Komunikatë e Qeverisë së Republikës së Çamërisë

0
4312

Sot rreth ores 02 të mengjesit shpërthehu një bombë e fuqishme në makinën e Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Çamerisë z. Festim Lato. Shperthimi i bombës ishte i fuqishëm, dogji makinën, shpërthehu xhamat e shtëpisë së Festimit, dhe goditi tavanet ballore të shtepisë. Të lenduar nuk ka. Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Kryeministri dhe presidenti i Republikës së Çamerisë z. Festim Lato është shëndosh e mirë. Qeveria e Republikes se Çamerisë në mbledhjen e sotme dënoi këtë akt terrorist nga qarqet ekstreme greke.

Qeveria e Republikes se Çamerise i bën thirrje Qeverisë së Greqisë që të mos luaj me zjarrin. Bomba u hodh nje nate pas turneut 10 ditor të Qeverise se Republikes se Çamerise dhe dy deputeteve faktmbledhës të Keshillit te Europës në vizitë tek Princi i Monacos, në Ministrinë e Jashtme të Italisë, në Selinë e Shenjtë në Vatikan, dhe në Republikën San Marino. Republika e III-të Shqiptare në Ballkan, Republika e Çamërisë u shpreh Festim Lato, për mediat Hollandeze dhe Gjermane, është proces i pakthyeshëm.

Të gjithë duhet të flasin se Republika e Shqipërisë në Greqi ka 17 mijë e 5 qind kilometra katror tokë shqiptare. Epiri Pellazgjik – Çamëria në të gjitha periudhat historike ka qenë, toka jonë. Kufijtë në Ballkanin Perendimor së shpejti do të ndryshohen, dhe hartës së Evropës së shpejti do t’i shtohet edhe një shtet i Ri, Republika e Çamërisë.

Rrustem Geci