Koketimi i elitive politike të Ballkanit më politikën ruso-serbe dhe NATO?!

1
1012
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Rreziku i ndonjë koflikti po rritet në Ballkan nga planet ruso-serbe. Kjo duket së ka alarmuar Amerikën. Për këtë arsye edhe shefi i CIA-s erdhi në vizitë të shkurtër në Shqipëri, ku takon Ramën dhe Nishanin. Sigurisht se NATO nga kjo vizitë, por edhe duke e pa rrezikun e planeve ruso-serbe në rajon ka treguar gadishmerinë për të qenë e gatshme në intervenimin e saj operativ në Ballkan. Muri i ndërtuar në veri si dhe të gjitha planët paraprake lidhur më këtë pjesë të Kosovës i kan ba së bashku Beogradi dhe Moska zyrtare. Edhe fitorën e ultranacinalistit Nikolla Gruevskit në zgjedhjet e sapo përfunduara në Maqedoni duhet shikuar edhe në këtë kontest.

Sigurisht së shumë para janë derdhur që shovenisti Gruevski edhe një herë ti marrë frenat e shtetit maqedon në dorë. Ai është përsoni më i përshtashem për Kremlinin zyrtar, për ti realizuar planet ruso- serbe dhe bullgaro mëdha në Evropë. Gruevski ishte promotori i të gjitha të keqijave në FYROM. Ai vrau shpesh civilë shqiptarë duke e mbajtur gjendjën e acaruar ndëretnike. Prandaj fitorja e Gruevskit do të jetë një sfidë tjetër e shqiptarëve por edhe Perëndimit, qe kërkon vemendje të posaqme. Gruevski ishte ai që shëndrroi në varrë Kumanovën më shumicë shqiptare. Tjetër në planet e hegjemonizmit ruso-serb. Nga ankesimi i Krimesë dhe së fundi intervenimi ushtarak rus në Siri, i kan dhënë forcë Putinit që ta fusë ndikimin politik, por edhe ushtarakë në shtetet e ish bllokut ushtarak të Varshavës.

Edhe disa udhëheqje shtetërore të disa vende të Ballkanit për fat të keq, janë duke treguar interesim që të afrohen më shumë kah Lindja së sa nga Perëdimi. Ekspertët ushtarakë amerikanë disa herë ia paten tërhequr vërejtjën administratës të Obamës, lidhur më lejimin e intervenimit ushtarak të Putinit në Siri. Kjo dukte se i është kthyer bumereng Obamës dhe ka luhatur shumë pozitën e tij si lider botëror. Putin, duke shfrytëzuar implikimin ushtarak në Siri kishte për qëllim që të vihet në qender të vemedjës të politikës botërore, dhe pikërisht ta luhasë qendrimin para opinionit së Amerika nuk është superfuqia numer një në botë. Vrasja e civilëve në masë të gjerë që nuk ka lidhje më luftën kunder organizatës terroriste ISIS, pastaj vrasjët e fëmijëve dhe grave dhe shëndrrimi në germadhë të qytetetit sirian, Alepo e vërtetojnë katercipërisht tezën, së Putin ka qëllime hegjemoniste në shkallë të gjerë.

Më në fund duket së pakti ushtarak i NATO-së nuk do të jetë indiferent karshi veprimve të mëtejme të Putinit, ku prekën interesat vitale të Perëndimit dhe Amerikës. Sipas gazetes zagrebase”Veqernje Novosti” e cila thirret në burime të besueshme, thuhet së ekziston dokumenti secret i NATO-së për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ky dokument sipas këtij burimi, thuhet së është hartuar në bazë të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së gjatë këtij muaji në Bruksel. Ne këtë dokument përshkruhet që Ballkani Perëndimor është duke u rrezikuar edhe nga planet ruso-serbe. Rusët dhe serbët të cilët po i financojnë ekstremistet e ndryshem fetar islamik, në anën tjetër po veprojnë në emer të shtimit të rrezishmerisë nga terrorizmi, duke shfrytëzuar mirë situatën për ndonjë intervenim eventual ushtarakë. Në bazë të disa të dhënave thuhet së ekstremistët fetarë po financohen nga një bankë në Nish dhe një bankë në Novi Pazar.

Veprimet ruso-serbe më dy kute janë të turpshme, por nuk është asgjë për tu çuditur kur dihen apetitet e Rusisë për ta kthyer ndikimin e saj gjeostrategjik por edhe ushtarak në Ballkan e më gjerë. Edhe problemet e theksuara të mbrendshme ekonomike janë duke e shtyrë Putinin që më këto veprime hegjemoniste, ta zhvendosë vëmendjën e popullit të vet, duke e gjuajtur siq thuhet gurin jashtë terrenit të vet. Mu për atë edhe NATO, shprehu gadishmerinë e saj që në mënyre operative të intervenon duke siguruar stabilitet më të madh në këtë pjesë të Evropës. NATO është duke vërejtur aktivitetin rus në Ballkanin Perëndimor më qëllim të destabilizimit. Gjithnjë sipas këtij dokumenti bëhët fjalë së Putin ka vu disa kontakte më elitat politike të Ballkanit, për ta futur më lehtë ndikimin në këto shtete…

1 KOMENT

  1. Skender Mullić,

    Ti mendon Serbisht dhe flet Shqip, sepse ti je vitkime e okupimit shkavell dhe tani e ke te ngulitur shkavellizmi dhe mendimin ne menyre shkavelle. Qe po te tregoj pse:
    Fjala koketim eshte perdore ekskluzivisht ne qarqet politike dhe mediale serbe ne vitet 80-90.
    Fjala koketim do te thote bashkëpunim ose perpjekje bashkepunimi… ne menyre te fshehte.
    Ne rastin konkret te shkrimit tuaj, ju e barazoni bashkepunimin shkavell me Rusine terrroriste, me lutjen per ndihme qe disa shtete te Europes jugore e bejne nga shteti me i mire ne planete (SHBA).

    Pra Z. Mullić, serbia koketon me Rusine, ndersa Kosova kerkon ndihme dhe nuk koketon me AMERIKEN (NATO-n).

    Besoj se te spjegova analfebetizmin tend dhe prej nga rrjedh ky analfabetizem fnuksional.

Komentet janë mbyllur.