot më i madh se ti a? Hajna të mëdhenj, po – të lidhur me pushtetin. Si thoshte poeti Ali Asllani në kohën e Zogut, aktuale edhe sot (derisa Enveri ua ndali rrugën hajnave):

Hani, pini e rrëmbeni,
mbushni xhep’, e mbushni trasta
të pabrekë u zuri dreka,
milionerë u zuri darka!

Ashtu është, në një shtet normal e me rregulla loje, normalisht se një pakicë pasurohet, ja kështu siç pasurohen në Shqipëri, pas vitit 1990. Por nëse ne themi ok për tapitë turke, duhet me e marrë parasysh se ka edhe padrejtësi të mëdha aty, se janë pikërisht katolikët dhe ndoshta edhe ortodoksët shqiptarë, që do të dalin më të prekur nga reformat turke të Tanzimatit…

Prandaj demos = popull, pushteti i popullit e prona gjithashtu e popullit dhe jo e shërbëtorëve të pushtuesve. Kjo është më e drejtë, si fillim, se drejtësi absolute nuk ka kurrë! Pra, ndarja bolshevike e tokës sipas ligjit 7501 – për popullin shqiptar, dhe kthimi i shoqërisë shqiptare në vitin 1990 në pikën zero, është më i drejtë se sa kthimi i pronarëve të kohës së turkut… se ashtu si sot, edhe në kohën e turkut, shumia e atyre që bënë prona, i shërbyen pushtetit, që në atë kohë e kishin pushtuesit.

E sa për krahasim historik të regjimit komunist, që ti e urren me të drejtë, me regjimet para tij, gjatë komunizmit u bënë mjaft investime publike, uzina e fabrika etj. ku njerëzit punonin, ato u shkatërruan nga urrejtja anti-komuniste e Saliut & co., pas vitit 1990, që e futën Shqipërinë në Konferencën Ialamike. Dhe vendi u mbush gradualisht me xhamia dhe eZani ushton më shumë e më fort edhe se në vendet turko-arabe, në vend të fabrikave.

NJË POPULL QË JETON NË INKOHERENCË…

I pompuar nga aktorë të pistë e të shitur politikë, për me u marrë me të kaluarën, e jo me të ardhmen, se dikujt i duket në budallallëkun e tyre se përfitojnë nga kjo gjë…

POR TË QUASH MË MIRË XHAMITË TURKO-ARABE, SE UZINAT E FABRIKAT E ENVERIT, SE HIDROCENTRALET, etj., TË MARRIN GJITHKUND PËR BUDALLA…

E këtë pra, e bëjnë edhe disa katolië anti-komunistë…

Por unë mendoj se Rama ka të drejtë kur thotë, “ne kemi probleme, por nuk ka më të mirë se ne…” Gjej më të mirë se Rama e PS dhe merreni pushtetin, kush u ndalon sot? Por PD është edhe më e kompromentuar se PS, prandaj zgjkodhën veprimin: “ik bythë se të dhjeva“, me idenë se po i ndihmon Perëndimi… E pse t’i ndihmojë Perëndimi ata? Çfarë të mire i sjellin vendit ata bashibozhukë? Nuk e gjen more asnjë veprimtar të PD-së, lokal e qendror, që nuk ka vjedhur e abuzuar, kë? Shtetin e vet! A shtet hajni po të bën a?! E pastaj ky hajn shan komunistët… e ju u ngrihet mishi kokërr si anti-komunistë. Por vetëm kaq, manipulojnë me ndjenjat tuaja. Se PD-isti del i pabesueshëm, se nuk bën asgjë!

E shtrirë kjo në histori, komunizmi nga viti 1945 e deri tani në Shqipëri, ka qenë i keq, ka bërë shumë krime dhe dëme të mëdha, por merrni frymë, o miq, kush ka punuar më mirë se ata deri tani, që nga koha e Gjergj Kastriotit? A mos punuan pushtuesit osmanë, më mirë se komunistët a?!

A kjo po të duket ty ma mirë se komunizmi a? Uzinat e fabrikat me i zëvendësua me xhami super luksoze e të mëdha tregon more mjerimin e kësaj shoqërie, jo vetëm për këto kohë, por edhe për brezat që do të vijnë. Kur ti e orienton shoqërinë drejt iluzioneve jo-produktive, normalisht se je duke i bërë një atentat të ardhmes tënde si popull – e mos u habit pse nuk zhvillohemi sot, jo, nuk na e ka fajin komunizmi, por mentaliteti turqeliko-islamik i shoqërisë sonë. Se vende ish-komuniste janë sot në BE, pse ne jo?!

Më mirë pra, uzinat e fabrikat e Enverit, sistemi shëndetësor e shkollor dhe elektrik i tij, korrektesa, njerëzia e përgjegjësia e asaj kohe, sesa bishtuku i kohës së Zogut, para Enverit, apo xhamitë në vend të tyre si sot! Një intelektual shkodran kujtonte me respekt mësuesit e tij në kohën e komunizmit, po sot si janë mësuesit? Ka mësues që abuzojnë me nxënësit, e sidomos pedagogë që abuzojnë edhe seksualisht me studentet… A mirë po të duket ty kjo a? Apo edhe për këtë, fajin e ka komunizmi, e komunistat?

