Komiteti Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni cënohet nga organet shtetërore!!!

0
1905

Shkruan Asllan Dibrani

Shkas për ta shkruar këtë artikull me nxiti këto ditë rasti i Komitetit Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni qe tentoj ta përcjell procesin gjyqësor kundër „Grupit të Kumanovës“ por organet shtetërore nuk i lejuan ta përcjellin, nga e cila kishin edhe leje të rregullt për përcjelljen e këtij procesi. Aty mësuam se policia maqedonase e lidhur me Gjykatën aktuale qe po ndjek gjykimin e këtij grupi ishin të lidhur me njeri tjetrin dhe penguan qe ky forum te jete prezent. Këto të dhëna na i konfirmoj edhe kryetari i këtij institucioni zoti Idriz Sinani. Zoti Sinani i revoltuar theksoj se po shihet se Gjykata i ka shpallur ‘luftë’ IGFM-së”, nga e cila edhe ne nuk do te zmbapesemi edhe nga këto presione qe nuk janë te herës së parë,qe cenohemi nga organet shtetërore maqedonase.

Zoti Sinani para ca kohesh arriti qe ti bashkoj delegacionet e Shoqërisë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM). Pjesëmarrëse ishte edhe kryetarja e IGFM-së në Shqipëri, Fatmira Lami, kryetari i IGFM-së në Kosovë, Halit Gashi, kryetari i ASHASHA, Skënder Kodra dhe kryetari i saj për Maqedoni, Abdulla Mehmeti, akademiku shqiptaro-ortodoks, Branisllav Sinadinovski dhe profesori Faton Kurti.Takimi u realizuar me kryeministrin aktual të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ata i kanë dorëzuar kryeministrit një dokument me kërkesa, për të cilat Zaev është zotuar se do t’i plotësojë në tërësi kërkesat e tyre. Në vazhdim ju sjellim përmbajtjen integrale të këtij dokumenti:

Nisur nga parimet e të drejtës dhe demokracisë, nga ju kërkojmë që të angazhoheni maksimalisht për ndriçimin deri në fund të rasteve të montuara politike, sidomos atyre që prekin raportet ndëretnike, si me poshtë:

– Rasti i Brodecit,
– Rasti i Sopotit,
– Rasti i ‘bombashëve’ të Kumanovës,
– Rasti i të rinjve të Manastirit,
– Rasti i vrasjes së Harun Aliut me shokë,
– Rasti i burgosjes së Rexhail Qerimit,
– Rasti Monstra,
– Rasti Lagja e Trimave, etj.

Në vijë me përcaktimet tuaja politike dhe parimet e botës demokratike, kërkojmë që:
– Të vazhdohet misioni i Prokurorisë Speciale dhe të gjithë ata që kanë bërë vepra penale, të përgjigjen para organeve të drejtësisë.
– Të reformohet sistemi i drejtësisë konform parimeve të së drejtës evropiane.
– Të punohet në depolitizimin e institucioneve, sidomos atyre të sferës së arsimit, shkencës dhe kulturës.
– Gjykojmë si të pandershme dhe shumë të rrezikshme ndërhyrjet e fundit politike në autonominë e institucionit të vetëm publik – shkencor të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë – Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, i cili duhet të lirohet nga prangat e politikës.

– Kërkojmë krijimin e kushteve ligjore për funksionalizimin e avancimit të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
– Kërkojmë të kontribuoni për ndërprerje urgjente të presionit që e bën partia BDI, si pjesë e pushtetit, ndaj mediumeve në gjuhën shqipe, e posaçërisht ndaj Gazetës Lajm. Kërkojmë të kontribuoni për tërheqje urgjente të padive nga kjo parti dhe nga kryetari i saj Ali Ahmet kundër kësaj gazete (theksojmë se padia e BDI-së kundër gazetës Lajm përmendet edhe në raportin vjetor të Stejt Departamentit amerikan për të drejtat e njeriut në Maqedoni, për vitin 2016.

– Kërkojmë krijimin e kushteve për funksionim normal të sektorit joqeveritar. IGFM duhet të ndihmohet në aspekt të forcimit të kapaciteteve të saja, për të monitoruar gjendjen me të drejtat dhe liritë e njeriut në Maqedoni.
IGFM-ja, rastet e theksuara i ka bërë të njohura para organeve apo institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, siç janë: OSBE-ja, Unioni Evropian, Komiteti i Helsinkit, Gjykata e Strasburgut dhe institucione tjera nga të cilët është kërkuar rishqyrtimi i rasteve me të cilat janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut në mënyrë flagrante.

Forumi i të drejtave dhe lirive me shqetësim të madh ka konstatuar diskriminimin e pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe të njëjtin e ka raportuar edhe në Bashkimin Evropian.

Nga kjo qe thamë me larte ky organ gjeti mbështetjen „IGFM“ në Bruksel qe shprehi shqetësim për aktualitetin politik në Maqedoni nga e cila prezantimi i po te njëjtave kërkesa u qiten ne tavolinat e Brukselit. Me këtë rast përfaqësuesi i Bashkimi Evropian i udhëhequr nga komisionari z. Johannes Hahn në Bruksel gjykoj situatën e me ndërhyrjen e IGFM qe raportoi gjendjen e të drejtave dhe lirive te njeriut. Ai me shqetësim të madhe konstaton se gjendja e njeriut ne vend, është dramatike dhe e thyer. Na mbetet ta falënderojmë edhe ta inkurajojmë këtë institucion qe ka ngarkuar mbi supet e veta mbarëvajtjen e çështjes shqiptare në Ballkan mbi te drejtat e tyre të sanksionuara nga shtetet aktuale qe i kane nën pushtetin e vet disa pjesë territoriale të shqiptarëve!?