Kështu e mendoj unë këtë objektivisht, ka edhe më shumë për këtë si argumente, por “rri shtrembër e fol drejtë“, si i thonë, e jo me ngjyra ideologjike, duke urryer një regjim dhe ngritur një anarki edhe më keq se atë. Hobbes ka qenë një mendimtar anglez, që duket edhe në shërbim të monarkisë, por ka ndikuar në formimin e shteteve demokratike, ai ka thënë: Populli ka nevojë për drejtues. Është më mirë tirania, se anarkia!

Prandaj edhe unë mendoj, se disa gjëra duhet me i pa me objektivitet, nëse duam shtet. Dhe në përgjithësi mund të konkludohet se në historinë tonë shqiptare, për rrethanat e vështira që kishim ne, e djathta i ka bërë një shërbim më të keq vendit se e majta. Se po të ishte e djathta shqiptare shtetformuese – si në vendet e zhvilluara të Perëndimit, do ia mblidhte edhe të majtës dhe të dyja bashkë nuk do e vidhnin shtetin shqiptar si sot, ose do vidhnin nmë pak. Të vërtetat duhen pranuar ashtu si janë, se ndryshe nuk mund të ndryshojmë për mirë!

Fakti se edhe në Kosovë po vidhet shteti i sotëm shqiptar atje, është një tregues mjaft i qartë se fajin nuk e kanë komnunistët e enveristët, por mentaliteti islamik më shumë. Ku ka islam me shumicë, nuk ka shtet demokratik dhe të zhvilluar. Por ju, nuk u ndalë kush jo, të shprehni mendimin tuaj, të shani sa të mundeni komunizmin gjithë kohën dhe t’ia hidhni fajin atij për gjithçka, vetëm se më duket, nuk keni plotësisht të drejtë, ose jeni paksa inkoherentë! Mua aspak, as fare nuk më intereson mbrojtja e një sistemi si komunizmi, pasi jam i bindur se ai sistem dështon, nuk është sistem i mirë për t’u përdorur. Për vete unë jam me bindje konservatore, shtet i vogël, taksa të ulëta, por ligje të rrepta, e shoqëria rregullon veten brenda atyre ligjeve, pa ndërhyrë shumë shteti!

3 KOMENTE

  1. Arben,

    523 vite te erresires Otomane nuk rregulkohen per 19 vite te pavasresise reale 1920-1939!!!
    Pastaj 47 vite te erresires komuniste 1944-1991. Nuk rregullohen per 28 vite Demokracie. Por me garanci te plote deklaroj se kurrrë ne SHQIPERI ne 650 vitet e kaluara nuk ka qene me mire se sot.

    Shënim: Po të tregoj unë ty, se e kam pa si ka qenë komunizmi si sistem, e shoh edhe sot. Prandaj e përdori poezinë e Ali Asllanit, për të treguar se edhe në kohë e Zogut, që erdhi në pushtet me ndihmën e usdhtrisë serbe dhe me një marrëveshje me Pashiqin, hanji e madhe ka qenë… Nuk ka punuar kush më me zell për me e ba këtë vend se komunizmi, por ideologjia e keqe dështoi. Me e pasë atë seriozitet e rregull shteti i sotëm, atë kontroll të parave publike e mungesë korrupsioni si në komunizëm, kishim qenë mjaft mirë sot, pas 29 vjetëve demokraci, pasi para e madhe ka hy këtu, por është vjedhë e abuzuar.

    Psh. u ndërtuan uzina e fabrika atëherë, i shkatërruam, u ndërtuan vepra, i lamë pas dore, u ndërta psh. një kanal ujitës, Kanali i Shtodrit, që të lagte tokat e MbiShkodrës, por u la pas dore. Pse nuk u shfrytëzuan ato që ishin të dobishme, por u zëvendësuan me xhami?! U patën dhënë në këtë kohë 30 milion Euro për riparimin e vënien në funksion të këtij kanali por u vodhën nga drejtori i LSI-së së Monikës. E tani si qenka më mirë sot? – kur vidhen kështu paratë publike sa të dhemb shpirti. A tjetër punë me funksionua shteti sot dhe me u ruajtë parastë publike nga abuzimet, normalisht se shteti demokratik me ligje e rregulla që rispektogen, është më i mirë. Pir ja Edi, po përpiqet me i ba disa gjëra që forcojnë rrregullin e institucionet e shtetit, por jo, i vihen hajnat nga pas, i dalin hajnat tjetë kundër, i ikin nga Kuvendi, nuk bëhet lehtë ky shyet jo!

    Por unë kur shkruaj, nuk shkruaj dëshiroren, si duhet me qenë, por si është realiteti, dhe realiteti tek ne ka treguar se komunistët bënë më shumë se ‘nacionalistët’, e sot PS po punon më mirë se PD. Kaq. /AÇ

Komentet janë mbyllur.